Price:€18.00
Nisemi nga Elbasani në orën 05:30 dhe nga Tirana në orën 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe, pushim dhe konsumimin e mëngjesit.
Kalimi nga segmenti panoramik Lezhë – Shëngjin – Velipojë.
Më pas, udhëtimi vijon drejt Malit të Zi, duke kaluar pranë panoramave të bukura të Liqenit të Shkodrës. Pas procedurave kufitare, mbërrijmë në Virpazar, një fshat piktoresk dhe një nga destinacionet më të njohura turistike të zonës së Liqenit të Shkodrës. Këtu ju do të keni mundësinë të shijoni atmosferën e qetë buzë liqenit, urën tradicionale prej guri dhe pamjet fantastike natyrore që e karakterizojnë këtë zonë.
Gjatë qëndrimit në Virpazar mund të shijoni edhe një xhiro me varke panoramik në liqen, ku do të mund të admironi natyrën e paprekur, peizazhet mbresëlënëse dhe bukuritë e zonës së mbrojtur të Liqenit të Shkodrës. Kjo eksperiencë ofron një nga momentet më relaksuese dhe fotografike të udhëtimit. (Opsionale – jo e përfshirë në paketë)
Pas vizitës në Virpazar, udhëtimi vazhdon drejt qytetit bregdetar të Bar. Aty ju do të keni kohë të lirë për të shëtitur përgjatë promenadës buzë detit, për të konsumuar drekën në një nga restorantet pranë Adriatikut dhe për të shijuar atmosferën tipike mesdhetare të qytetit.
Në vazhdim, grupi do të vizitojë Stari Bar, një nga qytetet historike më të bukura dhe autentike të Malit të Zi. Tivari i Vjetër njihet për kalatë mesjetare, rrugicat prej guri, dyqanet artizanale dhe panoramat mahnitëse që ofron mbi qytetin dhe zonën përreth. Ju do të keni mundësi të eksploroni qytetin historik, të realizoni fotografi panoramike dhe të shijoni atmosferën unike që krijon ky destinacion.
Pas përfundimit të vizitave, nisja drejt Shqipërisë. Gjatë kthimit do të realizohet një ndalesë e shkurtër për pushim. Mbërritja në Tiranë dhe më pas në Elbasan në mbrëmje.
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar |
||
| Nuk përfshihen |
|
Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7
Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.