Udhetim 1-ditor ne kolashin

3 Destinacionet e Dimrit me Elite Travel Agency

January 21, 2021
Udhëtime Blog

Me ardhjen e dimrit fillon edhe gjallërimi i turizmit malor. Një pjesë e mirë e turistëve vihen në kërkim të vendeve që mbulohen nga dëbora, e pse jo edhe të provojnë sportet dimërore. Nëse ende nuk e keni gjetur udhëtimin tuaj, ne po ju sjellim tre destinacionet e dimrit nga Elite Travel Agency.

1. Kolashin, Mal i Zi
Udhetim 1-ditor ne kolashin

Kolashin, destinacioni dimëror më i njohur në Mal të Zi, i cili shndërrohet në një vend përrallor që me dëborën e parë që bie.

Ndalesa e parë gjatë rrugës për në Kolashin do të jetë pak surprizuese. A e dinit se Mali i Zi ka versionin e tij të Ujëvarës së Niagarës? Vetëm disa minuta larg Hanit të Hotit, do të gjeni këtë vend të mrekullueshëm, i cili është vazhdim i lumit Cem. Përgjatë viteve, Ujëvara e Niagarës është vizituar gjithnjë e më shumë nga turistët, prandaj përgatituni për të shkrepur fotografinë perfekte.

Pas vizitës së ujëvarës, është koha të bëheni gati për eksperiencën e vërtetë dimërore. Kolashini është një nga qendrat më të njohura të skive në Ballkan. I rrethuar nga pyjet me një aromë fantastike pishash, Kolashini gjendet mes dy maleve: Bjalasica dhe Sinjajevina. Të dy këto male gjigande janë të veshur me dëborë gjatë gjithë stinës së dimrit. Atje do të gjeni pista për sporte dimërore qoftë për fillestarët, apo edhe për ata që duan të testojnë aftësitë e tyre. Zona ku mund të praktikohen këto sporte ndodhet ne lartësitë 1,420-2,035m. Gjithashtu mund të zgjidhni mes 6 teleferikëve për të kaluar nga njëra pistë në tjetrën dhe për të shijuar natyrën mbresëlënëse nga lart.

2. Mavrovë, Maqedonia e Veriut
Mavrova

Çdo stinë ka bukurinë e saj në Mavrovë, megjithatë dimri sjell një atmosferë ndryshe në parkun kombëtar më të madh në Maqedoninë e Veriut. Gjatë rrugës do të shijoni një panoramë të mrekullueshme malesh dhe kabinash druri të lezetshme. Në malin Bistra do të gjeni një mori pistash për ski, si edhe teleferik nga ku mund të shikoni një pamje madhështore të të gjithë parkut kombëtar të Mavrovës. Nëse është hera e parë që provoni sportet dimërore, atëhere Mavrova ofron pistat më të përshtatshme me një nivel vështirësie jo shumë të lartë.

Pas argëtimit në dëborë, mund të shkoni të ngroheni në një nga baret apo restorantet e shumta me specialitete të zonës.

3. Razëm, Shqipëri
Razem

Pika turistike e Razmës ndodhet në zemër të Alpeve shqiptare, nën këmbët e malit të Veleçikut. Do të udhëtoni përgjatë një rruge mjaft panoramike, me fshatrat e vegjël që duken rrëzë maleve. Gjatë ngjitjes në rrugën malore, nuk mund të humbësh pamjet spektakolare të maleve nga njëra anë, fushave me detin në sfond përkundrejt. Me një lartësi 900 metra mbi nivelin e detit, Razma shtrihet mbi një pllajë karstike, ku mahnitesh me kontrastet e relievit. Nga majat e maleve në lëndinat dhe kullotat alpine që shtrihen mbi gropat akullnajoro-karstike. Malet janë të mbuluara me pyje të dendur ahu dhe pishe, që të lënë pa fjalë me madhështinë e tyre. Razma është një pikë klimaterike, shumë e përshtatshme për të zhvilluar turizmin malor me ajrin e saj të pastër e të freskët, pistat e bollshme për ski, alpinizmin dhe pamjet magjepsëse. Prandaj është pjesë e listës sonë për destinacionet dimërore.

Spoonbill