Price:€70.00
Udhëtim në Permet Erseke, Korce dhe Pogradec
Përgatituni për një udhëtim intensiv, frymëzues dhe plot emocione në një nga itineraret më të bukura që Shqipëria ofron! Bëhuni pjesë në një aventurë të paharrueshme që do t’ju çojë në zemrën e bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore të Shqipërisë jugore. Brenda vetëm dy ditësh, do të prekni historinë, natyrën, kulinarinë dhe kulturën e katër qyteteve magjepsëse që shpalosin thesaret më autentike të juglindjes shqiptare.
Nga Lugina e Përmetit me Ujërat Termale dhe Kanionet spektakolare, e tek Erseka me ajrin e pastër malor deri te Tregjet e Vjetra dhe atmosfera e ngrohtë e Korçës dhe relaksi pranë liqenit të Ohrit në Pogradec – ky është një udhëtim i mrekullueshëm dhe autentik.
Dita 1
Nisja herët në mëngjes shënon fillimin e një aventure drejt jugut të Shqipërisë. Përmeti, i njohur si “Qyteti i Luleve dhe i Ujit”, do t’ju ftojë të eksploroni thesaret e tij natyrore dhe historike. Banjo termale të ngrohta në Bënjë, Ura e vjetër e Katiut, dhe Kanioni i Lengaricës do t’ju magjepsin me bukurinë dhe qetësinë e tyre. Do të shëtisni nëpër rrugicat e qytetit të Përmetit, ku historia dhe kultura bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Në Përmet, tradita e pasur e prodhimit të verës, recelrave dhe likerave artizanale trashëgohet me pasion nga brezi në brez. Shijoni verëra të rafinuara, recelra të bëra me fruta të egra dhe likerë arrash që mbartin aromën autentike të natyrës përmetare. Pas një dreke të këndshme në zemër të qytetit, udhëtimi vazhdon drejt Ersekës, një oaz malor ku qetësia dhe tradita ju presin. Darka tradicionale në një ambient mikpritës do të shënojë fundin e ditës së parë, duke ju ofruar shije tradicionale dhe ngrohtësi shpirtërore.
Dita 2
Ditën e dytë e nisim drejt Korçës, qytetit që ngërthen në çdo gur histori të pasur dhe art të rrallë. Pazari i Vjetër i Korçës me atmosferën e tij unike, Katedralja madhështore “Ringjallja e Krishtit” dhe Muzeu i Artit Mesjetar do t’ju zhytin në një epokë të lavdishme dhe artistike. Pas një dreke të këndshme në qytet, rruga vazhdon për në Pogradec, ku liqeni i Ohrit dhe ajri i freskët malor krijojnë një ambjent relaksi të vërtetë. Një shëtitje e ngadaltë buzë liqenit dhe flladi i lehtë do të përmbyllin këtë aventurë dy ditore, duke lënë pas një udhëtim plot ngjyra, shije dhe emocione.
Udhëtim në Permet Erseke
Dita e Parë
05:00 – Nisja nga Elbasani
06:00 – Nisja nga Tirana
08:00 – 8.30 – Pushim i shkurtër për kafe ne Fier ose ne Tepelene.
10:30 – Mbërritja në Përmet. Vizitohen Banjot Termale të Bënjës, Ura e Katiut dhe Kisha e Shën Mërisë. Më pas vazhdojmë drejt Kanionit të Langaricës.
13:00 – Kthehemi në qytet dhe konsumojmë drekën në Përmet. Më pas vizitojmë qendrën historike të Përmetit, mundësi për të vizituar dhe ndonjë fabrikë artizanale të reçelit, likerit ose produkteve të tjera artizanale.
16:00 – Nisja drejt Ersekës (~ 1.5 orë).
18:00 – Mbërrijmë në Ersekë dhe sistemohemi në hotel : Hotel Taverna Zisi.
18:30 – Kohë e lirë.
20:00 – Darkë tradicionale në Hotel.
Dita e Dytë
07:00 – 08:30 – Mëngjesi në hotel dhe nisja nga Erseka drejt Korçës.
09:30 – Mbërrijmë në Korçë. Vizitojmë Pazarin e Vjetër të Korçës, Katedralen “Ringjallja e Krishtit” dhe Muzeun e Artit Mesjetar.
13:00 – Konsumojmë drekën në Korçë.
14:30 – Nisemi drejt Pogradecit (~ 45 min.)
15:30 – Shëtitje buzë Liqenit të Ohrit dhe relaksim në Pogradec.
17:30 – Nisje për kthim drejt Elbasanit dhe Tiranës.
20:30 – 21:00 – Mbërritja në Elbasan dhe Tiranë me kujtimet më të bukura.
Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|||
Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida Mëngjesi i ditës së dytë Darka me muzikë |
|||
Nuk përfshihen |
|
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.