Ohri & Struga: Dy qytetet tërheqëse në Maqedoninë e Veriut

Ohri & Struga: Dy qytetet tërheqëse në Maqedoninë e Veriut

July 15, 2020
Udhëtime Blog

Kësaj rradhe do t’ju dërgojmë pak më larg kufirit Shqiptar. Në Maqedoninë e Veriut, Ohri dhe Struga janë dy nga qytetet më të preferuara për turistët. Kjo vjen jo vetëm për faktin se Ohri dhe Struga janë shumë piktoreske, por edhe për faktin se janë të pasur me histori dhe monumente shumë interesante.

Struga
Struga

Struga është një qytet i vogël rreth 17 km nga kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E pozicionuar përgjatë Drinit të Zi dhe brigjeve të liqenit të Ohrit, Struga është një qytet mjaft i këndshëm. Nuk keni si të humbisni një shëtitje përgjatë shëtitores, Pazarit të Vjetër, si edhe të relaksoheni pranë burimit të Drinit të Zi.

Ohri
Ohri

Ndryshe i quajtur “Jeruzalemi i Ballkanit”, Ohri është një nga qytetet më të vjetra në Europës. Ky fakt është lehtësisht i dallueshëm në pjesën e vjetër të qytetit me rrugicat e ngushta me kalldrëm dhe arkitekturën karakteristike. Pjesë e kësaj arkitekture janë edhe plot 365 kisha, diçka shumë e veçantë për një qytet kaq të vogël. Disa prej ndërtesave datojnë që nga shekulli II pr.K.
Megjithatë pjesa më e rëndësishme e Ohrit, gjithashtu edhe më e vjetra, mbetet liqeni që mban po të njejtin emër. Një liqen 3 milion vjeçar, ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Europë. Prej tij, Ohri është quajtur edhe zonë e mbrojtur nga UNESCO. Është pikërisht ky liqen që plotëson atë pamje aq të qetë dhe relaksuese të Ohrit, perfekte për pushuesit.

Shën Naumi

Është e pamundur të mos bësh një ndalesë ne Manastirin e Shën Naumit nëse ndodhesh në zonën e Ohrit. Rreth 29 km në jug të Ohrit dhe shumë afër kufirit shqiptar, gjendet ky kompleks mjaft tërheqës. Është një vend ku jo vetëm mund të shjosh natyrën, por edhe të njihesh me trashëgiminë fetare të zonës.

Menjëherë në hyrje, ju mirëpresin një varg dyqanesh të vogla me suvenire dhe punime artizanale, bare dhe ristorante si edhe plazhet përgjatë gjithë vijës së liqenit të Ohrit. Kjo pjesë e dekoruar me pemë shelgu është perfekte për të kaluar pasditen. Duke kaluar më tej, do të ndjeni feskinë e burimeve që rrjedhin drejt liqenit, me ujë të kristaltë. Është një nga pjesët më magjike në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Më pas do të mbërrini tek kompleksi i manastirit. Ky manastir daton që nga shekulli XVI dhe është një nga monumentet e para me arkitekturën e kishave Sllave. Ashtu si pjesët që e rrethojnë, edhe vet manastiri është mjaft interesant për t’u vizituar nga brenda. Për adhuruesit e fotografisë, kjo zonë është shumë e veçantë jo vetëm prej pamjes së saj, por edhe prej numrit mbresëlënës të shpendëve që e rrethojnë. Shijojeni!

Spoonbill