Plazhet e Veriut

October 25, 2023
Informacion, Udhëtime Blog

Plazhi i Velipojës

Plazhi i Velipojës është një plazh ranor në veri të vendit, i cili shtrihet nga grykëderdhja e lumit Buna, tek “Rana e Hedhun”. Ky plazh njihet për cilëstitë kurative të rërës së tij, ujërat e pastra dhe atmosferën familjare. Plazhi është pjesë e fshtatit turistik të Velipojës, që ashtu si pjesa bregdetare, ka peizazhe të mrekullueshme dhe sundohet nga natyra e qetë dhe e paqtë. Velipoja është me të vërtetë një destinacion i dashur i veriut.

Plazhi i Vilunit

Plazhi i Vilunit gjendet afër Velipojës. Është një plazh që frekunetohet më së shumti nga familjarët. Rëra plot jod dhe ujërat e ngrohta, bashkë me natyrën e dominuar nga pishat, janë ideale për të kaluar pushime të qeta.

Rana e Hedhun

Rana e Hedhun është plazhi më i veçantë i Lezhës. Rrëzë malit të Rrencit, një masiv i madh ranor, i cili të krijon kuriozitet, shkrihet me detin dhe ky i fundit duket se është mësuar me këtë gjysmë kodër ranore. Vitet e fundit plazhi ka marrë një vëmendje të madhe jo vetëm nga turistët shqiptarë, por edhe nga ato të huaj, pasi ofron një mundësi të shkëlqyer për të shijuar plazhin dhe një panoramë të shkëlqyer të natyrës.

Plazhi i Shëngjinit

Ky plazh e merr emrin nga një gojëdhënë e zonës. Plazhi rrethohet me pisha, është fare pranë rrugëve kombëtare dhe ofron mundësi për akomodim të përballueshëm. Zona njihet edhe për atmosferën e vet rinore, ndaj mund të gjeni edhe ndonjë club nate.

Plazhi i Kunes

Plazhi i Kunes është pjesë e Rezervatit Natyror të Menaxhuar Kune – Vain – Tale – Patok – Fushëkuqe – Ishëm. Ende i pazbuluar plotësisht, plazhi është i vogël, por një oaz i vërtetë. Në të nuk ka shumë biznese, pasi natyra dhe mirëqenia e saj është më e rëndësishmja për zonën. Vendasit thonë se ujërat dhe rëra janë me të vërtetë fantastike.

Plazhi i Kepit të Rodonit

Kepi i Rodonit është kepi më i madh në Shqipëri dhe njëkohëshisht një monument natyror me bukuri të rrallë. Kepi mendohet se e merr emrin nga hyu ilir i detit dhe mbrojtës i detarëve, Redoni. Plazhet e Rodonit kanë vlera të larta estetike dhe natyrore. Rëra e pastër, ujërat e kristaltë dhe klima e freskët janë kombinimi i përkryer për të bërë plazh. Zona oforn turizëm historik si edhe mundësinë për ecje dhe ngjitje në natyrë.

Plazhi i Currilave dhe Plazhi i Kallmit

Fare afër me Durrësin, Kallmi paraqet një copëz natyrë të paprekur nga dora e njeriut ku shkrihen në një plazhi ranor me atë shkëmbor. Ndonëse mungojnë investimet, është një destinacion i mirë për plazh ditor, me familjen apo miqtë. Plazhi i Currilave është plazhi tjetër, i parapëlqyer masivisht dhe më i populluar

Plazhi i Semanit

Plazhi i Semanit gjendet në Fier dhe është mundësia më e shkëlqyer për të shijuar diellin mesdhetar, rërën e bardhë dhe ujin e pastër me familjen tuaj.

Plazhi i Spillesë

Prej vitesh Spilleja është kthyer në një nga destinacionet më të parapqlëyera të familjarëve, për çmimet mjaft ekonomike, qetësinë dhe plazhet e sigurta. Rrethuar nga një prapavijë e gjelbërt pishash, mund të gjeni edhe hapësira më intime që nuk janë zaptuar nga shezllonët.

Plazhi i Golemit dhe i Qerretit

Këto janë plazhe në afërsi me Durrësin. Idealë për të shijuar rrezet e diellit dhe për të kaluar një kohë të qetë me personat që zgjidhni të shkoni.

Spoonbill