9 muze në Shqipëri që nuk duhen lënë pa vizituar

October 23, 2023
Informacion, Udhëtime Blog
Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar është insitucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Ai gjendet në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej” dhe u ndërtua në vitin 1981 si shtëpia më e madhe e historisë së kombit shqiptar. Në të gjenden mbi 6200 objekteve muzeore të periudhës nga mijëvjeçari IV para Krishtit deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Herë pas here, ne mbientet e muzeut mbahen aktivitete të ndryshme me natyrë kulturore. Në muze mund të gjenden objekte të rëndësishme që dëshmojnë për zhvillimin e kombit shqiptar.

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

Ndërtesa ku gjendet sot Shtëpia Me Gjethe u ndërtua në vitet ’30 për të funksionuar si klinikë obstetrike, por me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ajo ra në duart e gjermanëve dhe u shndërrua në një qendër të Gestapos. Në vitet ’50 ajo u shndërrua në degën tekniko-shkencore të Sigurimit të Shtetit (policia sekrete komuniste). Prej asaj kohe, Shtëpia me Gjethe u kthye në një legjendë të frikshme. Në vitin 2017, hapja e muzeut, u dha mundësinë shqiptarëve të shihnin për herë të parë nga afër një dimension të pazbuluar të komunistëve. Muzeu ekspozon nga afër objekte, mjedise, pajisje, rikrijime dhe imazhe të përgjimeve të Sigurimit të Shtetit, duke plotësuar një panoramë rrënqethëse të dhunimit të jetës në komunizëm.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit

Durrësi është një qytet i lashtë që ka shërbyer si një prej pikave më të rëndësishme të Adriatikut në kohën e shkëlqimit të tij. Dëshmi e madhështisë historike dhe kulturore të tij është muzeu arkeologjik, më i madhi i llojit të vet në Shqipëri dhe një thesar në kuptimin më të plotë të fjalës. Në të gjenden objekte që i përkasin parahistorisë, antikitetit greko-romak dhe pa dyshim, ilirëve. Muzeu eksopozn armë, statuja, amfora, enë, stoli dhe një mori artefaktesh të tjera. Së fundmi muzeu i është nënshtruar një rikonstruksioni dhe pritet të hapet me një tjetër konfigurim të objekteve, kësaj here edhe më të shumta në numër se më parë.

Muzeu Kombëtar i Arsimit

Muzeu Kombëtar i Arsimit gjendet në godinën e shkollës së parë shqipe, në Korçë. Shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1887. Brenda muzeut janë të ekspozuara botime të hershme në gjuhën shqipe, variante të ndryshme të alfabeteve të kohës etj. Gjendur në pedonalen e qytetit, është fare i lehtë për t’u gjetur dhe nuk duhet humbur kur ikni në Korçë.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Muzeu Kombëtar i Arsimit gjendet në godinën e shkollës së parë shqipe, në Korçë. Shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1887. Brenda muzeut janë të ekspozuara botime të hershme në gjuhën shqipe, variante të ndryshme të alfabeteve të kohës etj. Gjendur në pedonalen e qytetit, është fare i lehtë për t’u gjetur dhe nuk duhet humbur kur ikni në Korçë.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

Emri Marubi është i lidhur tashmë prej një kohe të gjatë me shkëlqimin dhe nivelin më të lartë të cilësisë fotografike. Arkivi Marubi, është shembulli më i mirë i një pune të patëmetë që është zhvilluar nga brezi në brez. Sot, arkivi është përshtatur në ngritjen e muzeut kombëtar të fotografisë. Muzeu gjendet në Shkodër, në zonën e pedonales.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

I stilizuar në formën e një shqiponje me krahët e brendashkruar, muzeu dedikuar Gjergj Kastriotit dhe qëndresës antiosmane të shqiptarëve, gjendet në këmbët e kalasë së Krujës. Muzeu ekspozon objekte origjinale të periudhës së antikitetit të gjetura në Krujë, si edhe objekte të rëndësishme nga koha e mesjetës. Më e veçanta prej tyre është kambana otigjinale që ka lajmëruar vdekjen e Skënderbeut në 1468. Muzeu mbështetet gjithashtu në artin pamor. Ai është i mbushur me piktura, skulptura, afreske dhe vitrazhe që portretizojnë momente të rëndësishme prej mesjetës shqiptare.

Muzeu Etnografik i Elbasanit

I vendosur në një shtëpi tipike elbasanase, të dhuruar prej vetë familjes, muzeu etnografik i Elbasanit njeh vizitorët me kulturën e qytetit. Me një oborr të përparmë mbushur me trëndafila dhe gjelbërim, godina është tipike e stilit post-mesjetar shqiptar. Objektet e muzeut tregojnë jetën e qytetarëve, por edhe atë të shqiptarëve të Shqipërisë së mesme. Ambientet e dhomave dallojnë për punimet elegantë në dru, oxhaqet e zbukuruara dhe ndërmjet të tjerave gjenden veshje tradicionale, takëme të ruajtura mjaft mirë etj.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar

Në Korçë gjendet një tjetër muze që tërheq përherë e më shumë vëmendje. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ruan dhe ekspozon një fond të mrekullueshëm ikonash dhe objektesh luturgjike, i konceptuar në mënyrë të tillë që të krijojë kontraste të forta nëpërmjet përdorimit të ngjyrave dhe pranëvendosjes së objekteve. Në muze gjenden mbi 8000 objekte që të çojnë prapa në kohë në periudhën e lavdisë së ikonave.

Spoonbill