Udhëtim në Vietnam: Nga Hanoi në Ho Chi Minh

Code: VIETNAM15
9 Ditë / 7 Netë
  • udhetim ne vietnam
  • Untitled-2
  • udhetim ne vietnam (vas1)
  • udhetim ne vietnam (aaaaa1)
  • udhetim ne vietnam (111)
  • udhetim ne vietnam (01)
  • udhetim ne vietnam (1)
  • udhetim ne vietnam (1pp)
  • udhetim ne vietnam (1v)
  • udhetim ne vietnam (1zzzz)
  • udhetim ne vietnam (2)
  • udhetim ne vietnam (3)
  • udhetim ne vietnam (21)
  • udhetim ne vietnam
  • Itinerari Vietnam maps

Description

Dita 1: Nisja nga Tirana

Takimi me guidën rreth orës 17:00 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 19:50. Udhëtojmë drejt Stambollit, mbërrijmë në orën 22:35. Marrim fluturimin për në Hanoi në orën 02:10 të ditës që vjen.

Dita 2: Hanoi

Mirë se vini në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit dhe pikënisjen e aventurës sonë!

Pas mbërritjes në orën 15:40, do të takohemi me guidën lokale dhe do të nisemi drejt qendrës së qytetit.

Në mbrëmje na pret një nga eksperiencat më karakteristike të kulturës vietnameze: Water Puppet Show, një shfaqje tradicionale 45-minutëshe me kukulla mbi ujë. Kjo formë unike arti, me origjinë nga Vietnami Verior, sjell përmes muzikës dhe interpretimit skena nga jeta rurale, legjendat dhe historia e vendit.

Më pas do të vizitojmë Liqenin Hoan Kiem, një nga vendet më të njohura dhe më të frekuentuara të Hanoit.

Në orën 19:30 do të shijojmë darkën e mirëseardhjes në një restorant lokal, ndërsa mbrëmja vazhdon me një vizitë në rrugën virale të quajtur Train Street, ku treni kalon vetëm pak centimetra larg kafeneve dhe ndërtesave të lagjes.

Pas kësaj, transferohemi drejt hotelit dhe akomodohemi në Thang Long Opera Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Darka

Dita 3: Hanoi – Ninh Binh – Hanoi

Pas mëngjesit në hotel, në orën 08:00 do të vizitojmë Tempullin e Letërsisë, i konsideruar si universiteti i parë i Vietnamit dhe një nga monumentet më të rëndësishme historike të Hanoit, i themeluar në shekullin XI.

Rreth orës 09:30 nisemi drejt Ninh Binh, rreth 90 km larg Hanoit. Dikur qendër e rëndësishme e Vietnamit të lashtë, sot kjo zonë njihet për peizazhet e saj të jashtëzakonshme me male gëlqerore, fusha të gjelbra orizi, tempuj dhe lumenj.

Një nga momentet më të bukura të ditës do të jetë lundrimi me varkë në Tam Coc ku do të lundrojmë mes formacioneve të larta shkëmbore që ngrihen mbi fushat e orizit.

Do të konsumojmë drekën në një restorant lokal.

Më pas vazhdojmë drejt Bich Dong Pagoda, një kompleks historik tempujsh i integruar në mënyrë harmonike me malin dhe natyrën përreth.

Gjatë kthimit drejt Hanoit do të ndalojmë në Hoa Lu, kryeqyteti i lashtë i Vietnamit gjatë shekullit X. Këtu do të vizitojmë tempujt historikë kushtuar Mbretit Dinh dhe Mbretit Le, të njohur për arkitekturën tradicionale dhe punimet e tyre të gdhendura në dru.

Mbërritja në Hanoi parashikohet rreth orës 18:00, ku do të kemi mundësinë të akomodohemi në hotel.

Pasditja e lirë.

Fjetja në Thang Long Opera Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe dreka

Dita 4: Ha Noi – Ha Long Bay – Një Natë Në Kroçierë

Pas mëngjesit dhe check-out nga hoteli, në mëngjes herët do të vizitojmë Tran Quoc Pagoda, një nga faltoret budiste më të vjetra dhe më të rëndësishme të Hanoit.

