Price:€3,199.00
Dita 1: Nisja nga Tirana
Takimi me guidën rreth orës 10:30 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 12:55. Udhëtojmë drejt Dubait, mbërrijmë në orën 20:15. Marrim fluturimin për në Hanoi në orën 03:30 të ditës që vjen.
Dita 2: Hanoi
Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar Noi Bai në orën 13:15. Pas marrjes së vizës dhe bagazheve, do të takohemi me partnerët tanë për t’u transferuar në hotel.
Pasdite vizitojmë qytetin e Hanoit. Pas drekës do të fillojmë vizitën e qytetit të Hanoit. Ndalesa e parë është Pagoda Tran Quoc në Ishullin e Peshkut të Artë në Liqenin Perëndimor, e cila është pagoda më e vjetër në Hanoi, ndërtuar në shekullin e 6-të.
Vizitojmë Tempullin e Letërsisë – Universiteti i parë i Vietnamit, themeluar në shekullin e 11-të.
Më pas vizitojmë Liqenin Hoan Kiem, ku do të shijojmë një nga shfaqjet tradicionale vietnameze për 45 minuta. Shfaqje me Kukulla Uji – një art unik i veriut të Vietnamit, që përshkruan skena nga jeta rurale dhe episode nga historia kombëtare.
Konsumojmë darkën e mirëseardhjes në një restorant të zonës. Më pas, kthehemi në hotel dhe kemi në dispozicion mbrëmjen e lirë.
Fjetja në Thang Long Opera Hotel (Superior Room).
Vaktet e përfshira : Darka
Dita 3: Hanoi – Ninh Binh – Hanoi
Nisja nga hoteli per ne Ninh Binh (90km) pasi te keni konsumuar mengjesin, vendi i një kryeqyteti të Vietnamit të lashtë përpara se Hanoi të merrte rolin e tij udhëheqës në shekullin e 11-të. Zona karakterizohet nga shumë peizazhe të njohura, të cilat përfshijnë shpellat Tam Coc dhe kryeqytetin antik Hoa Lu me tempujt e vjetër kushtuar mbretit Dinh dhe mbretit Le të mbretëruar në shekullin e 10-të.
Vizita në Ninh Binh fillon me një udhëtim me varkë në Tam Coc, ku relievet spektakolare të gurit gëlqeror dalin nga fushat e gjelbra me rërë duke kujtuar Guilin (Kinë) dhe Gjirin Halong të Vietnamit, që i jep këtij peizazhi emrin “Halong-bay-on-land”.
12:00: Drekë në restorant vendas.
Zbulimi i mëtejshëm në Ninh Binh do të vazhdojë duke vizituar faltoren Bich Dong. Pasdite në Hanoi, rrugës ndaloni për të vizituar Hoa Lu, vendin që dikur ishte pallati i mbretërve në shekullin e 10-të dhe tani i famshëm për relievet prej druri të tempujve Dinh dhe Le. Pasdite, kthehemi për në Hanoi dhe kemi kohë të lirë.
Fjetja në Thang Long Opera Hotel (Superior Room).
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe dreka
Dita 4: Ha Noi – Ha Long Bay – Një Natë Në Krocere
Nisja nga hoteli drejt Ha Long Bay (150km ~ 3 ore).
Kapiteni dhe stafi do t’ju mirëpresin në bord në krocieren LA REGINA ROYAL. Ndërsa shijoni një pije mirëseardhjeje freskuese, do të njiheni me programin e lundrimit dhe udhëzimet e sigurise.
LA REGINA ROYAL fillon lundrimin drejt Ha Long Bay – një nga Shtatë Mrekullitë e Reja të Natyrës në Botë. Shijoni një drekë të shijshme në bord ndërsa lundrimi ju kalon mes relievit të mrekullueshëm të karsteve gëlqerorë që ngrihen nga deti në një mënyrë mbresëlënëse.
Ndalojmë për të eksploruar Shpellën Luon, një nga shpellat më të bukura në Ha Long Bay dhe një nga vendet ideale për kayaking. Udhëtimi do të vazhdojë drejt Ishullit Titov. Këtu, mund të shikoni pamjen madhështore mbi Gjirin e Tonkin ose të notoni në ujin e gjelbër të smeraldtë dhe të freskët.
Kthimi në LA REGINA ROYAL për tu relaksuar.
Shijoni një darkë të pasur e cila shërbehet në bord ku do të shijoni ushqimet lokale të shijshme të përgatitura dhe shërbyera për ju nga stafi i mrekullueshëm ne krocere. Pas darkës, organizohen aktivitete të ndryshme përfshirë karaoke dhe peshkim i kallamarëve. Ose mund të relaksoheni me pije freskuese nga bari.
Fjetja në La Regina Royal Cruise 5* (Noble Suite Cabin).
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, dreka dhe darka.
Dita 5: Ha Long Bay – Hanoi – Da Nang
Zgjohemi dhe kemi mundësinë ta nisim ditën plot energji me Taichi (art marcial kinez) në dekun e anijes.
Konsumojmë një mëngjes të lehtë me pamjen e mrekullueshme të lindjes së diellit.
Anija i afrohet qendrës së Parkut Natyror ku do të zbresim për nje udhëtim të shkurtër në Shpellën Sung Sot, (e njohur gjithashtu si Shpella e Befasisë/ Mrekullisë), një nga shpellat më të mëdha dhe më të bukura në Ha Long Bay.
Kthimi në Bord në anije dhe bëjmë check-out nga kabinat tona. Kemi mundësinë të konsumojmë ushqim tradicional Vietnamez në formë Buffet.
Zbarkojmë në port dhe transferohemi për në aeroport për fluturimin për në Da Nang.
Pas mbërritjes, transferohemi në hotel në Da Nang për check-in.
Fjetja në Belle Maison Parosand Danang Hotel / Mandila Beach Hotel (Deluxe Room).
Vaktet e perfshira : Mëngjesi dhe Brunch
Dita 6: Da Nang – Gjiri Son Tra – Mali I Mermerit – Hoi An
Mëngjes në hotel dhe kohë e lire për plazh, shëtitje buzë detit ose shopping suvenire.
Nisemi për të vizituar gjirin Son Tra (Mali i Majmunëve) ku do te vizitojmë pagodën Linh Ung dhe statujën e Zonjës Buddha…
Më pas do te vazhdojmë për në Malet e Mermerit. Vizitojmë fshatin Non Nuoc në këmbët e Maleve të Mermerit. Fshati është i famshëm për skulpturat dhe artizanatet prej guri. Këtu mund të admironi shumë vepra arti të bëra nga gur dhe mermer nga artistët lokalë. Nëse dëshironi të sfidoni veten fizikisht mund të ngjiteni në Malin e Ujit, një nga pesë malet në grup (me rreth 150 shkalle). Këtu mund të vizitoni shumë shpella natyrore si shpella Huyen Khong, shpella Tang Chon dhe shpella Hoa Nghiem. Përveç kësaj, ka edhe vende fetare, duke përfshirë pagodën e parë Linh Ung në Da Nang, pagodën Tam Thai dhe shumë pagoda të tjera të bukura.
Pas vizitës në Malet e Mermerit dhe fshatin Non Nuoc, vazhdojmë rrugën për në qytetin e lashtë Hoi an. Hoi An, një nga vendet e Trashëgimisë Botërore ofron një atmosferë të këndshme të cilën do ta shijojmë duke shëtitur rreth këtij qyteti, do të vizitojmë simbolin e Hoi An-it, Urën Pagoda Japoneze. Në Hoi An, gjithçka është ruajtur siç ka qenë qindra vjet më parë. Këtu keni mundësinë të shijoni dhe një xhiro me varkë në lum (sipas dëshirës).
Fjetja në Belle Maison Parosand Danang Hotel / Mandila Beach Hotel (Deluxe Room).
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe darka
Dita 7: Kodrat Ba Na – Ho Chi Minh
Konsumojmë mëngjesin në hotel dhe nisemi për në kodrat Ba Na, një nga peizazhet më spektakolare të qytetit Danang. Marrim teleferikun për në stacionin e kodrave Ba Na. Kemi mundësinë të vizitojmë atraksione të ndryshme: kantinën e lashtë të verës Debay dhe kopshtin Le Jardin D’Amour, faltoren Linh Ung, statujën budiste Thich Ca, etj.
Mundemi të marrim pjesë në aktivitetet dhe lojërat në Parkun e Fantazisë. Më vonë ecim drejt majës së malit në lartësinë 1487 m – më e larta e malit Bana, vizitojmë Kullën e Kambanës, kullën Nghinh Phong dhe Urën e Artë, për të bërë foto të bukura të malit dhe qytetit Danang.
12:00 : Drekë vietnameze në stil buffet, e cila do të shërbehet në restorant.
13:00 : Do të kthehemi në teleferik dhe transferohemi drejt aeroportit për të marrë fluturimin për në Ho Chi Minh (17:10 – 18:40). Pas mbërritjes, akomodohemi në hotel.
Fjetja në Bay Hotel Saigon (Deluxe City View Room).
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe darka
Dita 8: Ho Chi Minh – Mekong Delta
Pas mëngjesit, do të nisemi për të vizituar qytetin My Tho, vizitojmë Pagodën Vinh Trang, një vend i shenjtë që është gjithashtu një nga pamjet kryesore lokale. Vazhdojmë drejt portit, ku do të hipim në një varkë për të eksploruar rajonin e Deltës. Gjatë lundrimit në lumin Tien do të shohim ishujt Feniks, Njëbrirësh, Drago dhe Breshkë, si dhe fshatra peshkimi, shtëpi me shtylla dhe plantacione frutash përgjatë lumit. Ndalemi në një nga ishujt për drekë në një kopsht me pemishte (shpenzim personal).
Më pas, do të vazhdojmë turin tonë turistik të atraksioneve të Ben Tre. Një udhëtim me sampan do të na çojë përgjatë kanaleve natyrore në hijet e pemëve të kokosit ku do të përjetojmë një ndjesi të sharmit dhe qetësisë së zonës. Ndalojmë për të vizituar një biznes familjar me çokollatë kokosi, shijojmë disa nga produktet e tyre dhe kemi mundësi të blejmë karamelee tuaja të ndryshme gati nga punishtja. Gjithashtu mund të shijojmë fruta të freskëta dhe muzikën popullore vietnameze jugore të interpretuar nga vendasit.
Pas përfundimit të turit, transferohemi përsëri në qytetin Ho Chi Minh.
Pas mbërritjes, marrim një udhëtim me anije në lumin Saigon për një udhëtim të paharrueshëm dy-orësh me darkë në Indochina Queen Cruise. Në bordin e udhëtimit, do të përjetoni gjëra krejtësisht të reja. Në këtë mbrëmje të freskët, do të shijojmë ushqim të mrekullueshëm në një nga anijet më autentike në lumin Saigon, gjithashtu duke shijuar një performancë të veçantë duke admiruar peizazhin vezullues përgjatë brigjeve të lumit.
Fjetja në Bay Hotel Saigon (Deluxe City View Room).
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe darka speciale.
Dita 9: Ho Chi Minh – Tunelet Cu Chi – Kthim në shtëpi
Kjo eshte dita e fundit e programit tone të pushimeve!
Pas një mëngjesi të shijshëm në hotel, kemi kohë të lirë.
Rreth orës 12:00 kemi pick-up nga hoteli dhe nisemi për në Cu Chi (50 km ~ 1.5h). Para se të eksplorojme tunelet, do të shikojme një video prezantuese për mënyrën se si janë ndertuar tunelet dhe si vietnamezët mbijetuan në kushte të vështira gjatë luftës. Me pas do te ekspolorojme sistemin e tuneleve që përfshijnë zona të veçanta të jetesës me kuzhina dhe dhoma gjumi ngjitur me objekte të tjera ushtarake si fabrika armësh, spitale dhe qendra komanduese që ndihmonin ata që jetonin brenda tunelit të plotësonin nevojat e tyre themelore. Përveç kësaj, ka gjithashtu shumë dyer të fshehta dhe kurthe të rrezikshme brenda tuneleve të ngjashme me labirint për qëllime sigurie gjatë luftës. Pas kësaj, çaji special dhe kasava (ushqimi i guerilëve gjatë luftës) do të shërbehet. Transferohemi për në Ho Chi Minh pasdite vone.
Në mbrëmje transferohemi për në aeroportin e Tan Son Nhat per tu kthyer me kujtimet me te bukura.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Darka
Shënim: Duhet të visheni modestisht duke mbuluar supet dhe gjunjët gjate vizitave ne tempuj dhe pagoda.
Udhëtim në Vietnam
















