akomodim në Sarandë

3 Eksperiencat Tona me Akomodimin në Sarandë

August 3, 2020
Udhëtime Blog

Saranda, si një nga destinacionet kryesore të pushimeve në Shqipëri, ofron një mori opsionesh për akomodimin e pushuesve. Gjatë punës tonë shumëvjeçare kemi patur eksperienca nga më të ndryshmet. Prandaj, kemi zgjedhur të ndajmë me ju tre prej eksperiencave me të mira për akomodim në Sarandë.

1. Hotel Apollon 4*
Hotel Apollon 4* Sarandë Corporate travel

Një hotel me katër yje, i pozicionuar në atë pjesë të Sarandës ku atraksionet turistike janë lehtësisht të arritshme. Hotel Apollon përmban 20 dhoma modern dhe ne rindertim 35 te tjera ne total 55 dhoma, që premtojnë t’ju ofrojnë komfortin që meritoni. Gjithashtu mund të relaksoheni në plazhin privat të hotelit.

Ka një vlerësim 4 nga 5 në Tripadvisor dhe 9 nga 10 në Booking. Një hotel me menaxhim familjar dhe i vlerësuar nga klientët e kompanisë më të madhe Nordike, VING. Klientët e saj kanë dhënë një vlerësim maksimal për shërbimin, stafin e hotelit, vendodhjen, afërsinë me plazhin, ushqimin dhe panoramën. Në vitin 2019, Hotel Apollon, është renditur në vendin e 7-të nga 470 hotele që kompania VING kontrakton në të gjithë botën.

2. Hotel Epirus 3*
Hotel Epirus 3* Sarandë Business travel

Eksperienca e dytë që ia vlen të përmendet është hotel Epirus. Një hotel me tre yje, i cili ofron edhe mundësi për të shijuar plazhin gjatë ditëve të nxehta të verës. Hotel Epirus është edhe një opsion mjaft i mirë për familjet dhe ofron 68 dhoma. Një plus për Epirus është edhe fakti që sapo është rinovuar dhe ka një pastërti shembullore.

Ky hotel ka një vlerësim 4 nga 5 në Tripadvisor dhe në Booking çiftet e vlerësojnë me 8.4 nga 10. Gjatë vitit 2019, Hotel Epirus u vlerësua nga kompania VING, si një nga 10 hotelet mëtë mira që menaxhohen nga familje vedase. Shërbimi, plazhi dhe panorama janë vlerësuar maksimalisht nga klientët nordikë.

3. Hotel Ari 3*
Hotel Ari 3* Tour Operator

Një hotel i vogël me tre yje, i pozicionuar në qendër të Sarandës. Me një kapacitet prej 10 dhomash, Hotel Ari ju ofron gjithçka ju duhet për komoditetin tuaj gjatë pushimeve. Vendodhja është perfekte edhe për të vizituar atraksione të ndryshme si Porti i Sarandës dhe Finiqi.

Ky hotel ka një vlerësim 4 nga 5 në Tripadvisor dhe 8.9 nga 10 në Booking. Para pandemisë, Hotel Ari, ishte një nga hotelet më të shitura nga kompania VING. Pozicionimi pranë plazhit, qendrës dhe shëtitores së Sarandës, e bën këtë hotel unik dhe shumë të pëlqyer edhe për moshat 50+. Pastërtia, dhomat me pamjen nga deti dhe shërbimi I përkryer nga familja që e menaxhon, sjell shumë kërkesa për Hotel Ari.

Spoonbill