Udhëtim 2 ditor në Theth

2 DITE / 1 NATE
  • Udhëtim 2 ditor në Theth
  • Theth 1
  • Udhëtim 2 ditor në Theth
  • Theth 3
  • Theth 4
  • Theth 5
  • Theth 6
  • Theth 7
  • Theth 8
  • Theth 9
  • Theth 10
  • Theth 11
  • Theth 12
  • Theth 13
  • Theth 14
  • Theth 15
  • Theth 16
  • Theth 17
  • Theth 18
  • Theth 19
  • Theth 20

Description

Udhëtim 2 ditor në Theth – 72€ / 6500 Lekë

Dita 1 | Elbasan – Tirane – Theth – Syri i Kalter

Nisja në orët e para të mëngjesit nga Elbasani dhe Tirana, në drejtim të Alpeve Shqiptare. Pas mbërritjes në zonën e Thethit, vijojmë drejt Nërlysajt (transport lokal me kosto ekstra 700 lekë/personi), nga ku nis ecja për në Syrin e Kaltër të Thethit, një prej mrekullive natyrore më mbresëlënëse të Alpeve Shqiptare.
Rrugëtimi do të na ofrojë pamje të jashtëzakonshme të natyrës, pyjeve dhe ujërave kristal të lumit.
Pas mbërritjes, do të kemi kohë për të shijuar bukurinë e këtij burimi natyror me ngjyra mahnitëse, të rrethuar nga shkëmbinj dhe gjelbërim.
Pas përfundimit të vizitës, kthehemi drejt Thethit, ku do të vijojmë me eksplorimin e fshatit dhe panoramave të tij karakteristike. Vizita në Kishën e Thethit, një nga simbolet më të fotografuara të zonës, si dhe në Kullën e Ngujimit, një monument me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore, ku do të njihemi më nga afër me traditat dhe historinë e Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Pasdite akomodohemi në bujtinë. Mbrëmjen e kemi të lirë për të shijuar qetësinë e maleve, mikpritjen tradicionale dhe gatimet karakteristike të zonës.
Kohë e lirë për darkën në hotel ose restorantet përreth dhe qëndrimi gjatë natës në Theth.

Dita 2 | Theth – Ujevara e Grunasit – Tirane – Elbasan

Mëngjesi në Theth, mes ajrit të pastër alpin dhe panoramave madhështore të maleve.
Pas mëngjesit, nisemi për një shëtitje drejt Ujëvarës së Grunasit, një prej atraksioneve natyrore më të bukura të zonës, e njohur për bukurinë e saj dhe lartësinë mbresëlënëse.
Gjatë ecjes do të shijojmë peizazhet karakteristike të Alpeve Shqiptare, natyrën e paprekur dhe pamjet spektakolare që e bëjnë Thethin një destinacion unik.
Pas përfundimit të vizitës, nisemi për kthimin drejt Tiranës dhe Elbasanit, duke shijuar edhe një herë panoramat madhështore të Alpeve Shqiptare.
Mbërritja në mbrëmje, me kujtimet më të bukura nga ky udhëtim.
Udhëtim 2 ditor në Theth Udhëtim 2 ditor në Theth

Detajet e Turit

Detajet e Turit

 

Nisja Tirana (06:00):     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani (05:00): Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Përfshihen Akomodimi në dhomë dyshe / treshe
Transporti
Guida
Mëngjesi i ditës së dytë
Nuk përfshihen Dreka / Darka / Pijet / Shpenzimet personale
Hyrjet në muze/atraksione
Transporti lokal për në Syrin e Kaltër (700 lekë/personi)
Bakshishet

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
✅ Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
✅ Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
✅ Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
✅ Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
✅ Hotele të përzgjedhura
✅ Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
✅ Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
✅ 25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore

🏛️ Zbulo Shqipërinë përmes historisë, traditës dhe njerëzve të saj – me Elite Travel – Fundjava Kulturore!

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 48 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnje rimbursim nga ana e kompanisë.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 2 – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.

Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencise për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Spoonbill