Price:€70.00
Udhëtim në Kotorr, Dubrovnik dhe Tivat
Përgatituni për një udhëtim të mrekullueshëm që do t’ju çojë në dy nga qytetet më magjepsëse të bregut të Adriatikut: Kotorrit, Dubrovnikut. Gjithashtu dhe në një nga gjiret më të bukur në Europë dhe më tej, Porto Montenegro. Ky itinerar i pasur me histori, kulturë, dhe bukuri natyrore do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për ata që kërkojnë të zbulojnë thesaret më të bukura të Mesdheut.
Dita 1: Nisja drejt Kotorrit dhe Dubrovnikut
Udhëtimi fillon në mëngjes me një transferim nga Elbasani drejt Tiranës, ku do të bashkoheni me pjesën tjetër të grupit. Pas kalimit në pikën kufitare të Muriqanit, ndalemi në qytetin bregdetar të Kotorrit për një ndalesë panoramike. Në Kotorr, do të vizitojmë portin modern të jahteve dhe do të shëtisim në rrugicat e qytetit të Vjetër, që janë një nga perlat natyrore më të bukura të Adriatikut. Pasi të shijoni atmosferën e veçantë të këtij qyteti, udhëtimi vazhdon nëpër Rivierën e Adriatikut, drejt Dubrovnikut. Pas një pasdite të lirë për të shëtitur nëpër qytet, mund të shijoni pamjet mahnitëse nga muret mesjetare dhe të relaksoheni në kafenetë buzë detit. Mbrëmja do të përfundojë me një akomodim komod në Hotel Adria 4*, me një super pamje panoramike mbi Dubrovnik.
Dita 2: Dubrovnik – Tivat – Kthim
Ditën e dytë, do ta fillojmë me mëngjesin në hotel dhe një vizitë të thelluar në Qytetin e Vjetër të Dubrovnikut, i cili është një pasuri kulturore dhe historike e njohur në botë. Gjatë kësaj vizite, do të shihni Manastirin Françeskan, Ujëmblidhësin Onofrio, shëtitoren e famshme Stradun, Katedralen dhe shumë atraksione të tjera. Pas kësaj, do të udhëtojmë drejt Tivatit për të eksploruar bukuritë e Porto Montenegro, një nga portet më të bukura të mesdheut. Pas një shëtitje relaksuese në Tivat, do të nisim udhëtimin për në Shqipëri. Udhëtimi përfundon me ndalesën e fundit në Elbasan, duke marrë me vete kujtimet dhe këtë eksperiencë të paharrueshme.
Bashkohuni me grupin tone!
Udhëtim në Kotorr Dubrovnik Tivat
Dita e Parë
05:00 – Nisja nga Elbasani
06:00 – Nisja nga Tirana
08:00 – 08:30 – Pushim i shkurtër për kafe
11:30 – Mbërritja në Kotorr, Mal i Zi. Vizitë dhe kohë e lirë për të shëtitur në qytetin e Vjetër të Kotorit dhe Portin e Jahteve.
13:00 – 14:00 – Pushim për drekë në Kotorr.
14:00 – 16:00 – Vizitë në qytetin e Vjetër të Kotorrit, ku mund të shijoni pamjet spektakolare të Gjirit të Kotorrit dhe rrugicave të ngushta.
16:00 – Nisja drejt Dubrovnikut (~ 2 orë e gjysmë).
18:30 – Mbërritja në Dubrovnik dhe akomodimi në Hotel Adria 4*.
19:00 – 21:00 – Kohë e lirë për shëtitje nëpër qytet. Mund të shijoni pamjet mahnitëse nga muret mesjetare dhe të relaksoheni në një nga kafenetë buzë detit.
21:00 – Darka në hotel.
Dita e Dytë
07:00 – 08:00 – Mëngjesi në hotel dhe nisja për në Tivat.
10:00 – 13:00 – Mbërritja në Tivat dhe vizita në Porto Montenegro, një nga portet më të bukura të mesdheut. Mund të shëtisni buzë detit dhe të shijoni pamjet e bukura të tij.
13:00 – 14:00 – Drekë në Tivat.
14:00 – 16:00 – Shëtitje dhe vizitë në qytetin e Tivatit, përfshirë pjesët historike dhe natyrore.
16:00 – Nisja për kthim në Shqipëri.
18:30 – 20:30 – Mbërritja në Tiranë dhe Elbasan, me kujtimet më të bukura nga një udhëtim i pasur dhe i paharrueshëm.
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|||
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida Mëngjesi i ditës së dytë Darka ne hotel |
|||
| Nuk përfshihen |
|
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.