Dita 1 : Tiranë – Shanghai
Udhëtim në Kinë nis duke u takuar me guidën rreth orës 03:00 në aeroport. Nisja nga Tirana International Airport bëhet në orën 06:00. Fluturojmë drejt Vienës, dhe mbërrijmë aty në orën 07:30. Më pas fluturojmë për në Shanghai në orën 13:15.
Dita 2 : Mbërritja dhe mikpritja në Shanghai
Mbërritja në aeroportin e Shanghait në orën 06:00. Më pas vijojmë me takimin e partnerëve tanë dhe nisemi për në Shanghai me trenin Transrapid, i cili arrin shpejtësi deri në 430 km/h. Pas zbritjes nga treni, marrim autobusin dhe drejtohemi për në hotel ku do të lemë valixhet dhe do të vazhdojmë me një tur të Tempullit Jing’an, vetëm 15 minuta larg. Tempulli Jing’an është një tempull 780 vjeçar, i cili përmban një statujë madhështore të Budës prej bronzi dhe oborre të qeta ku dëgjohen vetëm tingujt e kambanave.
Pas vizitës në tempull do të kthehemi në hotel për të bërë check-in dhe do të kemi kohë të lirë për tu shplodhur derisa të vijë orari i darkës. Para se të konsumojmë darkën, do të kemi një vizitë në rrugën e famshme Nanjing Road, një nga zonat më të gjalla dhe më të njohura të qytetit, e mbushur me dyqane, drita dhe atmosferë moderne kineze.
Konsumojmë darkën në grup. Fjetja në UrCove Shanghai Jing’an by HYATT.
Vaktet e përfshira : Darka
Dita 3 : Shanghai
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.
Dita nis me një vizitë në Kopshtet Yuyuan, një shembull i shkëlqyer i arkitekturës tradicionale të kopshteve kineze nga Dinastia Ming. Ecni mes gjelbërimit, pavilioneve të hijshme dhe liqeneve plot lotus, ndërsa ndjeni qetësinë e këtij vendi magjik. Pranë kopshtit ndodhet Pazari i Qytetit të Vjetër, ku ngjyrat dhe gjallëria janë gjithkund. Ky Pazar është vendi ideal për të shijuar artizanatet tradicionale dhe ushqimet e shijshme të rrugës (street food).
Vazhdojmë vizitën me Tempullin e Jade Budda, një oaz qetësie në qytet. Ky tempull ruan dy statuja madhështore të Budës, të skalitura me gurë të çmuar jade të bardhë. Dita përfundon me një shëtitje përgjatë Bregut të Shanghait (The Bund), ku ndërtesat koloniale historike bëjnë kontrast me qiellgërvishtëset futuristike të qytetit.
Në mbrëmje do të përjetojmë një eksperiencë magjike në lumin Huangpu. Një shëtitje me krociere përgjatë lumit do të na ofrojë pamje mahnitëse të Shangait natën — qiellgërvishtëset që ndriçojnë si kristale, ndërtesat historike të Bund-it që pasqyrohen në ujë dhe atmosfera elektrizuese e një qyteti që nuk fle kurrë. Një mënyrë perfekte për të mbyllur ditën mes dritave dhe hijeshisë së këtij metropoli modern.
Konsumojmë darkën në grup. Fjetja në UrCove Shanghai Jing’an by HYATT.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka
Dita 4 : Shanghai – Suzhou
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.
Udhëtojmë drejt Suzhout (100km ~ 1.5 orë), qytet i njohur për kopshtet elegante dhe degëzimet mahnitëse të ujit. Fillojmë vizitën me Kopshtin e Mjeshtrit të Rrjetave (Master of the Nets), një pasuri e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që ofron një përjetim harmonik mes ujit dhe arkitekturës tradicionale.
Më pas vizitojmë një punishte mëndafshi, ku do të mësojmë për mjeshtërinë e prodhimit të mëndafshit, një art që ka karakterizuar Suzhoun për shekuj. Eksplorojmë Portën Panmen, një nga portat më të lashta të qytetit që simbolizon mbrojtjen e tij historike. Dita mbyllet me një shëtitje në rrugën piktoreske Pingjiang, të mbushur me çajtore, kafene dhe dyqane artizanale.
Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në UrCove Suzhou Shantang Street by HYATT.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka
Dita 5 : Suzhou – Tongli – Xi’an
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.
Pas mëngjesit, nisemi nga Suzhou drejt qytetit të bukur ujor, Tongli, i njohur për historinë e tij mbi 1,000-vjeçare dhe kanalet e tij të qeta. Eksplorojmë këtë qytet të lashtë duke lundruar nëpër rrugët e tij ujore, të rrethuara nga shtëpi tradicionale të bardha dhe ura të harkuara prej guri. Atmosfera e qetë sjell një shije të së kaluarës së lavdishme të Kinës.
Pas drekës, transferohemi për në Suzhou North Railway për te marre trenin per ne Xi’an (16:35 – 23:00).
Pas mbërritjes, transferohemi në hotel. Fjetja në Mercure Xi’an Downtown Hotel.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka
Dita 6 : Ushtria e Terrakotës dhe Tregjet e Xi’an-it
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.
