perse te zgjidhni elite travel agency

Përse të zgjidhni Elite Travel Agency?

February 8, 2024
Udhëtime Blog

Keni ëndërruar vazhdimisht të vizitoni vendet më ekzotike të Planetit?
Të përjetoni eksperienca të rralla të kulturave dhe qytetërimeve të të gjitha kohërave?
Të bëheni pjese e tyre aq sa të ndjeni që po jetoni në një tjetër dimension?

Kemi krijuar këtë rubrikë për t’ju ofruar mundësinë të shijoni vendet më të bukura dhe të vecanta.

Perse Elite Travel Agency !?

  • Programet tona janë të dizenjuara nga profesionistë me njohuri dhe eksperiencë për secilin destinacion.
  • Çdo element i secilit program është i organizuar në mënyre të detajuar duke eleminuar “të papriturat e pakëndshme”
  • Programet tona i kushtohen në mënyre të plotë një destinacioni, duke ju dhënë mundësine të merrni një eksperience sa më të plotë por edhe të qetë.
  • Në cmimet e ofruara përfshihen pothuajse të gjitha elementet dhe shërbimet e udhetimit, duke ju dhënë mundësinë të bëni një planifikim më të mirë të kostove dhe shpenzimeve tuaja.
  • Një shoqerues nga agjensia jonë është pranë jush gjatë gjithë udhëtimit duke u kujdesur që gjithcka të realizohet me korrektësi, duke ofruar asistencë për cdo kërkesë apo nevojë.
  • Cilesia, organizimi, korrektësia dhe orientimi drejt kënaqësisë së klientit janë pikat më të forta të programeve tona
  • Pasurimi i vazhdueshëm me ide të reja udhëtimesh dhe eksperienca të reja.
  • Fluturimet vajtje ardhje janë të organizuara me linja ajrore (schedule) dhe jo (low cost), rezervohen në statusin (grup. Kjo mënyrë na garanton në cdo moment një shërbim cilësor dhe vijueshmeri pa ndërprerje dhe në rastet kur ka të papritura.
  • Eksperiencë mbi 20 vite në organizimin e udhetimeve dhe gjithmonë me rezultate të shkëlqyera dhe kliente të kënaqur
  • Udhëtimet tona kanë karakter edukues, informues dhe qëllimi është të kemi klientet përseritës në destinacionin e rradhës.
  • Ne jemi të përkushtuar dhe garantojmë nisjen e grupeve në çdo datë të përcaktuar.

Per me shume informacione mbi paketat tona, na shkruani cdo moment.

Elite Travel Agency

Perse Elite Travel Agency

 

Spoonbill