Pas kësaj, nisemi drejt një prej vendeve më të famshme të Vietnamit – Ha Long Bay, rreth 150 km larg Hanoit.

Mbërrijmë në Kroçierën La Regina Royal – Tuan Chau, ku do të mirëpritemi me një pije dhe do të kryejmë procedurat e check-in. Ekuipazhi do të prezantojë programin dhe udhëzimet e sigurisë, ndërsa anija nis lundrimin mes ishujve dhe formacioneve spektakolare të Ha Long Bay.

Konsumojmë drekën në kroçierë.

Pasdite vizitojmë Luon Cave, një nga vendet ideale për të eksploruar gjirin me kayak ose varkë tradicionale me rrema.

Më pas vazhdojmë drejt Titov Island, ku mund të zgjidhni mes një pushimi dhe noti në plazh ose ngjitjes drejt pikës panoramike në majë të ishullit për të admiruar Ha Long Bay nga lart.

Pasdite rikthehemi në kroçierë për relaks.

Në mbrëmje shijojmë darkën në restorantin e anijes. Pas saj, koha është e lirë për aktivitete si peshkim kallamarësh, spa, karaoke ose thjesht relaks në bord.

Fjetja në La Regina Royal Cruise 5*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, dreka dhe darka.

Dita 5: Ha Long Bay – Hanoi – Da Nang

Dita nis herët, me një seancë Tai Chi në kuvertën e kroçierës, ndërsa rreth nesh “zgjohet” peizazhi i Ha Long Bay.

Nisemi për të vizituar Sung Sot Cave – Surprise Cave, një nga shpellat më të mëdha dhe më mbresëlënëse të Ha Long Bay, e njohur për dhomat e saj të mëdha, stalaktitet dhe stalagmitet.

Pas vizitës, kryejmë check-out nga kabinat. Ndërkohë që kroçiera lundron drejt portit, do të shërbehet një buffet me kuzhinë vietnameze.

Rreth orës 11:00 zbarkojmë dhe nisemi drejt aeroportit të Hanoit, për të marrë fluturimin për në Da Nang.

Pas mbërritjes në Da Nang, do të na presë shoferi për transferimin drejt hotelit dhe sistemimin.

Mbrëmja e lirë.

Fjetja në Parosand Danang Hotel 4*.

Vaktet e perfshira : Mëngjesi dhe Brunch

Dita 6: Da Nang – Gjiri Son Tra – Mali I Mermerit – Hoi An

Pas mëngjesit në hotel, paraditja do të jetë e lirë për relaks ose eksplorim individual.

Në drekë fillojmë turin me vizitën në Son Tra Peninsula, e njohur gjithashtu si Monkey Mountain. Këtu do të vizitojmë Linh Ung Pagoda dhe statujën mbresëlënëse të Lady Buddha, një nga simbolet më të njohura të Da Nang.

Më pas vazhdojmë drejt Marble Mountains, grupi i famshëm i pesë kodrave prej guri gëlqeror dhe mermeri.

Në këmbët e tyre do të vizitojmë Non Nuoc Village, një fshat i njohur për traditën shumëvjeçare të skulpturave dhe punimeve artizanale në gur e mermer.

Për ata që dëshirojnë pak më shumë aventurë, mund të ngjitemi mbi 150 shkallë në Water Mountain. Gjatë eksplorimit do të shohim shpella natyrore si Huyen Khong Cave, Tang Chon Cave dhe Hoa Nghiem Cave, si dhe vende të rëndësishme fetare, përfshirë Linh Ung Pagoda, Tam Thai Pagoda dhe faltore të tjera.

Pasdite transferohemi drejt qytetit historik Hoi An.

Do të shëtisim në këmbë në zemër të qytetit të vjetër, duke kaluar nëpër Urën Japoneze, sallat tradicionale aziatike të kuvendeve, shtëpitë e vjetra dhe ndërtesat historike karakteristike të qytetit.