Pas mëngjesit, nisemi për në provincën e Lingtong (45km ~ 1 orë). Aty vizitojmë Ushtrinë e Terrakotës, një zbulim arkeologjik që përmban mijëra ushtarë, kuaj dhe qerre prej balte të ndërtuara për të ruajtur varrin e Perandorit të Parë të Kinës, Qin Shi Huang. Çdo figurë është unike në detaje, duke përfaqësuar fuqinë dhe pasurinë e kësaj dinastie.
Pas kësaj, do të vizitojmë një punishte tradicionale të gdhendjes së nefritit dhe do të mësojmë për mjeshtërinë e përpunimit të këtij guri të çmuar dhe do të bëjmë një shëtitje në tregun e vjetër të Xi’anit, të mbushur me suvenire dhe specialitete lokale.
Pas vizitave kulturore, dita vazhdon me një udhëtim drejt Muslim Quarter, zemra plot jetë e qytetit të lashtë. Rrugicat e ngushta janë të mbushura me aroma karamelesh, erëza ekzotike dhe tregtarë që ofrojnë specialitete tradicionale kineze e ujgure. Një vend ku kultura, kuzhina dhe historia bashkohen në një mozaik të gjallë ngjyrash dhe tingujsh.
Mbrëmja rezervon një përvojë të paharrueshme: një darkë tradicionale me dumplings kinezë, të përgatitur sipas recetave autentike, e shoqëruar me shfaqjen madhështore të Tang Dynasty Show – një udhëtim artistik që ju çon pas në kohë, në epokën e artë të Kinës, përmes vallëzimeve, muzikës dhe kostumeve mbretërore.
Fjetja në Mercure Xi’an Downtown Hotel.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka
Dita 7 : Xi’an – Pekin : Zbulimi i Qytetit të Ndaluar
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.
Pas mëngjesit, nisemi drejt Pekinit me tren të shpejtësisë së lartë (09:10 – 13:30). Pas mbërritjes do të pritemi nga guida jonë lokale dhe shoferi. Do të vizitojmë Pallatin e Verës (Summer Palace) – një nga mrekullitë më të bukura të Kinës, i njohur për liqenin e qetë Kunming, pavionet e hijshëm dhe kopshtet e gjelbëruara që dikur shërbenin si vend pushimi për perandorët. Një shëtitje mes urave tradicionale dhe tempujve elegantë na ofron një udhëtim në historinë e Dinastisë Qing.
Më pas, do të bëjmë një vizitë nga jashtë tek Stadiumi “Bird’s Nest”, simboli modern i Pekinit dhe një nga monumentet më të njohura të Lojërave Olimpike. Struktura e tij unike, që ngjan me një fole zogu, përfaqëson kombinimin perfekt të arkitekturës bashkëkohore dhe shpirtit inovativ të qytetit. (Nëse na premton koha, stadiumin mund ta vizitojmë dhe nga brenda me kosto shtesë).
Konsumojmë darkën në grup. Fjetja në Mercure Beijing City Centre.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Darka
Dita 8 : Pekin – Muri i Madh Kinez dhe Pallati Veror
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.
Dita nis me një vizitë në Sheshin Tian’anmen, zemrën historike dhe politike të Pekinit. Ky është një nga sheshet më të mëdha në botë, i rrethuar nga monumente madhështore si Mauzoleumi i Mao Ce Dunit dhe Salla e Kuvendit Popullor. Teksa ecim në këtë shesh, mund të ndjejmë fuqinë dhe solemnitetin e historisë kineze që ndërthuret me ritmin modern të kryeqytetit, një moment i paharrueshëm për çdo vizitor që dëshiron të kuptojë shpirtin e Kinës.
Më pas do të vizitojmë Qytetin e Ndaluar, një kompleks perandorak që ka shërbyer si selia e perandorëve kinezë gjatë Dinastive Ming dhe Qing. Eksplorojmë oborret e tij të mëdha, sallat madhështore dhe arkitekturën e mrekullueshme që pasqyrojnë fuqinë dhe arritjet artistike të Kinës së lashtë.
Pas kësaj, nisemi drejt Murit të Madh Kinez në Juyong Pass, një nga pjesët më të ruajtura dhe mbresëlënëse të kësaj ndërtese ikonike. Aty do të shëtisim përgjatë rrugëve të tij të lashta dhe do të shijojmë pamjet panoramike të maleve të ashpra dhe luginave të gjelbra. Gjatë rrugës, vizitojmë dhe një punishte të perlave të freskëta, ku do të mësoni për kultivimin dhe mjeshtërinë e tyre, një pjesë e rëndësishme e kulturës kineze.
Në mbrëmje, e mbyllim udhëtimin tonë me një darkë madhështore lamtumire duke shijuar rosën e Pekinit, një specialitet kulinar që përfaqëson kryeqytetin.
Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Mercure Beijing City Centre.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka
Dita 9 : Pekin – Tiranë
Bëjmë check-out herët në mëngjes dhe nisemi për në aeroport për tu kthyer në Tiranë.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi
Udhëtim në Kinë