Udhëtim 1 ditor në Liqenin Matka & Shkup – 18€

Code: 441676
Ekskursion 1 ditor
  • Matka lake 3
  • Matka lake 1
  • Matka lake 2
  • Matka lake 4
  • Matka lake 5
  • Matka lake 6
  • Shkup 2
  • Shkup 3
  • Shkup

Description

Udhetim ne Matka dhe Shkup
Nisja do të bëhet herët në mëngjes nga Elbasani në orën 05:00 dhe Tirana në orën 06:00, përgjatë Rrugës së Arbrit, një rrugë panoramike që ofron pamje mbresëlënëse malore dhe një fillim perfekt të ditës.

Pas kalimit të kufirit, bëjmë një ndalesë të shkurtër në Dibrën e Madhe, një qytet i qetë malor me atmosferë tradicionale, ideal për një kafe relaksuese dhe pushim të shkurtër.

Nga Dibra e Madhe, udhëtimi vazhdon drejt Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kohës së lirë në qytet, do të keni mundësi të eksploroni qendrën e Shkupit, të shëtisni përgjatë lumit Vardar, të vizitoni Sheshin “Maqedonia” dhe të shijoni një drekë në restorantet lokale, si edhe kohë për fotografi dhe shopping.

Pas vizitës në Shkup do të nisemi drejt një prej perlave natyrore më të bukura të rajonit – Kanionit Matka. Një destinacion magjik ku natyra e paprekur, uji i kristaltë dhe shkëmbinjtë madhështorë krijojnë një atmosferë të paharrueshme.

Në Kanionin Matka do të keni kohë të lirë për të shijuar shëtitje buzë liqenit në një ambient të qetë dhe relaksues.
Opsionale: Udhëtim me varkë në kanion dhe vizitë në shpellën e famshme Vrelo

Në përfundim të vizitës, nisemi për kthim drejt Shqipërisë, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës dhe me kujtime të bukura nga një ditë e mbushur me përvoja të veçanta.

Detajet e Udhëtimit

Detajet e Udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane :        06:00
Elbasan :           05:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Gjithcka e papermendur me lart

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
✅ Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
✅ Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
✅ Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
✅ Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
✅ Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
✅ Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7

🌄 Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.

Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Spoonbill