Jordani

Fotografitë e qytetit antik Nabatean të Petras, të gdhendura nga guri mbi një mijë vjet më parë, kanë qenë gjithmonë përshtypja e parë për shumicën e njerëzve për Jordanin.
Por, ndërsa Petra është në fakt një nga atraksionet më të mahnitshme në Lindjen e Mesme, Jordan ofron shumë më tepër për udhëtarin modern.

Si një urë e udhëtimit midis detit dhe shkretëtirës, lindjes dhe perëndimit, Mbretëria Hashemite e Jordanisë është një vend i bukurive dhe kontrastit të mahnitshëm, nga Lugina e Jordanit, deri te kanionet e shkretëtirës së largët. Vizitorët mund të eksplorojnë kala të mrekullueshme ne shkretetire, të mahniten nga madheshtia e Wadi Rum, ose të lahen në ujërat qetësuese të Detit të Kuq. Për dashamirët e aventurës, ka kalërim me kuaj, safari 4×4, ngjitje në shkëmbinj dhe ecje në mal. Për akomodim sa me të rehatshm, asgjë në Tokë nuk krahasohet me Detin e Vdekur dhe Detin e Kuq, dhe qendrat e tyre SPA te pafundme.

Jordania moderne u themelua nga Mbreti Abdullah I, pas Luftës së Parë Botërore. U sundua nga nipi i tij, Mbreti Hussein, për 46 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1999. Me pas djali i tij, Mbreti Abdullah II, mori fronin. Jordan është zhvilluar në një komb modern që ka manifestuar harmoni, paqe, stabiliteti dhe rritje ekonomike në dekadat e fundit.

Fakte
Popullsia: 11,445,000 | Kryeqyteti: Amman | Gjuha: Arabic  | Siperfaqe: 89,342 km2

Atraksione

PetraWadi RumDead SeaAmman

Qyteti i lashtë i Petras është një nga thesaret kombëtare të Jordanisë dhe njëkohesisht atraksioni më i njohur. Petra është trashëgimia e Nabateanëve, një popull arab që u vendos në jug të Jordanisë më shumë se 2,000 vjet më parë. I admiruar për kulturën e tij të rafinuar, arkitekturën dhe shipkjen e kompleksit të argjinaturave dhe kanaleve të ujit, Petra është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe një nga Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës. E banuar nga Nabateanët, Edomitët dhe Romakët, Petra sjell bashkë njohuritë e këtyre qytërimeve për të krijuar këtë mrekulli botërore.


“The Valley of the Moon”, qe ka perfaqesuar planetin Mars në disa filma Hollywood-i, është një përrallë arabike që pret të zbulohet. Si nje shtëpi për tribet nomade Beduinë, Wadi Rum është një destinacion i qetë me yje, rërë dhe diell. Dikur banuar nga Nabateanët në kohëra parahistorike, Wadi Rum ju lejon të shikoni peizazhe fantastike dhe horizonte te pashijuara ndonjehere. Paqja e shkretëtirës sigurisht do të qetësojë dhe do të pastrojë mendimet shpirtin tuaja. Wadi Rum po ju pret.

Një mrekulli natyrore spektakolare, Deti i Vdekur që ndodhet 427 metra nën nivelin e detit është perfekt për turizmin shëndetësor dhe fetar. Ju mund të shijoni diellin ndërsa studiuesit e Biblës mund të marrin dozën e tyre ditore të historisë fetare. Atraksioni kryesor në Detin e Vdekjes është uji i ngrohtë, relaksues, shumë i kripur (rreth dhjetë herë më i kripur se uji detar) dhe i pasur në kripëra kloridi të magnezit, natriumit, kaliumit, bromit etj. Ujërat e jashtëzakonshëm të ngrohta dhe të pasura në minerale kanë tërhequr vizitorë që nga kohët e lashta, duke përfshirë edhe Mbretin Herod dhe bukurinë egjiptiane, Kleopatrën.

