Udhëtim në Gjirokaster, Sarande & Butrint – 2 Ditë – 85€

Code: 346839
2 dite / 1 nate
  • Butrint (21)
  • Butrint (1)
  • Butrint (10)
  • Butrint (12)
  • Butrint (15)
  • Butrint (16)
  • Butrint (17)
  • Summer Ionian sea coast, Albania.
  • Saranda (4)
  • Saranda (5)
  • Saranda (7)
  • 2
  • 3
  • 4
  • 8
  • 9

Description

Zbuloni bukuritë e Gjirokastrës, Sarandës dhe Butrintit në një udhëtim dy-ditor! Ky tur është kombinimi ideal i historisë së pasur, bukurive natyrore dhe momenteve relaksuese që do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj.

Udhëtimi fillon herët në mëngjes duke u nisur drejt qytetit historik të Gjirokastrës, një perlë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Gjatë rrugës, do të keni mundësi të shijoni peizazhet e bukura dhe natyrën e mrekullueshme që karakterizon Shqipërinë jugore. Në Gjirokastër, do të vizitoni kalanë mesjetare që ofron pamje spektakolare panoramike dhe do të eksploroni rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër, të pasur me arkitekturë otomane dhe shtëpi karakteristike prej guri.

Pas kësaj eksperience, itinerari ju çon në Sarandë, qytetin bregdetar që ofron një miks të shkëlqyer mes detit dhe jetës së gjallë urbane. Këtu do të keni një pasdite të lirë për të shijuar atmosferën e këndshme buzë detit. Akomodimi do të jetë në “Toer Hotel” 4*, një hotel komod dhe i vendosur pranë plazhit, ideal për relaksim pas një dite plot aventura.

Dita e dytë nis me një mëngjes të këndshëm në hotel përpara nisjes drejt Butrintit, një tjetër destinacion i UNESCO-s dhe një nga sitet më mbresëlënëse arkeologjike në rajon. Këtu do të eksploroni rrënojat antike greke, romake, bizantine dhe veneciane, të rrethuara nga natyra e paprekur dhe pamjet e mrekullueshme të detit Jon.

Turi përfundon me kthimin në Tiranë, duke bërë ndalesa të shkurtra panoramike gjatë rrugës në Borsh, Himarë dhe kalim në tunelin e Llogarasë për të shijuar plotësisht këtë eksperiencë të paharrueshme.

Rezervoni tani për të eksploruar thesaret e Jugut të Shqipërisë dhe për të krijuar kujtime të mrekullueshme!

Itinerari

Itinerari

📌 Itinerari i turit :

Dita 1:

06:30 : Nisja nga Tirana drejt Gjirokastrës.
06:30 – 12:30 : Transferim drejt Gjirokastrës me ndalesa të shkurtra për pushim dhe fotografi.
12:30 – 13:30 : Kohë e lirë për drekë në Gjirokastër.
13:30 – 16:00 : Vizitë në kalanë e Gjirokastrës dhe eksplorim i qytetit të vjetër.
16:00 – 17:30 : Transferim drejt Sarandës.
17:30 – 19:00 : Akomodim në Toer Hotel 4*. Pasdite e lirë në Sarandë.
19:00 – 21:00 : Konsumimi i darkës në Toer Hotel 4* duke shijuar gjithashtu muzikën live.21:00 – 23:59 : Akomodim në Toer Hotel 4* në Sarandë.

Dita 2:

07:30 – 09:00 : Mëngjesi në hotel.
09:00 – 10:00 : Transferim drejt Butrintit.
10:00 – 12:00 : Vizitë në parkun arkeologjik të Butrintit.
12:00 – 12:30 : Transferim ne Sarandë.
12:30 – 14:00 : Kohë e lirë për të konsumuar drekën
14:00 – 22:00 : Transferim drejt Tiranës nëpërmjet Rivierës Shqiptare, me ndalesa të shkurtra në Borsh, Himarë dhe kalim në tunelin e Llogarasë.
22:00 : Mbërritja në Tiranë dhe përfundimi i turit.

Detajet e Udhëtimit

Detajet e Udhëtimit

Nisja Tirana :     Pranë dyerve të Fakultetit Filologjik në Tiranë
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane :        06:30


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Akomodimi në Toer Hotel 4*
Darka në Toer Hotel 4* me muzik live
Menu e darkës : Sallate, Supë, Linguini me fruta deti, ëmbëlsirë
Mengjesi
Nuk përfshihen
Drekat/ Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Hyrjet në muze/atraksione

Shoqërues Shqiptar
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill