Mrekullitë e Vietnamit: Nga Hanoi në Ho Chi Minh

Code: 300689
9 Ditë / 8 Netë
  • udhetim ne vietnam
  • Untitled-2
  • udhetim ne vietnam (vas1)
  • udhetim ne vietnam (aaaaa1)
  • udhetim ne vietnam (111)
  • udhetim ne vietnam (01)
  • udhetim ne vietnam (1)
  • udhetim ne vietnam (1pp)
  • udhetim ne vietnam (1v)
  • udhetim ne vietnam (1zzzz)
  • udhetim ne vietnam (2)
  • udhetim ne vietnam (3)
  • udhetim ne vietnam (21)
  • udhetim ne vietnam
  • Itinerari Vietnam maps

Description

Dita 1: Tiranë – Hanoi

Udhëtimi në Vietnam nis me fluturimin nga Tirana në orën 14:05.

Dita 2: Hanoi

Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar Noi Bai në orën 12:40. Pas marrjes së vizës dhe bagazheve, do të takohemi me partnerët tanë për t’u transferuar në hotel.

Pasdite vizitojmë qytetin e Hanoit. Pas drekës do të fillojmë vizitën e qytetit të Hanoit. Ndalesa e parë është Pagoda Tran QuocIshullin e Peshkut të Artë në Liqenin Perëndimor, e cila është pagoda më e vjetër në Hanoi, ndërtuar në shekullin e 6-të.

Vizitojmë Tempullin e Letërsisë – Universiteti i parë i Vietnamit, themeluar në shekullin e 11-të.

Më pas vizitojmë Liqenin Hoan Kiem, ku do të shijojmë një nga shfaqjet tradicionale vietnameze për 45 minuta. Shfaqje me Kukulla Uji – një art unik i veriut të Vietnamit, që përshkruan skena nga jeta rurale dhe episode nga historia kombëtare.

Kthim në hotel dhe mbrëmje e lirë.

Dita 3: Hoa Lu – Tam Coc

Nisja nga hoteli për në Hoa Lu pasi të keni konsumuar mëngjesin. Vizitojmë kryeqytetin e lashtë Hoa Lu të Vietnamit nga viti 968 deri në 1010, ku do të njiheni me historinë vietnameze në sistemin feudal nën dinastitë Dinh, Le dhe Ly.

Vizitë në Tam Coc, ku me varka bambuje do të bëni një shëtitje për rreth 1.5 orë përgjatë lumit dhe do të befasoheni nga bukuria e mahnitshme e fushave të orizit, lumit dhe një sistemi shpellash. Të gjitha krijojnë një kryevepër që vietnamezët e quajnë “Ha Long Bay në tokë”. Kthimi në Hanoi në hotel dhe mbrëmje e lirë.

Dita 4: Hanoi – Ha Long Bay – Një Natë në Krociere

Nisja nga hoteli drejt Ha Long Bay. Në këtë udhëtim të këndshëm do të shijojmë peizazhin e mrekullueshëm të Deltës së Lumit të Kuq.

Mbërritja në stacionin e krociereve Tuan Chau Marina, ku mund të shplodheni dhe të qetësoheni.

Itinerari i radhës është krociera “LE JOURNEY CRUISE.” Lundrimi drejt Ha Long Bay – një nga Shtatë Mrekullitë e Reja Natyrore në Botë. Dreka shërbehet në bord ndërsa lundrimi kalon peisazhet mbresëlënëse.

Eksplorojmë Shpellën Sung Sot (e njohur gjithashtu si Shpella e Befasisë/Mrekullisë), një nga shpellat më të mëdha dhe më të bukura në Ha Long Bay. Pas një dite të gjatë, kjo është koha ideale për ‘Happy Hour,’ për të shijuar pije energjike dhe snacks.

Dita 5: Ha Long Bay – Hanoi – Da Nang

Shijojmë mëngjesin me pamjen e mrekullueshme të lindjes së diellit në Ha Long Bay. Anija i afrohet qendrës së Parkut Natyror, ku do të lini anijen për një udhëtim të shkurtër në Shpellën Luon. Nëse jemi me fat, mund të bëni foto shumë të bukura me majmunë duke kërcyer rreth shkëmbinjve. Më pas rikthehemi në anije dhe transferim i shpejtë në aeroport për fluturimin për në Da Nang.

Pas mbërritjes, transferta në hotel në Da Nang për check-in.

Dita 6: Da Nang – Gjiri Son Tra – Mali i Mermerit – Hoi An

Mëngjes në hotel dhe kohë e lirë për plazh, shëtitje buzë detit ose shopping suvenire.

Nisja për të vizituar Gjirin Son Tra (Mali i Majmunëve), ku do të vizitojmë pagodën Linh Ung dhe statujën e Zonjës Buddha.

