Shqipëria drejt rrugës për tu kthyer në një margaritar turistik
Për gjashtë ditë, dymbëdhjetë agjenci udhëtimi dhe redaktori i fvw|TravelTalk, Oliver Graue udhëtuan në Shqipëri në një udhëtim biznesi. Ata vizituan disa prej pikave më të mirënjohura të vendit, por mbajtën gjithashtu diskutime me qeverinë, zyrtarë të sektorit të turizmit dhe agjencitë hyrëse.
Të rinjtë janë të përqendruar në orën e kuzhinës duke trazuar tenxheret dhe tiganët. Bën nxehtë në kuzhinë, por njëkohësisht, erëmon këndshëm si rizoto me prodhimë deti. “Këtu jemi në të ardhmen,” thotë Elvis Kotherja, CEO i Elite Travel Group (ETG), një prej kompanive hyrëse shqiptare më të përkushtuara.
Shkolla profesionale e Elbasanit, rreth 45 minuta me makinë në jug të Tiranës, përfaqëson një projekt me rëndësi shumë të madhe: nga 14 deri në 18 vjeç, të rinjtë marrin trajnim profesional në industrinë e mikpritjes, nga menaxhimi i hoteleve tek guida turistike. Më shumë se 60 kompani e mbështesin këtë koncept, unik për Shqipërinë. Këtu përfshihet edhe ETG, franzhizë e Lufthansa City Center.
Shqipëria mbështetet tek talentet e reja në turizëm. Ndonëse vendi tërheq gjithnjë e më shumë turistë mes Malit të Zi dhe Greqisë, ka mungesa në personelin e kualifikuar. Ofruesit privatë si ETG e kanë kthyer në misionin e tyre të frymëzojnë dhe të mbështesin të rinjtë në industrinë e turizmit. Qeveria shqiptare ka vendosur edhe një pagë minimale për punonjësit në këtë industry.
Potenciali turistik i këtij vendi me 2.8 milionë banorë është i madh dhe qeveria është tërësisht e dhënë pas zhvillimit të tij. Në pak vite, pritet që industria e turizmit të mbulojë 30% të prodhimit të brendshëm bruto – aktualisht mbulon 18%.
Zëvendës Ministrja e Turizmit, Vilma Bello vë në dukje me krenari se asnjë vend tjetër në Europë nuk përjetoi një rritje aq të fuqishme turistike si Shqipëria gjatë vitit 2022. Në 2019 pati 6.4 milionë turistë, kurse viti i kaluar numëroi 7.5 milionë. Gjermania është një prej furnizuesve më të mëdhenj të turistëve. Shqipëria regjistroi një rritje prej 40% prej Gjermanisë.
Ky vend ka gjithçka që vlen për një destinacion tërheqës. Prej kryeqytetit të Tiranës me me sheshet e gjallëruara dhe restorantet që qëndrojnë hapur deri vonë në mbrëmje, hidhesh tek peizazhet e gjelbërta e të gjalla të maleve në brendësi të natyrës, të cilat janë fantastike për ecje dhe sporte. Fermerët të zgjasin pjepra, vaj ulliri, mjalt, raki buzë rrugës dhe bujtinat e drejtuara nga familjet shërbejnë pjata të nxjerra prej perbërësve të thjeshtë e të freskët – prej sallatave tek zahiret dhe brumëra si byreku apo mish i marinuar i zgarës.
Eskursionet në Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si rrënojat e Butrintit, ia vlejnë gjithmonë. Gjetjet më të hershme datojnë në shekullin e dhjetë para krishtit kur Grekët kolonizuan zonën – gjetjet më të vona janë të peridhës së Venedikut, që patën një bazë në Butrint deri në 1797 për të siguruar rrugën nga Korfuzi për anijet e tyre.
Panorama të mrekullueshme mund të shijohen nga kalaj që sheh mbi Gjirokastër, e cila gjithashtu listophet si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s dhe nga majat përqark, po ashtu si mali i Dajtit që është 1600 metra i lartë dhe vështron mbi Tiranën. Turistët mund të marrin teleferikun më të gjatë në Ballkan për të mbërritur në majë.
