Udhëtim në Nepal: Nga Majat e Himalajeve në Zemrën e Kathmandu-s

7 Ditë / 6 Netë
  • ancient Nepali city of Himalayas.
  • Pashupatinath Temple
  • group-people-front-historic-building
  • high-angle-view-buildings-against-clear-sky
  • low-angle-view-cross-against-building
  • low-angle-view-temple-against-clear-sky
  • Paragliding in Himalaya
  • rhinoceros-fighting-chitwan-national-park-nepal
  • rhino-chitwan-national-park-nepal
  • scenic-view-lake-against-sky-sunset
  • scenic-view-snowcapped-mountain-against-sky
  • silhouette-hikers-standing-against-snowcapped-mountain-against-clear-blue-sky
  • beautiful-landscape-view-swayambhunath-stupa-kathmand-nepal
  • ancient Nepali city of Himalayas.
  • Chitwan
  • Kathmandu, Nepal – September 21 2019: People walking around Pata
  • high-angle-view-boats-moored-sea-against-mountains
  • Swayambhunath

Description

Dita 1: Nisja nga Tirana drejt Nepalit

Udhëtimi ynë nis duke u takuar me guidën rreth orës 10:15 – 10:45 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 12:55. Udhëtojmë drejt Dubait, mbërrijmë në orën 20:15. Marrim fluturimin për në Kathmandu në orën 02:05.

Dita 2: Mbërritja në Kathmandu – Mikpritja tradicionale

Sapo mbërrijmë në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan rreth orës 08:00, do të ndiejmë menjëherë atmosferën e qetësisë që e karakterizon këtë vend. Përfaqësuesit tanë do të na presin me një mirëseardhje tradicionale nepaleze, me kurora me lule dhe buzëqeshje të ngrohta. Pas transferimit në hotel dhe pak kohe për tu çlodhur, do të na presë një darkë e këndshme në një restorant lokal. Do të kemi një mundësi për të shijuar kuzhinën autentike të Nepalit dhe për të nisur njohjen me këtë kulturë të pasur dhe mikpritëse.

Fjetja në Hotel Barahi Kathmandu.

Vaktet e përfshira : Darka

Dita 3: Tempuj dhe Shenjtëri – Nga Kathmandu në Pokhara

Për ata që dëshirojnë, ditën mund ta nisim me një fluturim panoramik mbi malin Everest (kosto shtesë) – një përjetim që të fal emocione të papërshkrueshme ndërsa shohim majat e bardha të Himalajeve nga afër.

Pas mëngjesit, fillojmë eksplorimin e Kathmandu-t me tre vendet më të rëndësishme shpirtërore:

Swayambhunath (Tempulli i Majmunëve) – Një tempull 2,500-vjeçar i vendosur në majë të një kodre që ofron një pamje madhështore të gjithë Luginës së Kathmandu. Ky vend i shenjtë budist është i famshëm për qetësinë që përçon, për sytë simbolikë të Budës që shikojnë në katër drejtimet dhe për praninë e majmunëve të vegjël që enden të lirë.

Boudhanath Stupa – Një nga strukturat më të mëdha dhe më të rëndësishme budiste në botë, e rrethuar nga rrota lutjesh dhe flamuj shumëngjyrësh. E njohur si qendra e budizmit tibetian në Nepal, ky tempull të jep ndjesinë se koha ndalon dhe gjithçka sillet rreth tij.

Tempulli Pashupatinath – Tempulli më i shenjtë hindu në Nepal, i vendosur përgjatë lumit Bagmati. Këtu do të kemi mundësinë të dëshmojmë rituale të lashta dhe devocionin e sinqertë të pelegrinëve që vijnë nga e gjithë Azia për të adhuruar zotin Shiva.

Pas vizitave, do të konsumojmë drekën dhe më pas fluturojmë drejt qytetit të Pokharës, ku do të shëtisim me varkë në liqenin Fewa dhe do të ndjekim ritualet Aarati pranë Tempullit Barahi – një përvojë e veçantë të cilën mund ta gjesh vetëm në Nepal.

Fjetja në Hotel Barahi Pokhara.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Darka

Dita 4: Lindje Dielli në Sarangkot dhe Bukuritë e Pokharës

Zgjohemi herët për t’u ngjitur në Sarangkot, një pikë panoramike mbi Pokhara, për të parë një nga lindjet e diellit më të bukura në botë. Ndërsa dielli ngrihet mbi vargmalet Annapurna, Dhaulagiri dhe Machhapuchhre (Mali Fishtail), peizazhi është thjesht magjik.

Pas mëngjesit, vazhdojmë me vizitat:

Pagoda e Paqes Botërore – Një simbol i paqes globale, e ndërtuar nga murgjit japonezë në majë të një kodre me pamje mbi liqenin dhe qytetin. Qetësia që përçon ky vend është e jashtëzakonshme.
Ujëvara Devi’s Fall (Patale Chhango) – Një ujëvarë e fuqishme që zhduket nën tokë dhe ka një legjendë interesante që lidhet me emrin e saj.
Kampi i Refugjatëve Tibetanë – Një mundësi për të kuptuar jetën e komunitetit tibetian në mërgim, për të parë punimet e tyre artizanale dhe për të biseduar me njerëz të ngrohtë e të përulur.
Muzeu Ndërkombëtar i Malit – Një vend i dedikuar për historinë e alpinizmit në Himalaje, ku mësojmë për ekspeditat e famshme dhe jetën e popujve malorë.

