Price:€17.00
Zbuloni bukurinë e Peshkopisë në një udhëtim përmes natyrës dhe historisë.
Udhëtim ne Krushevo – Qytetërim dhe Adrenalinë me ski në Krushevo
Nisemi nga Tirana në orën 05:30 dhe nga Elbasani në orën 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit.
Udhëtimi vijon drejt Lindjes, në drejtim të Strugës, Ohrit dhe Kërçovës ku janë parashikuar pushime të shkurtra. Në vazhdim të udhëtimit, do të mbërrijmë në Krushevë.
Krusheva është një qytezë e ndërtuar shekuj më parë dhe është një nga qytezat më të bukura në Maqedoni. Ju keni mundësinë të vizitoni Monumentin e Ilindenit, memorialin e Toshe Proeskit (i cilësuar si Elvis Presli i Ballkanit), pazarin e vjetër, Kishën e Shën Nikolles. Zejtarë të ndryshëm janë të shpërndarë në qendrën e qytetit, nga artizanët e llokumeve, të barrelave, galeritë e artit, shtëpitë mesjetare të zbukuruara me kujdes, mjetet e famshme të ish-Jugosllavisë (Zastava, Yugo, etj.).
Ju aty do të keni mundësinë të shijoni një nga aktivitetet më të bukura që të ofron një adrenalinë të papërshkrueshme kur mbërrini në qendrën e Skijimit mbi majën e Krushevës. Ju do të keni kohë të lirë për të shijuar drekën në bujtinat dhe restorantet që ndodhen në qytet dhe në afërsi të pistave të skijimit. Mos harroni të shijoni edhe gatimet e vendit, sidomos Tavçe Gravçe. Para muzgut, i drejtohemi qytetit të Strugës.
Do të keni mundësinë të vizitoni pedonalen dhe qendrën e qytetit përreth Lumit Drin, ku do të keni mundësinë të shijoni pamjet magjepëse të Liqenit të Ohrit. Nisja dhe mbërritja në Tiranë e Elbasan.
Fundi i shërbimit.
Udhëtim ne Krushevo
Udhëtim në Krushevo
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar |
||
| Nuk përfshihen |
|
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.