Price:€72.00
Udhëtim në Budva, Kotorr & Cetinje – vetëm me Elite Travel Agency
Dita e parë:
Nisja nga Elbasani në 05:30 dhe Tirana në 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit. Udhëtimi vijon përmes peizazheve panoramike të veriut shqiptar dhe më pas kalimi në pikën kufitare të Hani i Hotit. Pas hyrjes në Mal të Zi, do të vazhdojmë përgjatë rivierës së famshme malazeze, e njohur për pamjet spektakolare të detit Adriatik, gjiret e mrekullueshme dhe qytetet bregdetare plot gjallëri. Do të mbërrini në Budva, një nga destinacionet më të njohura turistike të Adriatikut. Pas akomodimit në hotel, do të kemi kohë të lirë në dispozicion për relaks, shëtitje buzë detit ose për të shijuar atmosferën e qytetit. Pas dreke do të mund të vizitoni Qytetin e Vjetër të Budvës, një ndër pjesët më të bukura dhe historike të qytetit. Shëtisni në rrugicat mesjetare të rrethuara me mure guri, ku do të keni mundësi të admironi arkitekturën, kishat e vjetra, sheshet plot jetë dhe pamjet fantastike të Adriatikut. Kohë e lirë për foto, kafe ose për të shijuar perëndimin buzë detit. Mbrëmjen do t’a keni të lirë për ta kaluar sipas dëshirës në Budva, ku dhe do të kalojmë natën.
Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel, pas mëngjesit, nisemi drejt një prej perlave të Adriatikut – Kotorit. Do të vizitoni Kotorin, një nga qytetet më të bukura dhe më të ruajtura mesjetare në Ballkan, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Qyteti ndodhet në brigjet e Gjirit të Kotorit, i konsideruar si një nga gjiret më spektakolare në Europë. Gjatë vizitës do të shëtisni në qytetin e vjetër, mes rrugicave karakteristike prej guri, shesheve historike dhe monumenteve me vlera kulturore e arkitekturore. Do të keni kohë të lirë për foto, për të eksploruar qytetin sipas dëshirës dhe për të konsumuar drekën. Në vazhdim, udhëtimi vijon drejt Cetinjes, ish-kryeqytetit mbretëror të Malit të Zi dhe një prej qyteteve me rëndësi historike e kulturore për vendin. Do të vizitoni Cetinjen, qendrën historike të qytetit, e njohur për atmosferën e saj tradicionale, ndërtesat historike dhe trashëgiminë kulturore. Gjatë kohës së lirë do të keni mundësi të bëni shëtitje, të realizoni foto dhe të shijoni qetësinë e këtij qyteti unik. Pas përfundimit të vizitave, nisemi drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim.
Udhtim 2 Ditë në Malin e Zi, Budva, Kotorr dhe Cetinje
| Nisja | Elbasani (05:30) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Tirana (06:30) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida lokale + vendase Mëngjesi në hotel |
| Nuk përfshihen | Dreka / Darka / Pijet / Shpenzimet personale Taksa e Turistit 1€/person Hyrjet në muze/atraksione Bakshishet Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet” |
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.