Price:€1,490.00
Dita e parë : Tiranë – Bangkok
Riviera Tajlandeze dhe plazhet e Pattaya është një aventure mahnitëse në vendin e tempujve dhe bregdetit fantastik.
Nisja nga Tirana në 15:05 me fluturimin drejt Bangkok-ut
Dita e dytë : Bangkok
Mbërrijmë në Bangkok në 11.30. Pritja nga partnerët tanë dhe më pas transferohemi për në hotel. Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Pasdite do të shijojmë një mbrëmje në anije në lumin Chaophraya.
Do të shijojmë një darkë nën dritën e qirinjve me ushqim buffe me shfaqje me muzikë, kërcime dhe këngë tradicionale Tajlandeze në sfond.
Dita e tretë : Damnern Saduak – Bangkok
Konsumojmë mëngjesit në hotel dhe do të nisemi për të vizituar Tregun Lundrues ne Damnern Saduak. Rrugës do të ndalojmë për të vizituar Fermën e Arrave të Kokosit, ku prodhohet sheqeri i Kokosit, nje nga produktet më të famshme të provincës Samut Songkrham.
Më pas do të bëjmë një udhëtim në varka përgjatë Kanalit Damnern Saduak, gjatë të cilit do të shohim shtëpitë, dhë tregjët lundruese të fermerëve vendas.
Do të vazhdojmë në fermën Chang Puak, ku përvec të tjerave do të shijojmë një shëtitje më Elefantë për rreth 20 minuta.
Vizitojmë WAT PHRA KAEW (Tempulli i Smeraldtë i Budës), një nga tempujt më të rëndësishëm në Tajlandë, dhe Grand Palace, një kryevepër arkitekturore madhështore, dikur Pallati Mbretëror i Tajlandës.
Pasdite vizite në Qendrën Tregëtare MBK, ku do të keni kohë të lirë deri pasdite për drekë dhe shopping.
Kthim në hotel në mbrëmje.
Dita e katërt : Bangkok – Pattaya
Pas mëngjesit në orën 08.00 do të nisemi për në Pattaya.
Do të fillojmë me një vizitë në Fshatin Nong Nooch, ku do të shijomë kopshtet e mrekullueshme tropikale dhe shfaqjen me Elefantë.
Dreka do të konsumohet në një restorant të njohur në Nong Nooch Village.
Transferta dhe akomodimi në hotel në Pattaya dhe pasdite e lirë për të shijuar plazhin e mrekullueshëm.
Dita e pestë : Pattaya
Pas mëngjesit në hotel do të nisemi me varka të shpejta në KOH LARN (Ishulli i Koraleve). Kohe e lirë për plazh dhe drekë. Në orën 16.00 kthim në hotel në Pattaya, kohë për të pushuar deri ne 20.00. Ne darke do të bëhet nisja për në Alcazar Show (Një shfaqje me muzike dhe kërcime tradicionale tajlandeze )
Kthim në hotel.
Dita e gjashtë : Pattaya
Dite e lirë për plazh në detin e mrekullueshëm të Pattaya. Një nga plazhet më të vecanta në botë dhe më të vizituarat.
Dita e shtatë : Pattaya – Bangkok Aeroport
Dita do të jetë e lirë për plazh në hotel. Në orën 19.00 do të bëhet nisja per ne aeroport për të marrë fluturimin për në Tiranë.