Price: €2,645.00
Dita 1: Nisja nga Tirana drejt udhëtimit tonë
Udhëtimi ynë nis duke u takuar me guidën rreth orës 09:30 – 10:00 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 12:15. Udhëtojmë drejt Vienës, mbërrijmë në orën 13:50. Marrim fluturimin për në Bangkok në orën 20:15.
Dita 2: Mbërritja në Bangkok – Shija e parë e Tajlandës
Sapo të mbërrijmë në Bangkok rreth orës 12:20, do të na presë guida jonë dhe do të transferohemi drejt hotelit për t’u akomoduar. Në mbrëmje, do të shijojmë një darkë mirëseardhjeje në një restorant tradicional tajlandez – një përzierje perfekte mes aromave pikante dhe mikpritjes së ngrohtë aziatike.
Fjetja në Mandarin Hotel by Centre Point.
Vaktet e përfshira : Darka
Dita 3: Bangkok – Turi i qytetit dhe tempujve të famshëm
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel, më pas fillojmë ditën duke vizituar një nga ikonat më të famshme të qytetit – Wat Traimit, ku ndodhet statuja e famshme prej ari e Budës që peshon më shumë se 5 ton! Më pas ecim nëpër rrugët plot jetë të China Town, një labirint aromash, ngjyrash dhe historish.
Vazhdojmë me vizitën në Pallatin Mbretëror, një ndër vendet më mbresëlënëse të Tajlandës dhe në tempullin Wat Phra Kaew, ku ndodhet Buda prej smeraldi – simboli më i shenjtë i vendit. Më pas, ndalojmë në Wat Pho, tempulli i Budës së shtrirë, një strukturë që të lë pa fjalë me madhështinë dhe detajet e saj artistike.
Pas drekës, do të bëjmë një udhëtim relaksues me barkë me bisht të gjatë përgjatë kanaleve të Bangkokut – të njohura si “Venecia e Lindjes”. Do të vizitojmë edhe Wat Paknam Bhasicharoen, një tempull i bukur që të qetëson shpirtin dhe ofron pamje spektakolare të qytetit nga lart.
Fjetja në Mandarin Hotel by Centre Point.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka
Dita 4: Tregu Lundrues Damnoen Saduak & Kanchanaburi
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel, më pas largohemi nga Bangkoku dhe nisim udhëtimin drejt tregut lundrues Damnoen Saduak – një përvojë unike ku do të shohim shitës që lundrojnë mbi varka të mbushura me fruta tropikale, suvenire dhe ushqime tradicionale. Një spektakël i ngjyrave dhe kulturës autentike tajlandeze.
Më pas udhëtojmë drejt Kanchanaburit, ku do të vizitojmë Urën e Lumit Kwai dhe varrezat e luftës, vende që kujtojnë historinë tragjike të Luftës së Dytë Botërore dhe ndërtimin e Hekurudhës së Vdekjes. Vizitojmë gjithashtu muzeun Jeath, për të kuptuar më shumë mbi jetën e robërve të luftës.
Fjetja në River Kwai Resotel.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka
Dita 5: Kanchanaburi – Erawan – Ayutthaya
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel, më pas nisim me një vizitë në Hellfire Pass, një vend me histori prekëse ku mund të ecim përgjatë një pjese të ish-Hekurudhës së Vdekjes që u ndërtua me shumë sakrifica nga vendasit.
Më pas do të shijojmë një nga mrekullitë natyrore të Tajlandës – Parku Kombëtar Erawan dhe ujëvara me 7 nivele, që është një parajsë për të gjithë adhuruesit e natyrës. Ndalesat për të notuar nëpër pishinat natyrale janë të pashmangshme!
Pas drekës, do të udhëtojmë drejt qytetit historik Ayutthaya, një ish-kryeqytet mbretëror i mbushur me rrënoja tempujsh dhe mister.
Fjetja në Centara Ayutthaya Hotel.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka
Dita 6: Ayutthaya – Tempuj dhe histori – Rikthim në Bangkok
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel, më pas do të eksplorojmë Parkun Historik të Ayutthaya, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Do të shëtisim mes rrënojave të katër tempujve më të rëndësishëm:
Temupulli Wat Mahathat, ku rrënjët e një peme kanë përqafuar kokën e një statuje Buda, një pamje magjepsëse dhe simbolike.
Wat Yai Chai Mongkol, i njohur për statujat e shumta të Budës dhe atmosferën shpirtërore.
Temupulli Wat Chai Wattanaram, tempull me arkitekturë simetrike që pasqyron fuqinë e Mbretërisë së Ayutthaya.
Wat Phra Sri Sanphet, një nga tempujt më të rëndësishëm mbretërorë.
Pas këtij udhëtimi nëpër histori, rikthehemi në Bangkok për të kaluar natën.
Fjetja në Mandarin Hotel by Centre Point.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka
Dita 7: Pushim dhe mbrëmje magjike mbi lumin Chao Phraya
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.
Këtë ditë do ta kemi të lirë për të pushuar, për të bërë shopping ose shijuar Bangkokun sipas dëshirës.
Në mbrëmje, do të mbyllim këtë aventurë me një darkë të paharrueshme në një kroçierë mbi lumin Chao Phraya, nën tingujt e muzikës live dhe pamjet e Bangkokut të ndriçuar. Një fund magjik për një udhëtim të mrekullueshëm.
Fjetja në Mandarin Hotel by Centre Point.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka
Dita 8: Lamtumirë Tajlandë!
Pas mëngjesit, bëjmë check-out në mesditë dhe nisemi për në aeroport për tu kthyer në Tiranë