isopolifonia

Isopolifonia: Krenaria e Shqipërisë Jugore

March 21, 2021
Informacion

Një performancë popullore tradicionale, e cila është mbajtur gjallë ndër shekuj në vendin tonë: Isopolifonia. Një mënyrë e të kënduarit ku mes vajtimit dhe gëzimit sinkronizon disa zëra. Ato këngë që ne dëgjojmë rëndom në zonat e jugut të Shqipërisë, në fakt mbartin në vetvete një trashëgimi kulturore mjaft të çmueshme. Jo më kot përfshihet në 50 atraksionet më interesante në botë dhe bën pjesë në një nga kryeveprat të mrojtura nga UNESCO. Mjaft interesant është fakti së pas çdo shekulli, isopolifonia është ruajtur e mbrojtur brez pas brezi dhe ende sot dëgjohen tingujt origjinal.

E veçanta e Isopolifonisë

Isopolifonia shqiptare ka tërhequr vëmëndjen e studiuesve të shumtë vendas dhe të huaj. Faktikisht është një mënyrë mjaft interesante e të kënduarit. Zakonisht këndohet nga tre solistë, të cilët i kalojnë tingullin njëri tjetrit, dhe kori, që i shton dramaticitetin këngës me zanoret e zgjatura. Por, nuk është vetëm tingulli ai që tërheq dëgjuesit. Përmbajtja e teksteve tregon për historinë e vendit tonë si edhe për natyrën. Përmbajtja e teksteve tregon për historinë e vendit tonë si edhe për natyrën. Kjo natyrë epike e këngëve është një shtysë për hulumtimin e mëtejshëm rreth origjinës së saj. Megjithatë, origjina e vërtetë e isopolifonisë vazhdon të jetë një mister për studiuesit. Madje edhe populli e konsideron si një mënyrë instiktive të të kënduarit.

Ku është e përhapur Isopolifonia?

Kjo pasuri e folklorit shqiptar dhe botëror, është traditë e Shqipërisë jugore apo në Labëri më saktë. Kjo zonë përfshin rrethet Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet. Po ashtu është e përhapur edhe nëpër rrethina të kësaj zone si Lunxhëri, Dukat, Kurvelesh dhe Mallakastër. Mendohet se isopolifonia lidhet ngushtë me tingujt e natyrës. Madje thuhet se mënyra e të kënduarit në zonat afër detit ndryshon paksa nga ajo në zonat afër maleve. Vazhdimisht në këtë zonë zhvillohen aktivitete me qëllim evidentimin dhe promovimin e kësaj pasurie kulturore shqiptare. Ajo është vazhdimi i një tradite arti që ka buruar nga shpirti i popullit ndër shekuj dhe ende ruan edhe sot copëza nga historia jonë.

Spoonbill