Udhëtim në Kastoria 1 Dite – 26€

Code: 272186
Ekskursion 1 ditor
  • Kastoria (7)
  • Kastoria (7)
  • Kastoria (8)
  • Kastoria (9)
  • Kastoria (1)
  • Kastoria (2)
  • Kastoria (3)
  • Kastoria (4)
  • Kastoria (5)
  • Kastoria (6)

Description

Udhëtim në Kastoria

Zbuloni qytetin piktoresk të Kastorias, një nga destinacionet më të bukura në veriun e Greqisë, vetëm pak orë larg Shqipërisë. Ky udhëtim njëditor ju çon në zemër të natyrës dhe historisë, duke përfshirë Shpellën e famshme të Dragoit (Dragon’s Cave), liqenin e qetë të Kastorias dhe lagjen tradicionale me arkitekturë të vjetër greke.

E ndodhur pranë liqenit Orestiada, Kastoria është e njohur për ndërtesat e saj të periudhës bizantine dhe pasurinë e kishave të vjetra që ruhen me fanatizëm deri sot. Rrugicat e gurta, shtëpitë me ballkone druri dhe hijeshia e natyrës që e rrethon e bëjnë këtë qytet një perlë të fshehur që të fton ta eksplorosh me qetësi. Përveç pasurisë kulturore, qyteti është edhe një qendër e vogël artizanale e famshme për prodhimin e gëzofëve dhe punimeve tradicionale.

Çfarë do të përjetoni gjatë këtij ekskursioni:

  • Ecje përgjatë liqenit të Kastorias me pamje të jashtëzakonshme dhe mundësi për fotografi.

  • Vizitë në Shpellën e Dragoit, një atraksion natyror që ndodhet pranë liqenit, i mbushur me legjenda magjepsëse brenda saj.

  • Kohë e lirë për drekë dhe eksplorim të qytetit.

Udhëtarë të të gjitha moshave që dëshirojnë të kalojnë një ditë ndryshe dhe të eksplorojnë destinacione autentike greke me nisje nga Tirana, Elbasani.

Udhëtim në Kastoria

Itinerari

Itinerari

📌 Itinerari i turit :

05:00 : Nisja nga Tirana drejt Elbasanit.
06:00 : Nisja nga Elbasani për pjesën e mbetur të pasagjerëve dhe vazhdimi drejt Greqisë
07:30 : Ndalesë për kafe (në Maliq ose Pogradec)
11:30 : Mbërritja në Kastoria, Vizitë në Shpellën e Dragoit (Spilia tou Drakou)
13:00 : Kohë e lirë për vizitë në qytet, pushim dhe drekë me pjata tradicionale dhe verë vendase
16:00 : Nisja për kthim drejt Elbasanit dhe Tiranës
19:00 : Ndalesë për kafe në Pogradec ose Qafë Thanë
21:30 – 22:30 : Mbërritja në Elbasan dhe Tiranë.

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane :        05:00
Elbasan :           06:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Vizite ne Shpellen e Dragoit
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill