Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore

Code: 409269
2 dite / 1 nate
  • Udhëtim ne Malin e zi
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim ne Malin e zi
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore
  • Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore

Description

Udhëtim ne Malin e Zi & Dalmacinë Jugore – vetëm me Elite Travel Agency

Dita e parë:

Nisja nga Elbasani në 05:30 dhe Tirana në 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit. Udhëtimi vijon drejt Hanit të Hotit përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Rruga vijon për në malësinë e Cetinjës, ku është parashikuar një vizitë në qendrën e saj. Cetinja përfaqëson zemrën historike dhe shpirtërore të Malit të Zi, duke u dalluar për arkitekturën e saj mbretërore dhe atmosferën unike të një qyteti-muze. Ky destinacion ju ofron një panoramë në kohë përmes manastireve dhe ambasadave historike që dëshmojnë trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit.

Udhëtimi përmes Parkut Kombëtar të Lovcenit shpalos një peizazh malor madhështor, ku majat e thepisura dhe flora e pasur krijojnë një atmosferë qetësie dhe admirimi për natyrën e paprekur. Gjatë zbritjes përmes serpentinave legjendare drejt Njegushit, syri i vizitorit ndesh kontraste të mahnitshme mes gurit të hirtë dhe gjelbërimit të dendur që karakterizon këtë rajon unik. Pika kulmore e këtij rrugëtimi është pamja spektakolare mbi Gjirin e Kotorit, ku horizonti nga lartësia 1760 m dhe malet që zhytën në ujë formojnë një nga panoramat më të bukura në të gjithë Ballkanin.

Pas mbërritjes në qytet, është parashikuar një drekë e lirë. Zbulimi bëhet në këmbë, duke vizituar rrugicat e ngushta dhe sheshet antike të qytetit të vjetër, ku çdo godinë pasqyron elegancën e stilit venecian. Një shëtitje përgjatë portave historike dhe bregut të detit mundëson shijimin e mrekullueshëm të trashëgimisë së UNESCO-s në një formë tërësisht autentike. Udhëtimi vijon drejt Tivatit, ku do të qëndrojmë për 2 orë në qendrën e famshme përreth zonës së Porto Montenegro, një nga zonat më luksoze të Malit të Zi. Pas kësaj, do të nisemi drejt Budvës për fjetje. Jeta e natës është një nga mrekullitë e këtij qyteti i cili nuk fle përgjatë të gjithë vitit.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel, nisemi për në Dubrovnik, duke kaluar nga gjiri i Kotorit, udhëtimi me lundrën e famshme që lidh 2 brigjet, kalojmë në rivierën e Hercegnovit, me Baosici, Denovici, Igalo ku është dhe porta hyrëse në gjirin e Kotorit. Vijojmë një udhëtim fantastik për 40 km nga kufiri i Kroacisë, rruga me qipariset shekullore nga Malësia e Konavles, ndalesa tek panorama e Dubrovnikut, e më pas tek ura e famshme Franjo Tudjman. Vizita panoramike vijon në qytet, në Gruz dhe më pas ndalet në Pile ku është kalaja e famshme e Dubrovnikut, ku do të takojmë guidën lokale.

Ju do të filloni shëtitjen tuaj në rrugën kryesore Stradun, duke u mrekulluar nga ndërtesat historike prej guri që dëshmojnë lavdinë e dikurshme të Republikës së Raguzës. Gjatë kësaj ecjeje, do të zbuloni bukuritë e shesheve antike dhe do të ndjeni atmosferën unike të qytetit të vjetër që mbrohet nga UNESCO. Përfundimisht, pas këtij eksplorimi të pasur me histori dhe kulturë, koha për drekën do të jetë e lirë në mënyrë që ju të zgjidhni vetë shijet lokale që preferoni. Vijojmë me kthimin, përgjatë rrugës do të vizitojmë një nga restorantet më të famshme të Dalmacisë Jugore, Konavoski Dvori, mulliri pranë lumit Ljuta, pas kësaj vizite në itinerarin Hercegnovi, Budvë, Bar, Muriqan me pushime të shkurtra për t’u kthyer më pas në Tiranë e Elbasan, ku shënohet edhe fundi i këtij programi të mrekullueshëm.

 

Udhëtim 2 Ditë në Malin e Zi & Dalmacinë Jugore

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Nisja Elbasani (05:30) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Tirana (06:30) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Përfshihen Akomodimi në dhomë dyshe / treshe
Transporti
Guida lokale + vendase
Mëngjesi në hotel
Nuk përfshihen Dreka / Darka / Pijet / Shpenzimet personale
Hyrjet në muze/atraksione
Bakshishet
Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet”

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
✅ Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
✅ Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
✅ Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
✅ Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
✅ Hotele të përzgjedhura
✅ Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
✅ Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
✅ 25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore

🏛️ Zbulo Shqipërinë përmes historisë, traditës dhe njerëzve të saj – me Elite Travel – Fundjava Kulturore!

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Searching Availability...

 

Spoonbill