Udhëtim në Brazil – Rio de Janeiro, Ujëvarat Iguazu & São Paulo

Code: BRAZIL10 (-10% Ulje)
9 Ditë / 7 Netë
  • Udhëtim në Brazil
  • Brazil 14
  • Brazil 13
  • Brazil 16
  • Brazil 17
  • Brazil 8
  • Brazil 9
  • Brazil 10
  • Brazil 18
  • Brazil 11
  • Brazil 7
  • Brazil 12
  • 11
  • Brazil 15
  • 1
  • 6
  • Brazil 5
  • 5
  • Brazil 19
  • Brazil 20
  • Brazil 21
  • Brazil 22
  • Stadium

Description

Udhëtim në Brazil luksoz në grup me Elite Travel Agency.

Një vend ku ritmet e sambas takohen me qytetet moderne, ku natyra krijon spektakël dhe ku çdo ditë sjell një eksperiencë ndryshe.

Për 7 ditë të plota në Brazil do të eksploroni tre nga destinacionet më ikonike, do të zbuloni historinë, kulturën, natyrën e këtij vendi të jashtëzakonshëm, ndërsa çdo detaj i udhëtimit është organizuar për t’ju ofruar rehati maksimale dhe një eksperiencë të paharrueshme.

Nëse Brazili ka qenë ndonjëherë në listën tuaj të ëndrrave, ky është momenti ideal për ta vizituar atë.

Dita 1 & 2 – Nga Tirana në Rio de Janeiro

Do të takohemi me guidën rreth orës 3 orë para nisjes në aeroportin “Nënë Tereza”. Nisemi drejt Rio de Janeiro me një tranzit në Frankfurt (për detaje të hollësishme rreth fluturimeve ju lutem shihni seksionin “Fluturimi”).

———————————–

Mbërritja në Rio de Janeiro shënon fillimin e një aventure të jashtëzakonshme. Pas transferimit në hotelin tuaj në zemër të Copacabanës, do të keni kohë të pushoni ose të shijoni atmosferën e një prej plazheve më ikonike në botë.

Pasdite do të zhvillojmë një shëtitje me guidë në lagjet Copacabana dhe Leme, ku do të njiheni me historinë e këtij bregdeti legjendar, shëtitoren karakteristike bardhë e zi të projektuar nga Roberto Burle Marx dhe panoramat e mrekullueshme mbi Oqeanin Atlantik.

Akomodohemi dhe konsumojmë darkën në Windsor Palace Hotel 4*.

Dita 3 – Ikonat e Rio de Janeiros

Udhëtim në Brazil vazhdon me konsumiin e mengjesit.  Nis një ditë e dedikuar për të zbuluar disa nga simbolet më të rëndësishme të Rio de Janeiros.

Vizita fillon me stadiumin legjendar Maracanã, një nga vendet më të njohura në historinë e futbollit botëror. Më pas do të vazhdojmë drejt City of Samba, ku do të zbulojmë nga afër prapaskenat e karnavaleve braziliane dhe mënyrën se si krijohet një nga shfaqjet më spektakolare në botë.

Pas një pushimi për drekë, udhëtimi vazhdon drejt Sugarloaf Mountain. Me teleferik do të ngjitemi në një nga pikat panoramike më të famshme të Brazilit, nga ku hapet një pamje e jashtëzakonshme mbi Gjirin Guanabara, Copacabanën dhe horizontin e Rio-s.

Në orët e pasdites, ky vend shndërrohet në një nga pikat më të bukura për të admiruar perëndimin e diellit mbi qytet.

Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Windsor Palace Hotel 4*.

**Drekën do ta konsumojmë në Cais do Oriente Restaurant ku përfshihen antipastat, pjatat kryesore, ëmbëlsirat etj. 

Dita 4 – Nga Krishti Shpëtimtar te kopshtet tropikale të Rio-s

Sot do të zbulojmë disa nga pamjet më të famshme të Brazilit.

Vizita fillon në malin Corcovado, ku ndodhet statuja monumentale e Christ the Redeemer, një nga 7 mrekullitë e reja të botës. Nga kjo pikë spektakolare do të shijojmë një panoramë të plotë mbi Rio de Janeiron, nga plazhet e famshme e deri te malet që rrethojnë qytetin.

