Magjia e Tempujve: Udhëtim në Tajlandë

Code: 258008
7 Ditë / 6 Netë
  • Udhëtim ne Tajlande
  • Cityscape in Bangkok city from roof top bar in hotel with Chao p
  • Beautiful Cityscape of Bangkok and highway bridge in Thailand.
  • Wat Arun Buddhist religious places in twilight time
  • Chiang-Rai(Blue)
  • Chiang-Rai(Blue-Inside)
  • CHIANG RAI, THAILAND – OCTUBER 20 , 2016: Wat Rong Khun temple (
  • Chiang-Rai
  • Doi-Suthep
  • Landmark pagoda in doi Inthanon national park at Chiang mai, Tha
  • Wat-Pho
  • Woman standing at Wat Phra That Pha Son Kaew Temple in Khao Kho
  • Chao-Phraya

Description

Dita e parë : Tiranë – Bangkok

Nisja nga Tirana në 11:30 me fluturimin  drejt Bangkok-ut

Dita e dytë : Bangkok

Mbërritjmë në Bangkok në 11.30. Pritja nga partnetrët tanë dhe transferohemi për në hotel. Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.

Dita e tretë : Bangkok – Chiang Rai – Hmong

Konsumojmë mëngjesin në hotel dhe nisemi drejt aeroportit për të marrë fluturimin për në Chang Rai.
Mbërrijmë në Chang Rai dhe vizitojmë Tempullin e Bardhë, i cili me një arkitekturë mahnitëse tërheq vizitorët nga e gjithë bota me bukurinë e tij përrallore.
Pushojmë pak kohë per  të shijuar kuzhinën tajlandeze në një restorant vendas.
Vizitojmë Tempullin Blu, i cili për shekuj vazhdon të mahnisë vizitorët me atmosferën e tij qetësuese dhe bukurinë e kombinimit të ngjyrave blu dhe flori.

Vazhdojmë me vizitë në fshatin Karen, i cili ofron një eksperiencë kulturore të pasur duke i lejuar vizitorët të “zhyten” në traditën dhe mënyrën e jetesës së popullit Karen të fiseve të ndryshme si Akha, Lahu, Kayaë dhe More.
Transferohemi në hotel, akomodohemi dhe mbrëmje e lirë.

Dita e katërt : Trekëndëshi i Artë – Muzeu i Opiumit – Chiang Mai

Konsumojmë mengjesin dhe nisemi për në Chiang Saen, në zonën e Trekëndëshit të Artë.
Trekëndëshi i Artë është vendi ku takohen kufijtë e tre shteteve të ndryshëm (Tajlanda, Laos dhe Myanmar në lumin Mekong).
Do të shijojmë këtu një shëtitje me varka përgjatë lumit Mekong duke admiruar panoramëm e Tajlandës nga njëri krah dhe të Laos & Myanmar nga krahu tjetër.

Vizitojmë Muzeun e Opiumit ku do të njihemi me historinë e  kultivimit dhe efektit të opiumit në zonën e Trekëndëshit të Artë.
Do të shijojmë drekën në një restorant vendas dhe do të vazhdojmë udhëtimin në Chiang Mai. Një udhëtim me pamje të mrekullueshme që zgjat rreth 4 orë.
Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë në burimin me ujra termale Mae Kachan ku do të shohim sesi vendasit ziejnë vezët në ujin e burimit.
Akomodohemi në hotel dhe mbrëmje e lirë.

Dita e pestë : Doi Suthep dhe Chang Mai

Shijojmë mëngjesin në hotel dhe do të fillojmë ditën me një vizitë në Doi Suthep. Do të vizitojmë  Tempullin e famshëm Doi Suthep i cili është një nga objektet më religjoze të Tajlandës Veriore.
Vizitojmë fshatin kodrinor të fisit Hmong ku do të ekspolorojmë kulturën, normat dhe vlerat e tyre. Mund të provojmë dhe disa nga produktet & suveniret e tyre tradicionale.