Mbrëmjen e kalojmë pranë liqenit, ndërsa bëjmë pazar në zonën e Lakeside, të mbushur me dyqane artizanale dhe kafene të qeta.

Fjetja në Hotel Barahi Pokhara.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Darka

Dita 5: Udhëtim Panoramik drejt Xhunglës – Për në Chitwan

Pas mëngjesit, udhëtojmë për në Chitwan me autobus përmes rrugës së ndërtuar së fundmi e cila dhuron pamje panoramike. Chitwan është shtëpia e kafshëve të egra dhe një nga parqet më të vlerësuara natyrore të Azisë. Pas check-in në lodge, bëjmë një ecje në natyrë përgjatë lumit Rapti, ku kemi mundësi të shohim krokodilë, zogj të rrallë dhe kafshë të egra në natyrën e tyre.

Në mbrëmje do të ndjekim një shfaqje kulturore të komunitetit Tharu, ku mësojmë për jetën dhe traditat e banorëve autoktonë të rajonit.

Fjetja në Banbas Jungle Lodge.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 6: Aventurë e Plotë në Chitwan – Safari, Kanoe dhe Kulturë

Kjo ditë është e mbushur plot me eksplorim dhe emocione:

Fillojmë me një shëtitje safari mbi elefant, ku përshkojmë pyjet për të parë rinocerontë, drerë, majmunë dhe ndoshta edhe ndonjë tigër bengal.

Më pas bëjmë një shëtitje me kanoe në lumë për të parë krokodilët e ujërave të ëmbla dhe të kripura.

Vizitojmë qendrën e shumimit të elefantëve, një vend ku mësojmë për përkujdesjen ndaj këtyre kafshëve të mrekullueshme.

Në pasdite, eksplorojmë fshatin Tharu dhe kuptojmë më mirë stilin e tyre unik të jetës dhe arkitekturën tradicionale.

Në mbrëmje, shijojmë një darkë të shijshme dhe një tjetër performancë kulturore.

Fjetja në Banbas Jungle Lodge.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 7: Rikthim në Kathmandu – Bukuritë Historike dhe Darkë Festive

Fluturojmë nga Bharatpur në Kathmandu dhe vizitojmë:

Patan Durbar Square – një perlë e arkitekturës Newari, e famshme për tempullin me dritare të gdhendura dhe oborret e mbretërve të lashtë. Ky vend është një galeri arti nën qiell të hapur.
Kathmandu Durbar Square – në qendër të qytetit të vjetër, është një kompleks mbretëror i ruajtur nga shekulli XIII. Këtu do të shohim edhe Kumarinë, perëndeshën e gjallë, e cila rrallëherë shfaqet në dritare për vizitorët.

Mbrëmjen e përmbyllim me një darkë lamtumire festive në një nga restorantet më të mira të qytetit.

Në orën 22:00 bëjmë check-out dhe largohemi drejt aeroportit për të përmbyllur këtë udhëtim fantastik me kujtimet më të bukura. Marrim fluturimin tone në orën 01:10 të ditës tjeter.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Darka Speciale

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi V/A Tiranë – Kathmandu – Tiranë
Fluturimet e brendshme Kathmandu – Pokhara dhe Bharatpur – Kathmandu
6 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 4* (2 netë në Kathmandu, 2 netë në Pokhara, 2 netë në Chitwan)
Mëngjeset dhe Darkat + 2 Dreka
VISA
Transporti me autobuz komod sipas itinerarit të përshkruar në program
Guidë Lokale në Anglisht
Shoqerues Shqiptar nga agjensia
Biletat e hyrjeve ne monumente dhe muze sipas programit
Te gjitha taksat e transportit dhe hoteleve
NUK përfshihen në çmim Vaktet e papërmendura në program
Shpenzime Personale
Bakshish për guidën dhe shoferin (pritshmëria është 5 usd/person/ditë)
Gjithcka që nuk përmendet në program dhe në rubrikën “përfshihet“

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Kathmandu – Hotel Barahi Kathmandu 4* (9.1 Rating ne Booking dhe 4.6 ne Google)
   Pokhara – Hotel Barahi Pokhara 5* (8.8 Rating ne Booking dhe 4.4 ne Google)
   Chitwan – Siddhartha Banbas Resort 5* (9.4 Rating ne Booking dhe 4.7 ne Google)

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Nepal 01 Prill 2026 (FlyDubai Airlines)
Tiranë (TIA) – Dubai (DXB) : 12:55 – 20:15
Dubai (DXB) – Kathmandu (KTM) : 02:05 – 08:00 (2 Prill)

Fluturimi Nepal – Shqipëri 08 Prill 2026 (FlyDubai Airlines)
Kathmandu (KTM) – Dubai (DXB) : 01:10 – 04:10
Dubai (DXB) – Tiranë (TIA) : 08:10 – 11:55

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 50% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, 50% deri ne 21 dite para nisjes
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

 

Na lini një Review

Na lini një Review

Searching Availability...

 

Spoonbill