Price:€29.00
Udhëtim 1-ditor në Pukë. Zbuloni bukuritë natyrore dhe traditat e veriut! Rezervoni tani dhe shijoni peizazhet magjike të Pukës!
Nisja në orët e para të mëngjesit nga Elbasani dhe Tirana drejt Vlorës.
Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për kafe dhe pushim. Me mbërritjen në Vlorë, nis aventura detare me anije drejt gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit.
Lundrimi në Gjirin e Vlorës ofron pamje spektakolare të bregdetit shqiptar, shkëmbinjve të thepisur dhe ujërave me ngjyrë smeraldi. Destinacioni i parë është Karaburuni, një nga perlat më të bukura të bregdetit shqiptar, ku do të keni kohë të lirë për plazh, not dhe relaks në një ambient të virgjër e larg zhurmës së qytetit.
Më pas do të vazhdojmë drejt Ishullit të Sazanit, ishulli më i madh i Shqipërisë, i cili fsheh histori interesante ushtarake dhe peizazhe të mrekullueshme natyrore. Gjatë qëndrimit do të keni mundësi të eksploroni zonën, të shijoni detin kristal dhe të bëni fotografi të paharrueshme.
Gjithashtu, gjatë lundrimit do të kalojmë pranë Shpellës së Haxhi Aliut, një nga atraksionet më të famshme të zonës, e krijuar nga forcat e natyrës mes shkëmbinjve madhështorë të Karaburunit.
Pas një dite të mbushur me diell, det dhe aventura, rikthehemi në portin e Vlorës dhe nisemi drejt Tiranës dhe Elbasanit.
Udhëtim ne Sazan Karaburun
Udhëtim ne Sazan Karaburun
Nuk përfshihen
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Vizitat Xhiroja me anije në Sazan dhe Karaburun |
||
| Nuk përfshihen |
|
||
| Mos harroni të merrni me vete | Krem mbrojtës ndaj diellit Peshqir dhe veshje plazhi Ushqime të lehta / piknik Ujë / Pije Freskuese Syze dielli dhe Kapelë |
Kujdes: Ju sugjerojmë që të merrni ushqim me vete pasi vendet për të blerë ushqim gjatë turit janë të rralla.
Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7
Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.