Do të kemi mundësi të eksplorojmë faltoret dhe tregun pranë lumit Thu Bon, por edhe dyqanet karakteristike të Hoi An, të famshme për fenerët shumëngjyrësh, mëndafshin dhe rrobaqepësitë, ku veshjet mund të realizohen brenda një kohe shumë të shkurtër.

Për ata që dëshirojnë, është mundësia dhe për një lundrim me varkë me fenerë në lumë, aktivitet opsional me pagesë individuale.

Në mbrëmje, konsumojmë darkën në restorant lokal dhe më pas kthehemi në Da Nang.

Fjetja në Parosand Danang Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe darka

Dita 7: Kodrat Ba Na – Ho Chi Minh

Pas mëngjesit bëjmë check-out dhe nisemi drejt Ba Na Hills, një nga atraksionet më të njohura të Da Nang.

Do të ngjitemi me teleferik deri në rreth 1,500 metra mbi nivelin e detit, duke shijuar gjatë rrugës panoramat e maleve dhe peizazhit përreth.

Gjatë vizitës do të eksplorojmë atraksionet kryesore të kompleksit, mes të cilave Funicular, Le Jardin D’Amour, Linh Ung Pagoda dhe statuja e Buddha-s, si dhe ambientet e Fantasy Park.

Do të vazhdojmë drejt pikës më të lartë të Ba Na Mountain, ku ndodhen Bell Tower dhe Nghinh Phong Tower.

Momenti kryesor i vizitës është padyshim Golden Bridge, ura ikonike që duket sikur mbahet nga dy duar gjigante prej guri dhe që është kthyer në një nga pamjet më të famshme të Vietnamit.

Do të shijojmë një drekë buffet dhe pas dreke zbresim përsëri me teleferik dhe transferohemi drejt aeroportit të Da Nang për të vajtur në Ho Chi Minh.

Pas mbërritjes, transferohemi drejt hotelit dhe akomodohemi.

Shënim: Hyrja në Wax Museum, Debay Wine Cellar dhe disa lojëra/aktivitete specifike të Fantasy Park nuk përfshihen në paketë dhe paguhen individualisht nëse dëshironi t’i provoni.

Fjetja në Royal Hotel Saigon 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe darka

Dita 8: Ho Chi Minh – Mekong Delta

Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt My Tho, rreth 80 km larg Ho Chi Minh City.

Vizita jonë nis me Vinh Trang Pagoda, një nga faltoret më të njohura dhe më të rëndësishme të zonës.

Më pas vazhdojmë drejt portit, ku hipim në varkë për të filluar eksplorimin e Deltës së Mekongut.

Gjatë lundrimit në Tien River do të shohim ishujt Phoenix, Unicorn, Dragon dhe Tortoise, së bashku me fshatrat e peshkatarëve, shtëpitë e ngritura mbi ujë dhe plantacionet e frutave.

Do të ndalojmë në një prej ishujve, ku do të kemi mundësi të konsumojmë drekën në një kopsht me pemë frutore (jo e përfshirë).

Eksplorimi vazhdon drejt Ben Tre, ku një varkë sampan tradicionale vietnameze do të na shëtisë nëpër kanalet e ngushta të rrethuara nga palma ujore të kokosit.

Do të vizitojmë gjithashtu një biznes familjar që prodhon ëmbëlsira tradicionale me kokos, ku mund të shohim procesin e përgatitjes dhe të provojmë produktet vendase.

Eksperienca vazhdon me fruta të freskëta, çaj me mjaltë dhe muzikë tradicionale të Vietnamit të Jugut, interpretuar nga banorët vendas.

Pas përfundimit të vizitave, kthehemi në Ho Chi Minh City.

Në mbrëmje na pret një tjetër eksperiencë e veçantë: Darkë në Kroçierë në lumin Saigon.

Gjatë një lundrimi rreth dy-orësh do të shijojmë darkën në bord, shfaqje argëtuese dhe panoramën e ndriçuar të Ho Chi Minh City përgjatë brigjeve të lumit Saigon.

