udhëtim në podgoricë

Çfarë të Vizitoni Gjatë Rrugës për në Podgoricë

March 20, 2021
Udhëtime Blog

Shumë prej jush mund ta njohin Podgoricën si një qytet të zakonshëm ku mund të gjeni bare, restorante apo qendra tregtare. Në fakt, mund të gjeni shumë më tepër se kaq. Pjesët që e bëjnë vërtet interesant këtë destinacion janë atraksionet që gjenden rreth qytetit dhe që për turistët shqiptar janë lehtësisht të arritshme përgjatë rrugës për në Podgoricë. Zbuloni më shumë me këtë udhëtim në Podgoricë.

Zbuloni Ujëvarën e Niagarës në Malin e Zi
Ujëvara e Niagarës

A e dinit se Mali i Zi ka versionin e tij të Ujëvarës së Niagarës? Vetëm disa minuta larg Podgoricës, do të gjeni këtë vend të mrekullueshëm, i cili është vazhdim i lumit Cem. Kulmi i prurjeve të ujit arrin gjatë muajve të pranverës, madje me rritjen e temperaturave edhe mund të freskoheni përgjatë lumit. Gjatë viteve, Ujëvara e Niagarës është vizituar gjithnjë e më shumë nga turistët, prandaj përgatituni për të shkrepur fotografinë perfekte.

Manastiri në Shkëmb
Manastiri i ostrogut

Një nga destinacionet e pelegrinazhit më të njohura në Malin e Zi dhe Ballkan. I vizituar nga rreth 1 milion vizitorë në vit, Manastiri i Ostrogut është padyshim një atraksion që nuk duhet humbur. Nga larg duket sikur thyen ligjin e gravitetit për shkak të ndërtimit mjaft të veçantë në faqen e një shkëmbi. Manastiri daton që nga shekulli i 17-të dhe i dedikohet Shën Vasil Ostrogut, varri i të cilit gjendet në këtë ndërtesë.
Më fakt, Manastiri i Ostrogut ndahet në dy pjesë. Në pjesën e poshtme gjendet Kisha e Trinitetit të Shenjtë dhe vendbanimet e murgjve, ndërsa në pjesën e sipërme gjenden dy kisha të tjera. Pamjet janë vërtet spektakolare dhe duhet t’i përjetoni patjetër.

Podgorica
Podgorica

Jo shumë larg nga Manastiri i Ostrogut gjendet Podgorica. Kryeqyteti malazez është qendra komerciale dhe kulturore e këtij shteti. Mund të konsiderohet si një qytet mjaft i ri pasi pjesa më e madhe e Podgoricës u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u rindërtua. Sot kudo mund të shihni ndërtesa të reja si edhe të kaloni kohë nëpër disa nga qendrat tregtare kryesore të Malit të Zi.

Spoonbill