Karaburun dhe Sazan: Thesaret e “Ndaluara” të Shqipërisë

Karaburun dhe Sazan: Thesaret e “Ndaluara” të Shqipërisë

June 13, 2020
Udhëtime Blog

Tashmë e dimë se Riviera Shqiptare është e mbushur me destinacione që tërheqin mijëra pushues vendas e të huaj çdo vit. Ky ekskursion i dedikohet pikërisht dy prej perlave të
bregdetit në jug të vendit tonë. Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri, është një thesar i vërtetë për turizmin shqiptar.
Udhëtimi fillon nga porti kryesor i Vlorës drejt gadishullit të Karaburunit. Do të keni mundësi të shijoni plazhin në një nga gjiiret e gadishullit të cilët rrethohen nga bukuri natyrore thuajse të paprekura.

Vizitë në Sazan & Karaburun Tour Operator
Eksplorim: Shpella e Haxhi Alise

Pas vizitës në Karaburun, ekskursioni vazhdon me eksplorimin e mëtejshëm të parkut detar. Pamjet magjepsëse të ujërave të kristalta shoqërohen nga një biodiversitet i pasur. Peizazhi plotësohet nga terren shkëmbor, i cili merr trajta të ndryshme, shpeshherë edhe në formen e shpellave. Më e famshmja është shpella e Haxhi Alisë. Me një lartësi prej 18 m dhe një thellësi prej 10 m, ajo është vendi më i bukur i Parkut Kombëtar. Shpella e Haxhi Alisë ka një pamje fantastike falë formacioneve të stalaktiteve të krijuar ndër shekuj. Sipas gojëdhënave, ajo ka marrë këtë emër nga një detar, i cili së bashku me të birin qëndronte në shpellë dhe sulmonin piratët e mbronin udhëtarët.

Sazani bunker
Ishulli i Sazanit

Pasi të keni përjetuar magjinë e shpellës së Haxhi Alisë, udhëtimi vazhdon me vizitën në ishullin e Sazanit. Është i vetmi ishull në territorin e Shqipërisë dhe dikur është shfrytëzuar si bazë ushtarake. Ky ishull, me një sipërfaqe prej 5.8 km2 , është hapur për turistët që nga viti 2017, pasi më parë nuk lejohej të shkohej. Atje kanë mbetur gjurmët e çdo periudhe, por më të dallueshmet janë ato të komunizmit. Një rrjet bunkerësh dhe tunelesh sekrete sjell nje panoramë të atyre viteve. Në ditët e sotme, Sazani është i pabanuar, por mbart një larmishmëri natyrore që nuk duhet humbur.

Spoonbill