Qytetet dhe fshatrat përgjatë bregdetit mbi 360 kilometra të gjatë hyjnë tek pikat më të bukura, pjesë nga bregdeti janë tashmë të populluara masivisht me hotele, të tjera pjesë janë relativisht të qeta, (ende) të pazbulura. Pjata të shkëlqyera peshku mund të gjenden kudo.
Ky potencial zbulohet dita-ditës nga investitorët ndërkombëtarë. Zinxhirë të mëdhenj hotelesh tashmë operojnë në hotele dhe Meliá tani afër hapi resortin e vet të par të madh në Durrës në bregdetin e Adriatikut – gjashtë të tjerë janë planifikuar. Në Durrës, është planifikuar gjithashtu të ndërtohët një prej porteve më të mëdha në botë. Po ashtu, disa aeroporte janë duke u ndërtuar, shumë prej rrugëve të vendit janë të reja dhe gjithnjë e më shumë operatorë turistikë – ato të vendosura në Gjermani gjithashtu – po e përfshijnë Shqipërinë në programet e tyre.
Për të krijuar vende pune të përhershme dhe tërheqëse në turizëm, sezoni shqiptar është planifikuar të zgjasë nga shkurti deri në nëntor në të ardhmen. Qeveria po kërkon gjithashtu këshilla nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në zhvillimin e formave të qëndrueshme të turizmit. Së bashku me më shumë se 100 ofrues të turizmit rural, ata kanë zhvilluar tashmë shumë ture tematike, duke përfshirë prodhimin e verës, shëtitjet, muzikën, folklorin, manastiret dhe përvojat e kuzhinës. Aktualisht, GIZ dhe qeveria po zhvillojnë standardet dhe certifikimet përkatëse të cilësisë.
Menaxheri i projektit të GIZ, Mattia Ëegmann fokusohet kryesisht në veriun rural të vendit, jo në brigjet jugore ku po investojnë shumë zinxhirë ndërkombëtarë. “Me natyrën dhe kulturën, biodiversitetin dhe traditat e saj, Shqipëria ka potencial të madh për turizmin rural miqësor ndaj mjedisit”, thotë Ëegmann.
Shumë gjermanë tashmë kanë nisur turet e ecjes në veri të vendit sot. “Përveç kësaj, ka mundësi të mira përmes shumë lidhjeve të fluturimeve direkte”, shton menaxheri i projektit GIZ. Pas kompanisë me kosto të ulët Ëizz, Grupi Lufthansa është linja ajrore e dytë më e madhe e huaj në Aeroportin e Tiranës, edhe sepse udhëtarët nga Evropa Perëndimore dhe Veriore shpesh fluturojnë përmes Frankfurtit.
Një shembull suksesi është Ferma Uka pranë kryeqytetit Tiranë. Entomologu dhe ministri i parë i Bujqësisë i Shqipërisë, Rexhep Uka, e themeloi fillimisht atë si një projekt studentor pothuajse 30 vjet më parë. Sot e operon së bashku me djalin e tij Florin sipas kritereve ekologjike.
Në vetëm dy hektarë, rriten më shumë se 500 bimë të ndryshme dhe prodhohen rreth 150,000 shishe verë në vit – 250 familje furnizojnë rrushin, i cili është varietet i vjetër që lulëzon ekskluzivisht në Shqipëri. Një nga specialitetet është varieteti Ceruja, i cili rritet në man dhe korret vetëm në sasi shumë të vogla çdo disa vite.
Një tjetër eksperiencë autentike është të vizitosh vendasit si Ermioni dhe Dashamir Qorri. Çifti, të moshasve 69 dhe 78 vjeç, u shërbejnë vizitorëve të tyre raki të bërë vetë, në tarracën në oborrin e shtëpisë së tyre të vjetër në qytet.
Si shumë fqinjë, dy nga fëmijët e tyre kanë emigruar; një vajzë punon si mjeke në Leipzig. Por ata qëndrojnë – me dy kisha të krishtera në lagje. Ato janë ndër të paktat që i mbijetuan të padëmtuara epokës komuniste.