Blue Kotor Bay Resort

Pushime në Blue Kotor Bay Resort

April 12, 2021
Akomodim Blog

Kotorri është një nga qytetet më interesante në Malin e Zi. Me një histori dhe kulturë të pasur si edhe me bukuri natyrore të mrekullueshme, jo më kot ai është një ndër destinacionet e preferuara të verës. Nëse doni të kaloni një eksperiencë të paharrueshme duke shijuar peizazhin e Gjirit të Kotorrit, Blue Kotor Bay Resort është zgjedhja e duhur. Resorti gjendet në zemër të qytetit të Kotorrit dhe është padyshim një oaz qetësie dhe relaksimi.

Akomodimi

Hoteli përbëhet nga 106 dhoma, që variojnë nga standarde deri te suitat. Në secilën prej tyre do të gjeni një ballkon apo tarracë ku do të mund të shijoni një pamje spektakolare të detit dhe maleve përreth në të gjithë gjirin.

SPA dhe Wellness
blue kotor bay

Për të relaksuar trupin dhe mendjen mund të shijoni ambientet e SPA SOUL. Sauna dhe pishina e mbyllur mund të përdoren nga të gjithë pushuesit, por gjithashtu mund të zgjidhni edhe mes trajtimeve më specifike. Këto trajtime përfshijnë masazhe, Hammam, apo trajtime kozmetike. Stafi do t’ju ndihmojë të zgjidhni mes trajtimeve më të njohura në industrinë e bukurisë. Gjithashtu, për të gjitë ata që duan të mbajnë trupin në formë, në resort do të gjeni edhe palestrën për të mos e ndaluar rutinën tuaj të stërvitjes.

Bare dhe Restorante

Sigurisht një pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja është edhe ushqimi. Përgatituni të provoni shije të reja nga kuzhina malazeze, por edhe ushqime internacionale në restorantet dhe baret ku do të gjeni një varietet opsionesh. Të gjitha të përgatitura me mjeshtëri duke përdorur përbërësit më të freskët vendas. Përveç restorantit kryesor Blue, gjithashtu do të gjeni edhe opsione a la carte në restorant Lighthouse. Gjithashtu, do të keni mundësi të zgjidhni mes bareve të ndryshme pranë detit apo në tarracë. Ju mbetet vetëm të vizitoni Blue Kotor Bay Resort!

Spoonbill