Udhëtim 1 ditor në Kukës

Code: 293882
Ekskursion 1 ditor
  • kukes 3
  • Kukes 5
  • kukes 2
  • kukes 3
  • Kukes 1
  • Kukes 1

Description

Një aventurë e paharrueshme në një nga qytetet më të veçanta të Shqipërisë, mes historisë, natyrës dhe mikpritjes së jashtëzakonshme!

Liqeni i Kukësit : Një ndalesë panoramike për të shijuar pamjet mahnitëse dhe qetësinë e natyrës.
Tunelet nëntokësore të Kukësit : Zbuloni një labirint historik të ndërtuar gjatë komunizmit dhe historinë e tij unike.
Drekë tradicionale në bujtinë : Shijoni gatimet tipike të zonës me një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.
Eksplorim i kulturës dhe traditës lokale : Një udhëtim mes historisë, natyrës dhe shijeve autentike shqiptare.

Itinerari

Itinerari

📌 Itinerari i turit :

05:00 : Nisja nga Elbasani drejt Tiranës për të marrë pjesën e mbetur të pasagjerëve.
06:00 : Nisja nga Tirana drejt Kukësit me ndalesa për pushim gjatë rrugës.
09:00 – 16:00 :
-Mbërritja në Kukës dhe ndalesë për kafe pranë liqenit të Kukësit.
-Vizitë në tunelet nëntokësore të Kukësit dhe eksplorim i historisë së tyre.
-Kohë e lirë në një bujtinë për drekë tradicionale, muzikë dhe vizitë në fermë.
16:00 : Nisja për kthim drejt Tiranës dhe Elbasanit.

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasan :        05:00
Tirane :           06:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Hyrjet në muze/atraksione
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.

Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Give us a Review

Give us a Review

 

Spoonbill