Më pas do të vazhdojmë në Malet e Mermerit. Vizitë në fshatin Non Nuoc në këmbët e Maleve të Mermerit. Fshati është i famshëm për skulpturat dhe artizanatet prej guri. Këtu mund të admironi shumë vepra arti të bëra nga gur dhe mermer nga artistët lokalë. Nëse dëshironi të sfidoni veten fizikisht, mund të ngjiteni në Malin e Ujit, një nga pesë malet në grup (me rreth 150 shkallë). Këtu mund të vizitoni shumë shpella natyrore si shpella Huyen Khong, shpella Tang Chon dhe shpella Hoa Nghiem.

Hoi An, një nga vendet e Trashëgimisë Botërore, ofron një atmosferë të këndshme të cilën do ta shijojmë duke shëtitur rreth këtij qyteti, do të vizitojmë shtëpitë e lashta, sallën e asamblesë së lashtë, tempullin e paraardhësve dhe simbolin e Hoi An-it, Urën Pagoda Japoneze. Në Hoi An, gjithçka është ruajtur siç ka qenë qindra vjet më parë.

21:00 Pas një darke të lehtë, kthimi në hotel në Da Nang.

Dita 7: Kodrat Ba Na dhe Ura e Artë

Pas mëngjesit në hotel, transferim për në kodrat Ba Na dhe marrje e teleferikut që njihet si teleferiku më i gjatë në botë.

Vizitojmë majën Nghinh Phong, Vilat Le Nim, Kopshtin e Orkideve.

Drekë bufet vietnameze do të shërbehet në restorant.

Pas drekës kohë e lirë për të eksploruar kodrat Ba Na në mënyrë të pavarur.

Kthehemi në teleferik dhe transferta për në aeroport për të marrë fluturimin në Ho Chi Minh.

Mbërritja në Ho Chi Minh dhe akomodim në hotel.

Dita 8: Tuneli Cu Chi & Delta e Mekongut – Ditë e Plotë

Pas mëngjesit do të nisemi për të vizituar qytetin My Tho. Vizitë në Vinh Trang Pagoda, një vend i shenjtë, një nga atraksionet më kryesore të këtij qyteti.

Me udhëtim me varkë në lumin Tien për të shijuar mrekullitë natyrore të katër ishujve të bukur si Dragoi, Unikorn, Feniksi dhe Breshka përgjatë lumit.

Do të vizitojmë punishten e karamelit të kokosit dhe do të shijojmë fruta të shijshme sezonale dhe çaj me mjaltë duke shijuar muzikën popullore të Vietnamit Jugor e cila interpretohet nga njerëzit vendas.

Kthimi në Ho Chi Minh dhe mbrëmje e lirë.

Dita 9: Nisja nga Ho Chi Minh me kujtime të ëmbla

Kjo është dita e fundit e programit tonë të pushimeve!

Pas një mëngjesi të shijshëm në hotel do të bëhemi gati për të lënë hotelin dhe për të vizituar Tunelet Cu Chi, një udhëtim që zgjat rreth një orë e gjysmë me autobus. Gjithashtu para se të eksplorojmë tunelet, do të shikojmë një video prezantuese për mënyrën se si janë ndërtuar tunelet. Jo vetem si janë ndërtuar por dhe si vietnamezët mbijetuan në kushte të vështira gjatë luftës. Pas kësaj, shijojmë çajin special dhe kasava (ushqimi i guerilëve gjatë luftës).

Pas përfundimit të këtij turi do të nisemi drejt aeroportit me kujtime të paharrueshme. Transferta në aeroport për të marrë fluturimin e kthimit.

Shënim: Duhet të visheni modestisht duke mbuluar supet dhe gjunjët gjatë vizitave në tempuj dhe pagoda.

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi vajtje/ardhje nga Tirana me tranzit
Fluturimi Hanoi – Da Nang
Fluturimi Da Nang – Ho Chi Minh
Akomodim 2 Nete ne Hanoi: Golden Legend Boutique Hotel
Akomodim 1 Nate Halong Bay : Le Journey Cruise
Akomodim 2 Nete ne Da Nang : Santa Luxury Hotel 4*
Akomodim 2 Nete Ho Chi Minh : Elios Hotel Sai Gon
Lundrimi me krociere ne Ha Long Bay
Transferta me autobuz komod gjate gjithe udhetimit
Te gjitha aktivitetet dhe biletat e hyrjeve qe permenden ne program
Mengjeset + Drekat
Shoqerues shqiptar nga agjensia
Guide vendase ne anglisht
NUK përfshihen në çmim Darkat
Viza Vietnameze (55 USD)
Shpenzime personale
Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “përfshihet“

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Hanoi – Golden Legend Boutique Hotel 3*
   Halong Bay – Le Journey Cruise 4*
   Da Nang – Santa Luxury Hotel 4*
   Ho Chi Minh – Elios Hotel Sai Gon 3*

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqiperi – Vietnam 14 Mars 2025
Nisja nga Tirana Airport (TIA) – Dubai International Airport (DXB)
Dubai International Airport (DXB) – Noi Bai International Airport (HAN)

Fluturimi Vietnam – Shqiperi 22 Mars 2025
Nisja nga Noi Bai International Airport (HAN) – Dubai International Airport (DXB)
Dubai International Airport (DXB) – Tirana Airport (TIA)

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 50% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, 50% deri ne 21 dite para nisjes
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

 

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill