Price:€65.00
Ky tur dyditor përfshin ndalesa në Banjat e Bënjës për një përvojë relaksuese, vizitë në Përmetin piktoresk dhe degustim të verës vendase. Më pas, udhëtimi vazhdon drejt Korçës për të eksploruar Pazarin e Vjetër, Katedralen madhështore dhe Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar. Një kombinim perfekt i natyrës, kulturës dhe traditës shqiptare.
Banjat e Bënjës dhe Kanioni i Langaricës : Një relaks i merituar në ujërat termale natyrore dhe një shëtitje në kanionin spektakolar.
Qyteti i Përmetit “Qyteti i trëndafilave” : Një ndalesë për të shijuar bukurinë dhe qetësinë e një prej qyteteve më të pastër në Shqipëri.
Degustim i verës lokale : Vizitë në një punishte të verës për të shijuar prodhimet autentike të zonës.
Korça – qyteti i serenatave dhe kulturës : Eksplorim i pazarit historik, katedrales madhështore dhe muzeve të qytetit.
📌 Itinerari i turit :
Dita 1 :
05:00 – 06:00 : Nisja nga Elbasani drejt Tiranës.
06:00 – 12:00 : Nisja nga Tirana drejt Përmetit me ndalesa gjatë rrugës për pushim.
12:00 – 13:30 : Mbërritja në Banjat e Bënjës, kohë e lirë për relaks dhe eksplorim të Kanionit të Langaricës.
13:30 – 14:00 : Transferim drejt qytetit të Përmetit.
14:00 – 15:30 : Kohë e lirë për drekë në një restorant tradicional dhe vizitë në punishte vere për degustim të produkteve lokale.
15:30 – 19:30 : Transferim drejt Korçës me ndalesa për fotografi dhe pushim.
19:30 – 21:00 : Darkë tradicionale në Korçë me muzikë live.
21:00 – 23:59 : Akomodim në hotel në Korçë.
Dita 2 :
07:30 – 09:00 : Mëngjes në hotel.
09:00 – 12:30 : Eksplorim i qytetit të Korçës, vizitë në Pazarin e Vjetër, Katedralen Ngjallja e Krishtit, Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Mesonjetoren e Parë Shqipe.
12:30 – 15:00 : Kohë e lirë për të shëtitur dhe për të konsumuar drekën.
15:00 – 19:00 : Nisja për kthim drejt Elbasanit.
19:00 – 20:00 : Transferim për në Tiranë për pjesën e mbetur të pasagjerëve.
20:00 – 20:30 : Përfundimi i shërbimit.
Nisja | Tirana : (Teatri i Operas dhe Baletit) Elbasani : (Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori) Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
Oraret e nisjes |
|
||
Oraret e përfundimit të turit | Tiranë : rreth orës 20:00 Elbasan : rreth orës 19:00 |
||
Përfshihen | Akomodimi Transporti Guida Darka me muzikë Mëngjesi i ditës së dytë Turi |
||
Nuk përfshihen |
|
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.