Fjetja në Royal Hotel Saigon 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe darka speciale. 

Dita 9: Ho Chi Minh – Tunelet Cu Chi – Kthim në shtëpi

Pas mëngjesit në hotel, paraditja do të jetë e lirë. Check-out nga hoteli duhet të kryhet deri në orën 12:00.

Në mesditë nisemi drejt Cu Chi, rreth 50 km nga Ho Chi Minh City.

Pas mbërritjes do të kemi një prezantim të shkurtër dhe do të shohim një material filmik që shpjegon mënyrën se si u ndërtua dhe u përdor rrjeti i famshëm i tuneleve Cu Chi gjatë luftës.

Më pas fillon eksplorimi i kompleksit të tuneleve. Do të zbulojmë zonat e banimit të ndërtuara nën tokë, ku ndodheshin kuzhina, dhoma gjumi, depo, punishte armësh, spitale fushore dhe qendra komanduese.

Do të shohim gjithashtu hyrjet e fshehura dhe sistemet e kurtheve të përdorura për mbrojtjen e rrjetit nëntokësor.

Në fund të vizitës do të kemi mundësi të provojmë çaj dhe kasavë, ushqime karakteristike të përdorura gjatë periudhës së luftës.

Për vizitorët që dëshirojnë, në zonë ofrohet edhe aktivitet opsional qitjeje, me pagesë individuale.

Pasdite rikthehemi në Ho Chi Minh City ku do të shijojmë darkën e fundit në një restorant lokal.

Rreth orës 19:00, transferohemi drejt Aeroportit Ndërkombëtar Tan Son Nhat për fluturimin e kthimit.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Darka

Shënim: Duhet të visheni modestisht duke mbuluar supet dhe gjunjët gjate vizitave ne tempuj dhe pagoda.

 

Udhëtim në Vietnam

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi vajtje/ardhje nga Tirana me tranzit
Fluturimi Hanoi – Da Nang
Fluturimi Da Nang – Ho Chi Minh
Akomodimi për 7 netë në hotele 4* / 5*
Lundrimi me krociere ne Ha Long Bay
Transferta me autobuz komod gjate gjithe udhetimit
Te gjitha aktivitetet dhe biletat e hyrjeve të përmendura ne program
Vaktet e përfshira sipas programit
Viza Vietnameze
Shoqerues shqiptar nga agjensia
Guide vendase ne anglisht
NUK përfshihen në çmim Vaktet të cilat nuk përmenden në program
Shpenzime personale
Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “përfshihet“

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Hanoi – Thang Long Opera Hotel 4* (8.7 Rating ne Booking dhe 4.3 ne Google)
   Halong Bay – La Regina Royal Cruise 5* (8.7 Rating ne Booking dhe 4.0 ne Google)
   Da Nang – Parosand Danang Hotel 4* (9.3 Rating ne Booking dhe 4.8 ne Google)
   Ho Chi Minh – Royal Hotel Saigon 4* (8.7 Rating ne Booking dhe 4.4 ne Google)

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Vietnam 22 Maj 2027 (Turkish Airlines)
Tiranë (TIA) – Stamboll (IST) : 19:50 – 22:35
Stamboll (IST) – Hanoi (HAN) : 02:10 – 15:40 

Fluturimi Vietnam – Shqipëri 30 Maj 2027 (Turkish Airlines)
Ho Chi Minh (SNG) – Stamboll (IST) : 22:05 – 04:50
Stamboll (IST) – Tiranë (TIA) : 08:00 – 08:45

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
✅ Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
✅ Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
✅ Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
✅ Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
✅ Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
✅ 25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
✅ Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
✅ Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
✅ Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
✅ Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4⭐ Superior / 5⭐
✅ Vizat gjithmone te perfshira ne cmim

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 45 ditë para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
Njoftim më pak se 59 ditë:
Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Njoftim më pak se 30 ditë:
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Mosparaqitje:
Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën”
mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë. Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Spoonbill