Ammani, kryeqyteti i Jordanisë, është një qytet fantastik me kontraste. Një kombinim unik i se vjetres dhe të rese, i vendosur në një zonë kodrash mes shkretëtirës. I vendosu në zemrën tregtare të qytetit, me ndërtesa ultra-moderne, hotele, restorante, galeri arti dhe dyqane, nje kombinacion i tradicionales dhe modernes.

Eksploroni Aftësitë Kurative të Detit të Vdekur – Udhetim me Guide ne Jordani

Eksploroni një nga mrekullitë më të mëdha natyrore të botës – Detin e Vdekur. I njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme kurative dhe peisazhet e tij magjike, Deti i

Destinacione të Tjera

Jordani

Fotografitë e qytetit antik Nabatean të Petras, të gdhendura nga guri mbi një mijë vjet më parë, kanë qenë gjithmonë përshtypja e parë për shumicën e njerëzve për Jordanin.
Por, ndërsa Petra është në fakt një nga atraksionet më të mahnitshme në Lindjen e Mesme, Jordan ofron shumë më tepër për udhëtarin modern.

Si një urë e udhëtimit midis detit dhe shkretëtirës, lindjes dhe perëndimit, Mbretëria Hashemite e Jordanisë është një vend i bukurive dhe kontrastit të mahnitshëm, nga Lugina e Jordanit, deri te kanionet e shkretëtirës së largët. Vizitorët mund të eksplorojnë kala të mrekullueshme ne shkretetire, të mahniten nga madheshtia e Wadi Rum, ose të lahen në ujërat qetësuese të Detit të Kuq. Për dashamirët e aventurës, ka kalërim me kuaj, safari 4×4, ngjitje në shkëmbinj dhe ecje në mal. Për akomodim sa me të rehatshm, asgjë në Tokë nuk krahasohet me Detin e Vdekur dhe Detin e Kuq, dhe qendrat e tyre SPA te pafundme.

Jordania moderne u themelua nga Mbreti Abdullah I, pas Luftës së Parë Botërore. U sundua nga nipi i tij, Mbreti Hussein, për 46 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1999. Me pas djali i tij, Mbreti Abdullah II, mori fronin. Jordan është zhvilluar në një komb modern që ka manifestuar harmoni, paqe, stabiliteti dhe rritje ekonomike në dekadat e fundit.

Fakte
Popullsia: 11,445,000 | Kryeqyteti: Amman | Gjuha: Arabic  | Siperfaqe: 89,342 km2

Atraksione

PetraWadi RumDead SeaAmman

Qyteti i lashtë i Petras është një nga thesaret kombëtare të Jordanisë dhe njëkohesisht atraksioni më i njohur. Petra është trashëgimia e Nabateanëve, një popull arab që u vendos në jug të Jordanisë më shumë se 2,000 vjet më parë. I admiruar për kulturën e tij të rafinuar, arkitekturën dhe shipkjen e kompleksit të argjinaturave dhe kanaleve të ujit, Petra është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe një nga Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës. E banuar nga Nabateanët, Edomitët dhe Romakët, Petra sjell bashkë njohuritë e këtyre qytërimeve për të krijuar këtë mrekulli botërore.


“The Valley of the Moon”, qe ka perfaqesuar planetin Mars në disa filma Hollywood-i, është një përrallë arabike që pret të zbulohet. Si nje shtëpi për tribet nomade Beduinë, Wadi Rum është një destinacion i qetë me yje, rërë dhe diell. Dikur banuar nga Nabateanët në kohëra parahistorike, Wadi Rum ju lejon të shikoni peizazhe fantastike dhe horizonte te pashijuara ndonjehere. Paqja e shkretëtirës sigurisht do të qetësojë dhe do të pastrojë mendimet shpirtin tuaja. Wadi Rum po ju pret.

