Price:€28.00
Nisja nga Elbasani në orën 05:00 dhe nga Tirana në orën 06:00.
Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për kafe dhe pushim, ndërsa udhëtimi vazhdon drejt një prej destinacioneve më të bukura natyrore në Shqipëri – Liqenit të Komanit.
Pasi mbërrijmë në portin e Komanit, do të kemi pak kohë të lirë për relaks dhe për të shijuar panoramën mahnitëse të liqenit, përpara se të nisim aventurën tonë me varkë drejt Lumit të Shalës. Lundrimi mes maleve madhështore dhe ujërave kristal të Komanit zgjat rreth 50 minuta dhe ofron pamje mbresëlënëse.
I njohur si “Tajlanda Shqiptare”, Lumi i Shalës të mahnit me ngjyrën e kaltër të ujit, natyrën e paprekur, shkëmbinjtë e thepisur dhe gjelbërimin përreth, duke krijuar një atmosferë magjike dhe relaksuese.
Pas mbërritjes në Lumin e Shalës, do të qëndrojmë në zemër të kësaj parajse natyrore, ku do të kemi rreth 3–4 orë kohë të lirë për ne dispozcion per relaks buzë lumit, shëtitje në natyre, plazh, konsumimin e drekes me produktet tradicionale te zones.
Në pasdite do të rikthehemi me varkë drejt Liqenit të Komanit, duke shijuar edhe një herë panoramat spektakolare të kësaj zone unike, dhe më pas nisemi drejt Tiranës.
Mbërritja në Tiranë dhe Elbasan në mbrëmje.
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar Shetitje me varke ne Liqenin e Komanit |
||
| Nuk përfshihen |
|
Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7
Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.