Aventurë në Azerbaijan : Zbulimi i Tokës së Zjarrit

Code: AZER15
6 Ditë / 6 Netë
  • Udhëtim në Azerbaijan
  • absheron-2
  • absheron-3
  • asbheron-1
  • baku -4
  • baku-1
  • baku-2
  • baku-3
  • baku-5
  • baku-6
  • baku-7
  • gabala-1
  • gabala-2
  • gabala-3
  • gobustan
  • gobustan-2
  • gobustan-3
  • Tour Map Azerbajxhan

Description

Dita 1 – Nisja drejt Tokës së Zjarrit

Udhëtimi ynë do të nisë paradite, duke u takuar me guidën në Aeroportin e Tiranës rreth orës 11:00. Do të marrim fluturimin në orën 13:30 drejt Bakut, kryeqytetit të Azerbajxhanit. Ndërsa avioni lë pas Europën, përpara teje hapet një destinacion i veçantë ku Lindja dhe Perëndimi bashkëjetojnë në harmoni. Ky është vendi që njihet si “Toka e Zjarrit”, një emër që do ta kuptosh plotësisht gjatë ditëve në vijim.

DITA 2 – Mirësevini në Baku

Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Bakusë në orën 02:25.

Pas procedurave të aeroportit, takohemi me guidën lokale dhe transferim drejt hotelit. Dhomat do të jenë të rezervuara që nga nata paraardhëse, në mënyrë që të mundësohet check-in i menjëhershëm dhe pushimi pas fluturimit.

Akomodimi në Parkside Hotel Baku 4*.

Pas kohës së lirë për t’u çlodhur, nisemi për njohjen e parë me kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Shëtitja fillon në Nizami Street, një nga rrugët më të njohura dhe më elegante të Bakusë, e mbushur me dyqane, restorante dhe ndërtesa karakteristike.

Më pas hyjmë në zemrën historike të qytetit, Icherisheher – Qyteti i Vjetër i Bakusë, i rrethuar nga mure të lashta dhe i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë shëtitjes do të zbulojmë disa nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, përfshirë:

  • Maiden Tower, një nga simbolet më të njohura të Bakusë;
  • karvanserajet historike;
  • rrugicat dhe ndërtesat karakteristike të qytetit të vjetër;
  • zonën historike që përfshin edhe kompleksin e Palatit të Shirvanshahëve.

Në mbrëmje, do të konsumojmë darkën në një restorant dhe kthehemi në hotel.

Akomodimi në Parkside Hotel Baku 4*.

DITA 3 – Absheron & Toka e Zjarrit

Pas mëngjesit, nisemi drejt Gadishullit Absheron, një zonë e njohur për fenomenet e saj natyrore të lidhura me rezervat nëntokësore të gazit dhe historinë e lashtë të kultit të zjarrit.

Ndalesa e parë do të jetë në Yanar Dag – “Mali që Digjet”, një nga fenomenet më të veçanta natyrore të Azerbajxhanit. Flakët që dalin vazhdimisht nga toka kanë bërë që ky vend të konsiderohet prej shekujsh një territor pothuajse mistik.

Vazhdojmë drejt Tempullit Ateshgah, Tempulli i Zjarrit pranë Surakhany. Zona është e njohur për daljet natyrore të gazit, të cilat në kontakt me oksigjenin krijonin flakë dhe e shndërruan këtë vend në një qendër të rëndësishme fetare dhe kulturore.

Më pas rikthehemi në Baku për të vizituar Heydar Aliyev Center, një nga kryeveprat më të njohura të arkitekturës bashkëkohore. Ndërtesa ikonike, e projektuar nga arkitektja me famë botërore Zaha Hadid, është kthyer në një nga simbolet moderne të qytetit.

Programi vazhdon përgjatë Baku Boulevard, shëtitores së famshme buzë Detit Kaspik, e ndërtuar që në vitin 1909.

Me funikular ngjitemi drejt Upland Park, pika më e lartë panoramike e Bakusë, nga ku hapet një nga pamjet më të bukura mbi qytetin dhe gjirin.

Mbrëmja do të ketë edhe një eksperiencë gastronomike lokale: Qutab Masterclass, ku do të njihemi nga afër me përgatitjen e një prej gatimeve tradicionale më të njohura të Azerbajxhanit.

Konsumojmë darkën dhe kthehemi në hotel.

Akomodimi në Parkside Hotel Baku 4*.

DITA 4 –  Drejt Shekit, në gjurmët e Rrugës së Mëndafshit

Pas mëngjesit largohemi nga Baku dhe nisemi drejt Shekit, rreth 280 km larg kryeqytetit.

Sheki është një nga qytetet më interesante historike të Azerbajxhanit dhe një nga ndalesat më të rëndësishme të dikurshme përgjatë Rrugës së Mëndafshit.

Pas mbërritjes dhe sistemimit në hotel, fillojmë vizitat me Pallatin e Khanëve të Shekit. I ndërtuar në fund të shekullit XVIII si rezidencë verore e sundimtarëve lokalë, pallati dallohet për arkitekturën elegante dhe dekorimet e tij të pasura, ndërsa përreth tij ndodhen pemë shekullore që i japin zonës një atmosferë të veçantë.

