Price:€75.00
Zbuloni magjinë e Alpeve Shqiptare dhe më shumë në një udhëtim dy-ditor!
Ky tur kombinon natyrën spektakolare me aktivitete relaksuese, duke e kthyer çdo moment në një kujtim të paharrueshëm.
Udhëtimi fillon herët në mëngjes me nisjen drejt Tamarës, një fshat malor i mrekullueshëm që shtrihet përgjatë luginës së Kelmendit.
Ndërsa përshkoni rrugët panoramike, do të shijoni pamjet magjepsëse të maleve dhe lumenjve që shoqërojnë këtë destinacion të veçantë.
Në Tamarë, do të keni kohë të lirë për të eksploruar fshatin dhe për të ndjerë atmosferën e jetës malore.
Udhëtim në Alpe, vazhdon drejt Vermoshit, një prej fshatrave më në veri të Shqipërisë dhe një thesar natyror i mbuluar nga gjelbërimi.
Ky vend ofron mundësi të shumta për ecje dhe relaksim mes peizazheve mahnitëse. Pas një ndalese në Vermosh, vazhdojme per ne Plav dhe Guci ku mund te shijoni natyren e mrekullueshme. Me ne fund rruga na çon në Vuthaj, një tjetër perlë e Alpeve Shqiptare e njohur për natyrën e saj të paprekur.
Do jemi mes ajrit të pastër dhe pamjet mbresëlënëse të majave të maleve të Bjeshkëve të Nemuna. Dita përfundon me akomodim në “Mountain View Resort” në Vuthaj, një resort i qetë dhe komod që ofron pamje të mrekullueshme të luginave dhe majave malore.
Dita e dytë nis me një mëngjes të këndshëm në resort përpara se të nisemi drejt Podgorices.
Rruga drejt Podgorices është një udhëtim përmes natyrës së paprekur, ku mund të admironi pyjet e dendura dhe peizazhet malore të jashtëzakonshme. Në Podgorice, do të keni kohë të lirë për të eksploruar vendin dhe për të konsumuar kafe. Pas kësaj, do te vizitojme Ujevaren e Niagares, nje peisazh i mrekullueshem ne mes te natyres, ku mund te konsumohet dhe dreka. Itinerari me pas ju çon në Shkodër, një nga qytetet më historike dhe kulturore të Shqipërisë. Mund të shëtisni përgjatë pedonales në qytet, të vizitoni monumentet historike, apo thjesht të shijoni atmosferën dinamike të këtij qyteti të gjallë. Turi përmbyllet me udhëtimin për në Tiranë, ku mbërritja në kryeqytet shënon fundin e kësaj eksperience të paharrueshme.
Udhëtim në Alpe është një kombinim perfekt i natyrës, kulturës dhe relaksimit, duke ju dhuruar mundësinë për të eksploruar vende të mahnitshme dhe për të përjetuar mikpritjen tradicionale. Rezervo tani për të krijuar kujtime që zgjasin një jetë të tërë!
Dita e Parë
05:00 – Nisja nga Elbasani
06:00 – Nisja nga Tirana
06:00 – 11:00 – Transferimi për në Tamarë me ndalesa të shkurtra rruges.
11:00 – 12:30 – Kohë e lirë në Tamarë
12:30 – 14:00 – Transferimi për në Vermosh
14:00 – 15:00 – Kohë e lirë në Vermosh
15:00 – 15:30 – Transferimi për ne Plav
15:30 – 17:00 – Kohë e lirë në Plav dhe Guci
17:00 – 18:00 – Transferimi për në Vuthaj
18:00 – 19:30 – Kohë e lirë në Vuthaj
19:30 – 22:30 – Darkë me muzikë shqiptare
22:30 – Fjetja në Mountain View Resort.
Mountain View Resort në Vuthaj ofron një vend të qetë për të pushuar në vargmalin e Bjeshkëve të Nemuna, me pamje mahnitëse të luginave dhe majave. I rrethuar nga natyra, është ideal për ecje dhe eksplorimin e atraksioneve të afërta si Liqeni i Plavës, Malet Komovi dhe Parku Kombëtar Biogradska Gora. Një bazë e shkëlqyer për aventura në natyrë dhe relaksim.
Dita e Dytë
07:00 – 08:00 – Mëngjesi në hotel
08:00 – 12:00 – Transferimi për në Podgoricë
12:00 – 13:00 – Kohë e lirë në Podgoricë
13:00 – 13:30 – Transferimi për tek Ujvara e Niagares
13:30 – 15:30 – Kohe e lire per dreke dhe foto tek Ujevara.
15:30 – 17:30 – Transferimi për në Shkodër
17:30 – 18:30 – Kohë e lirë në Shkodër
18:30 – 21:30 – Transferimi për në Tiranë
21:30 – 22:30 – Transferimi për në Elbasan
Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|||
Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida Mëngjesi i ditës së dytë Darka me muzikë |
|||
Nuk përfshihen |
|
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.