Price:€20.00
Udhëtim 1-ditor në Malin e Sharrit, Tetovë – Shijoni bukuritë natyrore dhe mundësitë për skijim! Rezervoni tani dhe përjetoni emocionet e këtij destinacioni të mrekullueshëm!
Udhëtim në Lure – Lura në katër stinë
Nisemi nga Elbasani në orën 05:30 dhe nga Tirana në orën 06:30.
Pas nisjes, do të kemi një ndalesë të shkurtër të planifikuar, e cila do t’ju ofrojë mundësinë për të konsumuar kafenë dhe mëngjesin në një mjedis çlodhës. Më pas, udhëtimi ynë vijon drejt zonës verilindore, duke kaluar përmes Rubikut dhe Rreshenit me destinacion Kurbneshin dhe Lurën. Ky rrugëtim është i mrekullueshëm dhe përshkon male e peizazhe natyrore që ofrojnë bukuri përrallore në çdo stinë të vitit.
Në vazhdim të udhëtimit, ne do të mbërrijmë në qendër të Lurës, ku do të keni mundësinë të shijoni ecjet në natyrë dhe mjedisin mbresëlënës të kësaj zone. Parku Kombëtar i Lurës, i cili shtrihet përreth malit Kurona e Lurës në një lartësi prej 2121 m, përbëhet nga një vegjetacion i pasur i drurëve gjetherënës dhe halorë, ku veçohen ahu, pisha e zezë dhe arneni i rrallë. Bukuria kulmore e kësaj zone janë 12 liqenet akullnajore, të njohura si “Liqenet e Lurës”, ku zambakët e ujit gjatë verës krijojnë një pamje të rrallë mbi sipërfaqen e Liqenit të Luleve dhe Liqenit të Madh.
Vakti i drekës mund të konsumohet pranë qendrës së Lurës gjatë kohës së lirë, përpara se të vijojmë udhëtimin tonë në unazë drejt Peshkopisë. Ne do të realizojmë një ndalesë në pedonalen e kryeqendrës së Dibrës, duke u dhënë mundësinë të shijoni atmosferën vendase përpara nisjes në rrugën e Arbrit. Udhëtimi mbyllet me kalimin përmes tunelit të Murrizit dhe mbërritja në Tiranë e Elbasan shënon përfundimin e shërbimeve tona.
Udhëtim në Lure
Udhëtim në Puke
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar |
||
| Nuk përfshihen |
|
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.