Udhëtim në Islandë – Toka e Akullit dhe Zjarrit

5 Ditë / 5 Netë
  • Udhetim ne Islande
  • Northern Light, Aurora borealis at Godafoss waterfall in winter,
  • Udhetim ne Island (7)
  • Udhetim ne Island (8)
  • Udhetim ne Island (4)
  • Udhetim ne Island (13)
  • Udhetim ne Island (9)
  • Udhetim ne Islande (29)
  • Udhetim ne Islande (23)
  • Udhetim ne Island (3)
  • Processed with VSCOcam with 4 preset
  • Udhetim ne Island (12)
  • Udhetim ne Islande (1)
  • Amazing shot of the Blue Nile Waterfall in Ethiopia
  • Udhetim ne Islande (18)
  • Udhetim ne Islande (19)
  • Icebergs at the Glacier Lagoon Jökulsárlón in Iceland, Europe
  • Udhetim ne Islande (21)
  • Udhetim ne Islande (22)
  • Udhetim ne Islande (25)
  • Udhetim ne Islande (26)
  • Udhetim ne Islande (27)
  • Udhetim ne Islande (28)
  • Udhetim ne Islande (30)

Description

Dita 1: Mbërritja në Islandë – Reykjavik

Udhetim ne Islande, rrugetimi drejt “tokës së zjarrit dhe akullit” nis me takimin me guidën rreth orës 15:00 në aeroport. Nisja nga Tirana bëhet në orën 17:25 dhe mbërrijmë në Varshavë në orën 19:30. Më pas, marrim fluturimin drejt Reykjavikut në orën 21:35.

Do të zbresim në Aeroportin Ndërkombëtar të Keflavikut rreth mesnatës, në orën 23:55. Ndjesia e parë sapo të dalim jashtë është krejt unike: ajër i pastër, i ftohtë kristal, dhe qetësia e një vendi që duket sikur rri pezull mes realitetit dhe legjendave nordike. Pas procedurave, guidën tonë vendase do ta gjejmë në sallën e mbërritjeve, gati për të na shoqëruar drejt Reykjavikut, kryeqytetit modern, të gjallë dhe njëkohësisht magjik të Islandës.

Akomodimi në Fosshotel Reykjavik 4*.

Dita 2: Tur i Qytetit Reykjavik – Blue Lagoon

Pas mëngjesit në hotel, takojmë udhërrëfyesin tonë vendas dhe nisim eksplorimin e Reykjavikut, metropoli më verior i Europës. Turin do të kemi mundësi ta zhvillojmë në dy mënyra: me autobus dhe në këmbë, në mënyrë që të shijojmë ritmin e qytetit, arkitekturën unike dhe historitë që ai fsheh.

Vizitojmë Qytetin e Vjetër, Parlamentin, Bashkinë dhe Portin e peshkimit. Do të admirojmë Sallën ikonike të koncerteve Harpa, një vepër arkitekturore inspiruar nga kristalet islandeze, si dhe Hallgrímskirkja, simbolin e qytetit, që ngrihet madhështor në 74 metra lartësi dhe është frymëzuar nga format e lavës së kristalizuar pjesshëm.

Pas vizitës së qytetit, nisemi drejt një prej 25 Mrekullive të Botës ModerneBlue Lagoon. Ujërat e saj gjeotermalë, të pasura me silikë dhe minerale rigjeneruese, janë të famshme për ngjyrën e tyre magjike blu qumështore. Legjenda thotë se efekti i tyre shëron dhe zbut lodhjen – diçka që ne do ta shijojmë në çdo minutë.

Kthehemi në Reykjavik dhe e kemi pasditen të lirë për të shëtitur, për të provuar kuzhinën lokale ose thjesht për t’u çlodhur.

Akomodimi në Fosshotel Reykjavik 4*.
Vaktet e përfshira: Mëngjesi

Dita 3: Gadishulli Snæfellsnes – “Islanda në Miniaturë”

Pas mëngjesit, do të nisim eksplorimin e një prej rajoneve më të dashur për vendasit dhe më të fotografuar nga vizitorët: Gadishulli Snæfellsnes, i quajtur shpesh “Islanda në Miniaturë” për shkak të larminë së mahnitshme të peizazheve të tij.

Udhëtojmë mes fushave vullkanike, plazheve të bardha, shkëmbinjve dramatikë dhe maleve që ngrihen drejt qiellit. Ndalesa në Arnarstapi na çon pranë harqeve natyrore të shkëmbinjve dhe kolonive të zogjve detarë – një koncert natyror që të fut menjëherë në atmosferën e Islandës së egër dhe të paprekur. Në sfond shfaqet Snæfellsjökull, akullnaja legjendare që frymëzoi Jules Verne-n për “Udhëtim në Qendër të Tokës”.

Më pas arrijmë në një nga simbolet më të njohura të vendit – Kirkjufell, mali më i fotografuar i Islandës, së bashku me ujëvarën e tij të famshme Kirkjufellsfoss. Pamja këtu duket sikur vjen drejtpërdrejt nga një film fantastiko-shkencor.

Në mbrëmje kthehemi në Reykjavik.

Akomodimi në Fosshotel Reykjavik 4*.
Vaktet e përfshira: Mëngjesi

Dita 4: Bregu Jugor – Ujëvara & Plazhe të Zeza

Pas mëngjesit, nisim aventurën përgjatë Bregut Jugor, një skenë e vërtetë natyrore ku Islanda shfaqet në versionin e saj më të egër dhe më të bukur.

Vizita e parë është tek Seljalandsfoss, një ujëvarë e një stili unik në botë pasi mund të ecim plotësisht pas saj, duke kaluar në një shteg që të çon brenda një zgavre shkëmbore. Të shohësh botën përmes një “perde uji” është një nga ato momente që nuk harrohen.

Më pas, vizitojmë Skógafoss, 60 metra e lartë dhe 25 metra e gjerë. Spërklat e ujit e shpesh krijojnë ylbere të dyfishta – thuhet se kush i gjen, do të ketë fat të mirë!

Udhëtimi vazhdon drejt Reynisfjara, plazhi i famshëm me rërë të zezë, ku Atlantiku përplaset furishëm mbi kolonat prej guri dhe formacionet magmatike të ngritura nga shpërthimet shekullore.

Gjatë rrugës për t’u kthyer në Reykjavik, ndalojmë te Sólheimajökull, një akullnajë e cila po ndryshon çdo vit si pasojë e klimës – një mundësi e rrallë për të ecur pranë lagunës së akullit dhe formacioneve të saj blu të thella.

Më pas, ofrohet një vizitë opsionale në Lava Center, një muze modern ku mund të shohim një film të shkurtër e tepër tërheqës për vullkanet islandeze – ideal për të kuptuar qartë pse Islanda është një laborator natyror gjeologjik.

Në fund të ditës, kthehemi në hotel për t’u çlodhur.

Akomodimi në Fosshotel Reykjavik 4*.
Vaktet e përfshira: Mëngjesi

Dita 5: Rrethi i Artë & Friðheimar

Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Rrethit të Artë (Golden Circle), një nga atraksionet më ikonike të vendit dhe një “must-see” për çdo vizitor.

Vizita e parë është Haukadalur, lugina ku ndodhen gejzerët e famshëm. Emri “gejzer” në të gjitha gjuhët e botës vjen nga fjala islandeze Geysir – ai që do të vizitojmë sot. Edhe pse aktualisht është joaktiv, Strokkur shpërthen çdo pak minuta, duke hedhur ujë të nxehtë deri në 20–30 metra lart.

Më tej, vizitojmë Gullfoss – Ujëvara e Artë, një kaskadë mbresëlënëse me dy nivele që derdhet fuqishëm në një kanion të thellë. Zhurma e saj dhe mjegulla që ngrihet ngjan si një perde ari, sidomos në ditët me diell.

Më pas, kemi mundësinë të vizitojmë opsionalisht serrën Friðheimar, e famshme për prodhimin e domateve të rritura me energji gjeotermale. Një eksperiencë autentike islandeze, ku mund të shijojmë supë domatesh në mes të një sere tropikale.

Ndalesa e fundit është Parku Kombëtar Thingvellir, një vend me rëndësi të jashtëzakonshme gjeologjike dhe historike. Këtu mund të shohim me sy të lirë hendekun mes pllakave tektonike të Amerikës së Veriut dhe Euroazisë, të cilat largohen me rreth 2 cm çdo vit. Gjithashtu, ky ka qenë vendi ku parlamenti më i vjetër i Europës – Alþingi – mblidhej që prej vitit 930.

Në mbrëmje kthehemi në hotel për t’u përgatitur për darkën festive në Islandë. Pas darkës së lamtumirës, nisemi drejt aeroportit për fluturimin e orës 00:45.

Akomodimi në Fosshotel Reykjavik 4* (deri në nisje).
Vaktet e përfshira: Mëngjesi & Darka

Udhetim ne Islande

Udhetim ne Islande

Udhetim ne Jordani

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit :

Përfshihen në çmim
Fluturimi V/A me avion Tirane-Reykjavik
Transporti me autobuz privat gjatë të gjithë turit
Akomodimi për 5 netë në Reykjavik në Hotel 4* me mëngjes
1 darkë në ditën e fundit
Vizitat përkatëse për çdo ditë
Guida Shqiptare gjatë të gjithë vizitës
Guida Lokale gjatë të gjithë vizitës
NUK përfshihen në çmim Drekat & Darkat (përveç darkës së fundit)
Pijet
Bakshishet për Guidën Lokale dhe Shoferin
Shpenzime personale
Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet“

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Reykjavik – Fosshotel Reykjavik 4* / Miðgarður by Center Hotels 4* / Grandi by Center Hotels 4*

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Islandë 19 Maj 2026 (Lufthansa Airlines)
Tiranë (TIA) – Varshavë (WAW) : 17:25 – 19:30
Varshavë (WAW) – Reykjavik (KEF) : 21:35 – 23:55

Fluturimi Islandë – Shqipëri 24 Maj 2026 (Lufthansa Airlines)
Reykjavik (KEF) – Varshavë (WAW) : 00:45 – 06:45
Varshavë (WAW) – Tiranë (TIA) : 10:30 – 12:40

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
✅ Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
✅ Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
✅ Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
✅ Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
✅ Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
✅ 25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
✅ Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
✅ Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
✅ Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
✅ Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4⭐ Superior / 5⭐
✅ Vizat gjithmone te perfshira ne cmim

Politikat e Sherbimit

Politikat e Sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 1 muaj para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Searching Availability...

 

Spoonbill