Laguna e Karavastase

Laguna e Karavastasë: Çfarë të vizitoni?

November 5, 2020
Udhëtime Blog

Padyshim që duhet të keni dëgjuar për lagunën më të madhe në Shqipëri. Laguna e Karavastasë e pozicionuar në bregun lindor të detit Adriatik, rreth 30 minuta larg qytetit të Divjakës. Ajo njihet si streha e një numri të madh shpendësh të rreth 252 llojeve të ndryshme. Më i rralli është Pelikani Kaçurrel prej të cilit kjo zonë është mbrojtur nga Konventa e Ramsarit që nga viti 1996. Gjithashtu nuk mungon edhe shumëllojshmëria e florës që i shton edhe më shumë bukurinë.

Por, çfarë mund të vizitoni në lagunën e Karavastasë?

Niseni ditën me një ecje…

Mund të nisni ditën tuaj me një ecje duke filluar nga fshati Zharrnec dhe duke vazhduar drejt kodrës. Bëhuni gati për foto! Gjithnjë e më shumë para jush do të shfaqen pamjet e Lagunës së Karavastasë, një zonë magjike e Ultësirës Perëndimore në Shqipëri.

Vizitoni kishën e Shën Thanasit

Përveç mrekullisë natyrore të lagunës, mund të njiheni edhe me anën historike dhe kulturore të saj. Një monument shumë interesant është Kisha e Shën Thanasit,e cila daton që në shek. XVIII. Me afreske të punuara me mjeshtëri dhe dekorime me dru halorë, ajo paraqet një rëndësi të veçantë edhe për artin shqiptar. Kryesisht do të gjeni pamje të frymëzuara nga Testamenti i Vjetër si Krijimi i Adamit, Dëbimi i Adamit dhe i Evës apo Përmbytja e Noes.

Ngjituni në Kullën e Vrojtimit

Pas kishës, është rradha për të shkuar në Kullën e Vrojtimit apo Ballkonin e Divjakës. Gjatë rrugës për në kullë do të kaloni nëpër lagunë dhe do të shihni edhe biodiversitetin që e karakterizon dhe që e bën kaq të rëndësishme. Më pas do t’i afroheni Kullës së Vrojtimit. Një kullë me lartësi 36m e ndërtuar së fundmi për të dhuruar një eksperiecë 3600 të peizazhit të lagunës. Një pamje vërtet fantastike më një kombinim të detit, diellit dhe pyllit. Siç e thotë edhe emri, është mënyra më e mirë për të vëzhguar gjithë hapësirën e parkut kombëtar.

Spoonbill