Udhëtim 1 ditor në Lumin e Shales – 28€

Code: 336599
Ekskursion 1 ditor
  • Udhetim ne Lumin e Shales
  • Udhetim ne Lumin e Shales
  • Udhetim ne Lumin e Shales
  • Udhetim ne Lumin e Shales
  • Udhetim ne Lumin e Shales
  • Udhetim ne Lumin e Shales

Description

Udhetim ne Lumin e Shales – Zbuloni magjinë e Lumit të Shalës, një perlë mes Alpeve Shqiptare, në një ekskursion unik një-ditor! Ky tur është një përzierje perfekte e aventurës, natyrës së paprekur dhe relaksimit në një mjedis mahnitës, i quajtur ndryshe edhe “Tajlanda Shqiptare”.

Udhëtimi fillon herët në mëngjes nga Elbasani, duke bërë një ndalesë të shkurtër në Tiranë për të marrë pjesën tjetër të grupit. Më pas itinerari ju çon drejt Liqenit të Komanit, një udhëtim magjik që ofron panorama spektakolare të natyrës së egër dhe autentike shqiptare.

Në Koman, do të hipni në varkat që ju çojnë në destinacionin kryesor, Lumin e Shalës. Ky udhëtim me varkë zgjat rreth një orë dhe kalon përmes ujërave të kristalta të Liqenit të Komanit, duke ju ofruar pamje të paharrueshme.

Në Lumin e Shalës, do të keni kohë të lirë rreth 3-4 orë për të shijuar bukuritë natyrore të vendit. Mund të eksploroni peizazhin, të bëni banjo dielli, të notoni në ujërat e pastër e të freskët dhe të bëni fotografi në këtë mjedis përrallor.

Ekskursioni përfundon me kthimin drejt Tiranës dhe Elbasanit, duke marrë me vete kujtimet më të bukura nga ky destinacion i mrekullueshëm.

Udhetim ne Lumin e Shales

Itinerari

Itinerari

📌 Itinerari i turit :

05:00 : Nisja nga Elbasani.
05:00 – 06:00 : Transferim drejt Tiranës për të marrë pjesën tjetër të grupit.
06:00 – 12:00 : Nisja nga Tirana drejt Liqenit të Komanit me ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.
12:00 – 13:00 : Udhëtim me varkë nga Liqeni i Komanit drejt Lumit të Shalës.
13:00 – 16:00 : Kohë e lirë në Lumin e Shalës për shëtitje, not, relaks dhe fotografi.
16:00 – 21:30 : Kthimi drejt Tiranës dhe më pas në Elbasan.

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasan :        05:00
Tirane :           06:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Shetitje me varke ne Liqenin e Komanit
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Gjithcka e papermendur me lart

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
✅ Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
✅ Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
✅ Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
✅ Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
✅ Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
✅ Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7

🌄 Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.

Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Na lini një Review

Na lini një Review

 

Spoonbill