Ski në Kodrën e Diellit – Mali i Sharrit – 18€

Code: 339663
Ekskursion 1 ditor
  • Udhëtim në Malin e Sharrit
  • Mali i Sharrit (3)
  • Mali i Sharrit (4)
  • Mali i Sharrit (1)
  • Mali i Sharrit (6)
  • Mali i Sharrit (2)

Description

Ski në Kodrën e Diellit – Mali i Sharrit

Nisemi nga Tirana në orën 05:30 dhe nga Elbasani në orën 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit.

Udhëtimi vijon drejt Lindjes, në drejtim të Strugës, Ohrit dhe Kërçovës ku janë parashikuar pushime të shkurtra. Në vazhdim të udhëtimit, do të mbërrijmë në Malin e Sharrit, i cili njihet ndryshe si Kodra e Diellit.

Kodra e Diellit (Popova Shapka) është konsideruar si një nga qendrat më të mëdha të skijimit të ish-Jugosllavisë dhe ka qenë pretendente e fortë për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 1981, duke u mundur në garë për këtë privilegj nga Sarajeva dhe Igman.

Atje ju do t’ju ofrohet mundësia për të shijuar një nga aktivitetet më të bukura që ofron një adrenalinë të papërshkrueshme, me të mbërritur në qendrën e skijimit mbi majën e Popova Shapka. Pas përfundimit të skijimit, do të drejtohemi drejt Tetovës, ku ju do t’ju jepet kohë e lirë për shijimin e drekës në bujtinat dhe restorantet që ndodhen në qytet.
Kujdesi duhet të përqendrohet në shijimin e gatimeve vendase, duke qenë se tetovarët njihen si mjeshtër të gatimit të byrekut dhe akulloreve në të gjithë Europën.

Para muzgut, i drejtohemi qytetit të Strugës. Do të keni mundësinë të vizitoni pedonalen dhe qendrën e qytetit përreth Lumit Drin, ku do të keni mundësinë të shijoni pamjet magjepëse të Liqenit të Ohrit. Nisja dhe mbërritja në Tiranë e Elbasan.

Fundi i shërbimit.

Udhëtim në Malin e Sharrit

Udhëtim në Krushevo

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane :        05:30
Elbasan :           06:30


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Hyrjet në muze/atraksione
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Harta

Harta

 

Spoonbill