Një mrekulli natyrore spektakolare, Deti i Vdekur që ndodhet 427 metra nën nivelin e detit është perfekt për turizmin shëndetësor dhe fetar. Ju mund të shijoni diellin ndërsa studiuesit e Biblës mund të marrin dozën e tyre ditore të historisë fetare. Atraksioni kryesor në Detin e Vdekjes është uji i ngrohtë, relaksues, shumë i kripur (rreth dhjetë herë më i kripur se uji detar) dhe i pasur në kripëra kloridi të magnezit, natriumit, kaliumit, bromit etj. Ujërat e jashtëzakonshëm të ngrohta dhe të pasura në minerale kanë tërhequr vizitorë që nga kohët e lashta, duke përfshirë edhe Mbretin Herod dhe bukurinë egjiptiane, Kleopatrën.

Ammani, kryeqyteti i Jordanisë, është një qytet fantastik me kontraste. Një kombinim unik i se vjetres dhe të rese, i vendosur në një zonë kodrash mes shkretëtirës. I vendosur në zemrën tregtare të qytetit, me ndërtesa ultra-moderne, hotele, restorante, galeri arti dhe dyqane, nje kombinacion i tradicionales dhe modernes.

Blog

Eksploroni Aftësitë Kurative të Detit të Vdekur – Udhetim me Guide ne Jordani

Eksploroni një nga mrekullitë më të mëdha natyrore të botës – Detin e Vdekur. I njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme kurative dhe peisazhet e tij magjike, Deti i

Wadi Rum, vendi i preferuar i Hollywood

Wadi Rum në Jordani është një nga ato vende, që ka qenë një skenë e preferuar për xhirimet e filmave, falë peizazheve të tij spektakolare dhe natyrës së shkëlqyer. Kjo

6 Arsye pse duhet të vizitoni Jordaninë

Natyra e mrekullueshme dhe trashëgimia e pasur kulturore dhe historike e Jordanisë, e bëjnë këtë vend një destinacion tërheqës për udhëtarët. Këtu janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të vizitoni Jordaninë: Petra: Ky qytet i lashtë është një nga mrekullitë e botës, një qytet unik i ndërtuar në shkëmbinj të kuq. Struktura e tij [...]

Destinacione të Tjera

2,590.00 Sale! udhetim ne vietnam

Mrekullitë e Vietnamit: Nga Hanoi në Ho Chi Minh

Vizitë në Hanoi, Ha Long Bay, Da Nang , nje nate ne krocere si dhe shume destinacione te tjera.

1,250.00

Udhëtim Magjik në Jordani: Petra, Wadi Rum, dhe Deti i Vdekur

Vizitë në Petra, Shkretëtirën e Wadi Rum dhe Detin e Vdekur. Udhëtim Magjik në Jordani

1,590.00 Udhëtim në Egjipt dhe Piramidat e Gizës

Egjipt: Udhëtim në gjurmët e faraonëve

3 ditë Krociere në Nil, Vizitë në Tempullin e Horus, Tempulli i Isis, Piramidat e Gizës, Kairo etj.

2,150.00 Udhëtim në Kinë

Ekspeditë në Tokën e Dragoit: Udhëtim në Kinë

Vizitohen Muri i Madh Kinez, Xi’an, fjetje ne tren, Qyteti i Ndaluar, Statuja e Budes, Ushtria e Terracota etj

1,790.00 Udhëtim disaditor ne Indi

“Golden Triangle” Udhëtim në Indi

Vizitë në Delhi, Jaipur Qytetin Rozë, Fatephur Sikri. Jal Mahal (Pallati i Ujit) dhe Hawa Mahal (pallati i Erës)

1,090.00 Sale! Udhëtim në Azerbaijan

Aventurë në Azerbaijan: Zbulimi i Tokës së Zjarrit

Aventurë në Baku, Absheron, Gobustan, Gabala dhe vizitë në Tokën e Zjarrit.