Price:€80.00
Udhetim Shqiperia Juglindore aventure Off-Road – 80€/personi
► Nisja nga Elbasani ne oren 07:00 përballe portës së Kalasë, pranë rrapit të Bezistanit
► Nisja nga Tirana ne oren 08:00 mbrapa Stadiumit “Dinamo” përballë Proper Pizza
Fuoristradat tona mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Dita e parë
Pas takimit me guidën tuaj fillon edhe aventura jonë me fuoristrada. Fillimisht do i drejtohemi Beratit me ndalesën e parë për kafe edhe panoramik të qytetit të gurtë.
-Kjo aventurë off-road do ju çojë në drejtim të Kanioneve te Osumit. Duke shijuar panoramën mbresëlënëse i drejtohemi Policanit,Corovodës dhe nëpërmjet rrugës së maleve përgjatë Ali Postivanit vazhdojmët në drejtim të Përmetit
-Kohë e lirë për drekë (Sugjerohet piknik personal me vete përgjatë rrugës)
-Mbërritja ne destinacionin , Fshati Benjë ku e gjithë dita do jetë vetëm e jona për të shijuar mrekullitë natyrore dhe kurative të Ujërave Termale.Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës. Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës. Temperatura e ujërave varijon 26-32°C. Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese, specialistët i mbajnë si më të mirat në Evropë. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është bërë që prej vitit 1964.
-Transfertë në drejtim të Përmetit
-Vizitë e qytetit të luleve dhe kohë e lirë për darkë
-Fjetja në hotel në Përmet
Dita e dytë
-Fillojmë ditën me mëngjesin në hotel.
Pasi lemë qytetin e luleve, i drejtohemi Grykës së Këlcyrës. E njohur ndryshe si parajsa e 1001 burimeve Gryka e Këlcyrës është një tjetër mrekulli që na ofron natyra Shqiptare. Me ndalesa për fotografi përgjatë rrugës panoramike mbërrijmë në Tepelenë.
-Këtu fillon edhe aventura jonë e ditës ku do të marrim drejtimin nga Bënça për në Progonat e Nivicë duke kaluar nëpër kanionet e Nivicës pranë Lumit të Vlorës, duke përfunduar në qytetin e Vlorës. Kanionet ndodhen në afërsi të fshatit Nivicë të Tepelenës. Kanë gjatësi deri në disa kilometër, gjerësi mesatare rreth 15m, ndërsa thellësia varion sipas shtegut malor ku kalon lumi dhe shkon deri në disa dhjetëra metra.Pamja e tyre madhështore dhe gjelbërimi në të dyja anët e tyre, i bëjnë ato kaq tërheqëse.
-Kohë e lirë për drekë (Sugjerohet “snacks” me vete deri në momentin që arrijmë në Restorantet e para ku mund të konsumojmë drekën)
-Pas mbërritjes ë Vlorë kemi kohë të lirë për të vizituar qytetin dhe atraksionet kryesore dhe i drejtohemi sërish Tiranës.
-Fundi i programit Shqiperia Juglindore aventure Off-Road
Faleminderit që zgjodhët Elite Travel Agency!
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit
|
Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo” përballë Proper Pizza) Elbasani (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit) Fuoristradat tona mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group” |
||||||||||
Oraret e nisjes | Tiranë: 06:00 Elbasan: 07:00 I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes. |
||||||||||
|
Tiranë – Rreth orës 19:00 Elbasan – Rreth orës 20:00 |
||||||||||
|
|
||||||||||
|
|
Ky tur eshte i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.
Reviews
There are no reviews yet.