Pse të Zgjidhni Sarandën Si Destinacion Pushimesh

Pse të Zgjidhni Sarandën Si Destinacion Pushimesh

July 21, 2020
Udhëtime Blog

Saranda është një nga qytetet kryesore të rivierës dhe gjatë verës gjallon nga një numër i lartë pushuesish. E pozicionuar përballë ishullit grek të Korfuzit, Saranda është një destinacion klasik mesdhetar. Njihet jo vetëm për plazhet, por edhe për jetën e natës, madje edhe për disa atraksione me vlera historike. Saranda është edhe një pikë mjaft e mirë për të eksploruar edhe zona të tjera shumë të njohura të rivierës. Prandaj, ju ftojmë të zbuloni arsyet për të zgjedhur Sarandën si destinacion pushimesh.

1. Eksploroni Plazhet

Nisur nga pozicioni gjeografik i Sarandës, ajo jo vetëm që ofron mundësi plazhi në qytet, por edhe në rrethinat e saj. Qëndrimi në Sarandë ju ofron një mundësi të mirë për të vizituar plazhe të ndryshme vetëm disa minuta larg. Më i njohuri është Ksamili. Një fshat i bekuar me plazhin fantastik si dhe tre ishujt.

Plazhe të tjera që ia vlejnë të vizitohen janë Plazhi i Pulëbardhës, Plazhi i Pasqyrave, Plazhi i Manastirit dhe Gjiri i Hartës. Të gjithë janë të arritshëm me rrugë automobilistike dhe distancat variojnë 15-20 minuta nga qyteti. Secili prej tyre ju mirëpret me freskinë e tij dhe peizazhet e mahnitshme të detit të kaltër.

Për ata që kërkojnë të eksplorojnë me plazhe paksa më të panjohur, një mënyrë tjetër është të nisen drejt gjireve si Krorëza apo Kakomeja. Ato janë të arritshme vetëm nëpërmjet lundrimit.

Cilado të jetë zgjedhja juaj, të qëndroni në qytet apo të vazhdoni më tej, plazhi në zonën e Sarandës do t’ju bëjë të dashuroheni me të.

2. Vizitoni Syrin e Kaltër

Rreth 30 minuta larg Sarandës do të keni mundësinë të vizitoni një nga mrekullitë natyrore të jugut të Shqipëisë. Syri i Kaltër, fillimisht do t’ju duket si një parajsë e vogël ekzotike nga gjelbëimi i dendur që rrethon ujin e kristaltë. Ky pellg uji krijohet nga burimi që vjen nga Mali i Gjerë dhe arrin një thellësi që ende nuk është zbuluar. Prej kësaj thellësie, mesi ka një ngjyrë të kaltë të errët duke krijuar iluzionin e bebes së syrit. Më tej rrethohet nga nuanca më të hapura të ngjyrës blu dhe jeshile. Nëse doni mund edhe të notoni, por pergatituni pë ujin e ftohtë që nuk arrin më shumë se 10 gradë celsius.

3. Jeta e Natës

Për sa i përket jetës së natës, mund të themi se Saranda kthehet në “Tiranën e jugut” gjatë sezonit veror. Qyteti ofron një mori pub-esh dhe klubesh me organizime të ndryshme që do t’ju mbajnë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit. Për të gjithë ata që kërkojnë gjallëri edhe gjatë pushimeve, atëhere Saranda është zgjedhja e duhur. Nuk do të dini cilën festë të zgjidhni!

4. Njihuni me atraksione historike të rëndësishme

Së fundmi, nuk mund të lemë pa përmendur edhe atraksionet me rëndësi historike në afërsi të Sarandës. Fillimisht, mund të vizitoni Kalanë e Lëkurësit. E ngritur në vitin 1537 në një pozicion strategjik nga ku mund të shikohet e gjithë Saranda, bregdeti, madje edhe ishujt e Ksamilit. Më parë brenda kalasë gjendej fshati i Lëkurësit, ndërsa sot është kthyer në një pikë turistike ku mund të shkrepni foton perfekte dhe të shijoni një mbrëmje të këndshme.

Pse të Zgjidhni Sarandën Si Destinacion Pushimesh

Së dyti, nuk mund të lemë pa përmendur sitin më të rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri, Parku Kombëtar i Butrintit. Në të gjendet një shumëllojshmëri mbetjesh arkeologjike ilire, romake, otomane dhe greke. Jo më kot Butrinti është nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe vizitohet nga një numër i madh turistësh vendas e të huaj.

Pse të Zgjidhni Sarandën Si Destinacion Pushimesh

Diçka tjetër që do të gjeni në Sarandë janë edhe manastiret. Manastiri kryesor, prej të cilit vjen edhe emri i qytetit, është Manastiri i 40 shenjtorëve. Ai u ndërtua gjatë shekullit VI pr.K dhe mendohet të ketë qenë një nga zonat e pelegrinazhit më të rëndësishme në bregdetin e Jonit. Gjatë diktaturës u kthye në një bazë ushtarake, ndërsa sot do të gjeni vetëm muret e bazilikës.

Spoonbill