Udhëtim 1 ditor në Prizren – 17€

Code: 339663
Ekskursion 1 ditor
  • Udhëtim në Prizren
  • Prizren – 4
  • Prizren – 5
  • Prizren – 6
  • Prizren – 8
  • Prizren – 9
  • Prizren – 1
  • Prizren – 2
  • Prizren – 3

Description

Udhëtim në Prizren – Zbuloni qytetin historik të Kosovës në një ditë të paharrueshme

Bëhuni pjesë e një udhëtimi të jashtëzakonshëm në Prizren, një nga qytetet më të bukura dhe më të pasura me kulturë Kosovë. I njohur për trashëgiminë e tij historike, arkitekturën mesjetare dhe mikpritjen tradicionale, Prizreni ofron një eksperiencë të plotë për udhëtarët që kërkojnë histori, bukuri dhe shije autentike.

Kalaja e Prizrenit – Një ndër atraksionet më të vizituara në qytet, Kalaja mesjetare e Prizrenit ofron një panoramë mbresëlënëse mbi qytetin dhe luginën përreth. Një ndalesë ideale për të fotografuar dhe për të përjetuar atmosferën historike.

Qyteti i Vjetër i Prizrenit – Ecni përgjatë rrugicave me kalldrëm, kaloni mbi Urat karakteristike të Lumbardhit dhe shijoni ndërtesat me arkitekturë osmane dhe ballkanike që tregojnë historinë shekullore të qytetit. Qyteti i Vjetër është një perlë kulturore që nuk duhet humbur.

Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Një pikë historike me rëndësi të veçantë për shqiptarët, ku mund të mësoni më shumë për identitetin kombëtar, historinë e Rilindjes dhe kontributin e Prizrenit në çështjen kombëtare.

Shije tradicionale kosovare – Turi përmbyllet me një drekë të shijshme në një restorant tipik kosovar, ku do të provoni specialitete lokale si flia, mantia dhe ushqime të përgatitura me dashuri dhe përvojë.

Udhëtim në Prizren

Itinerari i Turit

Itinerari i Turit

📌 Itinerari i turit :

06:00 : Nisja nga Elbasani drejt Tiranës për të marrë pjesën e mbetur të pasagjerëve.
07:00 : Nisja nga Tirana drejt Prizrenit me ndalesa gjatë rrugës për foto panoramike.

11:00 – 17:00 :
-Vizitë në Komunën e Prizrenit, vizitë opsionale në Muzeun Arkeologjik, shëtitje përgjatë Lumit Lum Bardh deri në qendër të Prizrenit ku mund të vizitoni dhe Çezmën, një nga pikat më të njohura të qytetit.
Kohë e lirë për të shijuar drekën dhe pazarin sipas dëshirës.
Takimi tek Ura e Madhe përballë Hotel Theranda dhe transfertë për tek Abi Çarshia.
Kohë e lirë në qendrën tregtare Abi Çarshia për blerje.

17:00 : Nisemi drejt Tiranës dhe Elbasanit.

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasan :        06:00
Tirane :           07:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Hyrjet në muze/atraksione
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.

Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Give us a Review

Give us a Review

Harta

Harta

Searching Availability...

 

Spoonbill