Do të vizitojmë gjithashtu Karvanserajin historik të Shekit, dëshmi e rëndësisë që qyteti kishte dikur si qendër tregtare për karvanët që udhëtonin përgjatë Rrugës së Mëndafshit.

Një nga eksperiencat më autentike të ditës do të jetë Kelaghayi Masterclass.

Kelaghayi është shamia tradicionale prej mëndafshi e grave azerbajxhanase, e dekoruar me motive të realizuara përmes teknikave tradicionale të ngjyrosjes dhe stampimit me dyll. Kjo traditë është një nga trashëgimitë kulturore më të bukura të vendit.

Në mbrëmje do të konsumojmë darkën në një restorant tradicional.

Akomodimi në Sheki Palace Hotel 4*.

DITA 5 – Sheki – Gabala – Shamakhi – Baku

Pas mëngjesit, check-out nga hoteli dhe nisja përsëri drejt Bakusë.

Udhëtimi i kthimit do të jetë një eksperiencë më vete, me ndalesa në disa prej zonave historike të Azerbajxhanit.

Ndalesa e parë do të jetë në Gabala, ku do të vizitojmë Qendrën Arkeologjike Chuxurgabala, një zonë që ruan gjurmë të rëndësishme të historisë së lashtë të rajonit.

Më tej vazhdojmë drejt Shamakhi, një tjetër qytet me histori të gjatë dhe një nga qendrat e rëndësishme të Azerbajxhanit të hershëm.

Këtu do të ndalemi pranë xhamisë së lashtë të Shamakhi, një nga monumentet historike dhe fetare më të rëndësishme të zonës.

Pas vizitave vazhdojmë drejt Bakusë.

Kryejmë check-in në hotel dhe konsumojmë darkën.

Akomodimi në Sheki Palace Hotel 4*.

DITA 6 – Gobustan & Vullkanet e Baltës

Pas mëngjesit nisemi drejt një prej zonave më të jashtëzakonshme të Azerbajxhanit: Gobustan.

Vizitojmë Gobustan State Reserve dhe muzeun e tij, një zonë arkeologjike që ruan mbi 6,000 gdhendje shkëmbore, me skena që paraqesin njerëz, kafshë, rituale, beteja, karvanë dhe elementë të jetës së lashtë. Disa prej këtyre gjurmëve datojnë mijëra vite më parë.

Aventura nuk përfundon këtu pasi do të vazhdojmë drejt zonës së famshme të vullkaneve të baltës me automjete Lada 4×4.

Azerbajxhani ka një nga përqendrimet më të mëdha të vullkaneve të baltës në botë, duke krijuar një peizazh krejtësisht të pazakontë dhe ndryshe nga çdo gjë që mund të shihni gjatë një udhëtimi klasik.

Në këtë ambient të veçantë do të kemi edhe një eksperiencë surprizë:

Degustim kaviari të shoqëruar me vodka pranë vullkaneve të baltës.

Më pas do të vizitojmë zonën e Bibi-Heybat, ku ndodhet pusi i parë i naftës i shpuar mekanikisht në botë. Sipas programit, ai u shpua në vitin 1846, ndërsa prodhimi i parë i naftës filloi në vitin 1847.

Pas vizitave, kohë e lirë për shopping në një nga qendrat tregtare të Bakusë.

Në mbrëmje, konsumojmë darkën dhe kthehemi në hotel.

Akomodimi në Parkside Hotel Baku 4*.

DITA 7 – Lamtumirë Azerbajxhan!

Konsumojmë mëngjesin në hotel dhe do të kemi kohë të lirë sipas dëshirës.

Në orën 11:00, bëjmë check-out dhe transferohemi drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Bakusë për fluturimin e kthimit.

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi Vajtje / Ardhje jo Low Cost
6 netë akomodim ne hotele me 4 *
Mëngjesi dhe darka për 5 ditë + mëngjesi ditën e fundit
Transfertat me autobus komod sipas programit
Shërbimi i guidës lokale në anglisht
Shoqërues shqiptar nga Agjensia gjatë gjithë udhëtimit
Biletat e hyrjeve në monumentet e përmendura në program
Nuk përfshihen në çmim Drekat
Hyrjet që nuk përmenden në program
Shpenzime personale
Gjithcka që nuk përmendet në rubriken “përfshihet”
Pijet gjatë darkave

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Baku – Parkside Hotel Baku 4* (8.8 Rating ne Booking dhe 4.2 ne Google)
   Sheki – Sheki Palace Hotel 4* (8.2 Rating ne Booking dhe 4.2 ne Google)

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Azerbajxhan 2 Qershor 2026
Tiranë (TIA) – Varshavë (WAW) : 13:30 – 15:40
Varshavë (WAW) – Baku (GYD) : 20:15 – 02:25 (3 Qershor)

Fluturimi Azerbajxhan – Shqipëri 8 Qershor 2026
Baku (GYD) – Varshavë (WAW) : 06:20 – 08:55
Varshavë (WAW) – Tirane (TIA) : 14:25 – 16:35

 

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 45 ditë para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
Njoftim më pak se 59 ditë:
Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Njoftim më pak se 30 ditë:
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Mosparaqitje:
Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën”
mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë. Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Give us a Review

Give us a Review

Spoonbill