Pas drekës, itinerari vazhdon drejt Rodrigo de Freitas Lagoon, një nga zonat më elegante të qytetit, përpara se të vizitojmë Rio de Janeiro Botanical Garden, një hapësirë unike ku natyra tropikale, historia dhe biodiversiteti brazilian bashkohen.

Kjo ditë na tregon një tjetër dimension të Rio-s, përtej plazheve dhe jetës së natës.

Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Windsor Palace Hotel 4*.

**Drekën do ta konsumojmë në Casa Camolese Restaurant ku përfshihen antipastat, pjatat kryesore, ëmbëlsirat etj. 

Dita 5 – Favela dhe lagjet historike të Rio-s

Sot do të largohemi nga rrugët klasike turistike për të parë një Rio më origjinal.

Me një tur privat me Jeep do të vizitojmë Favela Rocinha, një nga komunitetet urbane më të mëdha të Brazilit, ku do të njohim më shumë mbi jetën e përditshme, kulturën dhe historitë e banorëve vendas.

Më pas do të vazhdojmë drejt Santa Teresa, një nga lagjet më karakteristike të qytetit. Me rrugicat e saj të ngushta, ndërtesat historike, studiot artistike dhe atmosferën boheme, kjo zonë ofron një pamje krejt ndryshe të Rio de Janeiros.

Pasditja mbetet e lirë për të shijuar qytetin sipas dëshirës.

Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Windsor Palace Hotel 4*.

Dita 6 – Nga Rio de Janeiro drejt mrekullisë së Iguazu

Pas mëngjesit lëmë pas atmosferën energjike të Rio de Janeiros dhe nisemi drejt një prej destinacioneve më spektakolare të Brazilit: Foz do Iguaçu.

Pas transferimit drejt aeroportit dhe fluturimit të brendshëm, mbërritja në Foz do Iguaçu shënon fillimin e një eksperience krejt ndryshe. Këtu qyteti zëvendësohet nga natyra, pyjet tropikale dhe një nga mrekullitë më të mëdha natyrore në botë.

Pas akomodimit në hotel, pasditja vazhdon me një vizitë në Marco das Três Fronteiras, vendi unik ku takohen tre shtete: Brazili, Argjentina dhe Paraguai.

Nga kjo pikë panoramike do të shijojmë pamjet mbi lumenjtë Paraná dhe Iguaçu, ndërsa zbulojmë historinë dhe simbolikën e këtij vendi ku bashkohen tre kultura të ndryshme të Amerikës së Jugut.

Kthehemi në hotel, konsumojmë darkën dhe akomodohemi në Viale Cataratas Hotel 4*.

Dita 7 – Ujëvarat Iguazu

Sot do të përjetojmë një nga momentet kulmore të këtij udhëtimi.

Konsumojmë mëngjesin dhe nisemi drejt Parkut Kombëtar Iguazu për të zbuluar anën braziliane të një prej mrekullive më të mëdha natyrore në planet.

Ujëvarat Iguazu janë një spektakël i jashtëzakonshëm ku qindra rrjedha uji bien mes pyjeve të gjelbërta tropikale, duke krijuar një panoramë që mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori.

Përmes shtigjeve panoramike do të afrohemi me këtë fenomen natyror dhe do të shijojmë pamje mahnitëse nga këndvështrime të ndryshme.

Më pas vazhdojmë me vizitën në Birds Park, një hapësirë e dedikuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e shumë specieve tropikale.

Eksperienca vazhdon me Macuco Safari, një aventurë që kombinon udhëtimin përmes pyllit tropikal, ecjen në natyrë dhe një shëtitje emocionuese me varkë pranë ujëvarave.

Në fund të ditës kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Viale Cataratas Hotel 4*.

**Drekën do ta konsumojmë në Bufalo Branco Restaurant në stilin buffet.

Dita 8 – Nga Iguazu drejt São Paulos

Pas mëngjesit transferohemi drejt aeroportit për fluturimin drejt São Paulos, qytetit më të madh dhe një prej qendrave më të rëndësishme ekonomike e kulturore të Amerikës së Jugut.