Do të shijojmë drekën në një restorant lokal dhe do të vazhdojmë me vizitën në qytetin Chiang Mai. Gjatë kësaj vizite do të shohim muret e lashtë rrethues, Portën Tha Phae, Monumentin e Tre Mbretërve dhe Tempullin Wat Chedi Luang ndër të tjera vende interesante.
Vizitojmë më tej një nga tregjet tradicionale ku tregtohen ushqime tradicionale, suvenire dhe punime artizanale.
Akomodohemi në hotel dhe mbrëmje e lirë.

Dita e gjashtë : Chang Mai – Bangkok dhe Mbrëmje në anije

Konsumojmë mëngjesin dhe  nisemi drejt aeroportit të Chiang Mai për të marrë fluturimin për në Bangkok.
Mbërrijmë në Bangkok, akodohemi në hotel dhe kemi kohë e lirë. Pasdite do të shijojmë një mbrëmje në anije në lumin Chaophraya. Një darkë nën dritën e qirinjve me ushqim buffe , shfaqje muzikore , kërcime dhe këngë tradicionale Tajlandeze në sfond. Udhëtim në Tajlandë

Dita e shtatë : Tempujt e Bangkok dhe Canal Tour

Dita jonë nis me mëngjesin e shijshëm të servirur në Hotel. Pas konsumimit të mëngjesit në hotel nisemi në orën 08.00 për të vizituar:
Wat Phra Kaew  (Tempulli i Smeraldtë i Budës), një nga tempujt më të rëndësishëm në Tajlandë dhe Grand Palace, një kryevepër arkitekturore madhështore, dikur Pallati Mbretëror i Tajlandës.
Vazhdojmë vizitën në Wat Pho (Tempulli i Budës së shtrirë). Ky tempull është më i madhi në Bangkok ku në brendësi të tij ndodhet statuja 46 metër e gjatë e Budës së shtrirë.
Kohë e lirë për drekë në një restorant vendas.

Pasdite do te shijojmë një shëtitje mbresëlënëse me varka përgjatë kanaleve të Bangkokut, e njohur gjithashtu si “Venecia e Lindjes”. Do të zbulojmë në këtë shëtitje kanalet e fshehura të qytetit, dhe mënyrën tradicionale të jetesës së vendasve, shtëpitë e ndërtuara mbi hunj druri, tregjet dhe tempujt përgjatë kanaleve.

Do të vizitojmë më tej Wat Arun  (Tempulli i Agimit), ndërtuar në brigjet e Lumit Chao Phraya.  Ky tempull është gjerësisht i njohur për arktitekturën e mrekullueshme dhe për të shijuar një panoramë fantastike  të lumit dhe qytetit. Nisemi drejt aeroportit për të marrë fluturimin për në Tirane.
Nisja në 23.40

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi V/A nga Tirana në Bangkok me Lufthansa
2-netë akomodim në hotel në Bangkok me mëngjes
3-netë akomodim në Chiang Rai & Chiang Mai
Darka me shfaqje në anije
Shëtitjet me varka si në program
Fluturimi Bangkok/ Chiang Mai / Bangkok
Guidë lokale në Anglisht
Transport me autobuz AC
Mëngjesi dhe dreka për të gjitha ditët
Hyrjet në muze dhe monumente sic përmenden në program
Guidë dhe shoqërues nga Shqipëria gjatë gjithë udhëtimit
Viza e hyrjes në Tajlandë
NUK përfshihen në çmim Darkat
Ture opsionale
Bakshish për guidën dhe shoferin (pritshmëria është 5 usd/person/ditë)
Gjithcka që nuk përmendet në program dhe në rubrikën “përfshihet“

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqiperi – Tajlande 19 Shtator 2024
Nisja nga Tirana Airport (TIA) – Bangkok (BKK) – TIA 11:30 – BKK 11:30 (+1 Day)

Fluturimi Tajlande – Shqiperi   25 Shtator 2024
Nisja nga Bangkok Airport (BKK) – Tirana Airport (TIA) – BKK 23:40 – TIA 11:20 (+1 Day)

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 50% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, 50% deri ne 21 dite para nisjes
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

 

Give us a Review

Give us a Review

 

Spoonbill