Ndryshe nga atmosfera tropikale e Rio-s dhe natyra e egër e Iguazu, São Paulo paraqet një tjetër fytyrë të Brazilit: një metropol modern ku ndërthuren arti, gastronomia, biznesi dhe kultura.

Pas mbërritjes do të transferohemi drejt hotelit tonë të vendosur pranë Avenida Paulista, një nga zonat më të njohura të qytetit, e rrethuar nga muze, teatro, restorante dhe qendra tregtare.

Mbrëmja është e lirë për të shijuar atmosferën e këtij qyteti të jashtëzakonshëm.

Konsumojmë darkën dhe akomodohemi në Blue Tree Premium Paulista Hotel 4*

Dita 9 – São Paulo dhe përfundimi i aventurës braziliane

Pas mëngjesit fillojmë eksplorimin e São Paulos përmes një turi panoramik në qytet.

Gjatë kësaj vizite do të zbulojmë disa nga zonat më interesante të metropolit, duke njohur historinë, arkitekturën dhe ritmin e përditshëm të qytetit më kozmopolit të Brazilit.

São Paulo është një qytet kontrastesh, ku ndërtesat moderne bashkëjetojnë me lagjet historike, ku traditat braziliane takohen me ndikimet ndërkombëtare dhe ku çdo rrugë tregon një histori të ndryshme.

Gjatë ditës do të shijojmë edhe një drekë tradicionale braziliane në Bovinos Fast Grill Restaurant përpara transferimit drejt aeroportit ndërkombëtar për fluturimin e kthimit me mbresa të paharrueshme nga Brazili!

Udhëtim në Brazil

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi V/A jo Low Cost
2 Fluturimet e brendshme (Rio de Janeiro – Foz do Iguaçu, Foz do Iguaçu – São Paulo)
7 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 4*
Mëngjesi në hotel për të gjitha netët e akomodimit
4 Dreka ne restorante lokale + 3 Darka buffet ne hotel
Transporti me autobuz komod sipas itinerarit të përshkruar në program
Guida Lokale në Anglisht
Shoqërues Shqiptar nga Agjencia
Biletat e hyrjeve në monumente dhe muze sipas programit (Sugarloaf + Maracanã + City of Samba, Corcovado + Botanic Garden, Favela Jeep Tour + Santa Teresa, Brazilian Falls + Macuco Safari + Birds Park)
Të gjitha taksat e transportit dhe hoteleve
NUK përfshihen në çmim Të gjitha vizitat të cilësuara si “opsionale”
Vaktet të cilat nuk përmenden në program
Shpenzime personale
Çdo aktivitet tjetër që nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”
Bakshishe për shoferin dhe guidën

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Rio de Janeiro: Windsor Palace Hotel Copacabana Superior 4* (4.5 Rating ne Google dhe 8.4 ne Booking)
   Foz do Iguaçu: Viale Cataratas Hotel Deluxe 4* (4.5 Rating ne Google dhe 8.7 ne Booking)
  São Paulo: Blue Tree Premium Paulista Superior 4* (4.5 Rating ne Google dhe 8.4 ne Booking)

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Brazil 23 Nëntor 2026 (Lufthansa Airlines)
Tiranë (TIA) – Frankfurt (FRA) : 16:10 – 18:30
Frankfurt (FRA) – Rio de Janeiro (GIG) : 22:15 – 06:10 (24 Nëntor)

Fluturimi Brazil – Shqipëri 1 Dhjetor 2026 (Lufthansa Airlines)
Sao Paulo (GRU) – Frankfurt (FRA) : 18:45 – 10:15 (2 Dhjetor)
Frankfurt (FRA) – Tiranë (TIA) : 13:10 – 15:20

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
✅ Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
✅ Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
✅ Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
✅ Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
✅ Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
✅ 25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
✅ Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
✅ Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
✅ Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
✅ Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4⭐ Superior / 5⭐
✅ Vizat gjithmone te perfshira ne cmim

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 1 muaj para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

 

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Spoonbill