Udhëtim në Dubrovnik, Krka, Split dhe Relaks në Medora Auri Resort – 3 Ditë – 175€

Code: 370480
3 Ditë / 2 Netë
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (3)
  • split-croatia-birds-eye-view-old-town-cathedral-tower-with-sea-it-(Custom)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (9)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (11)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (4)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (12)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (14)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (2)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (5)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (10)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (8)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (1)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (15)
  • aerial-view-yachts-city-docks-montenegro-(Custom)
  • Udhetim ne Kroaci
  • 1st
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (13)
  • Udhetim ne Dubrovnik dhe Kroaci (7)
  • Medora-Auri-Wellness-&-Gym-14
  • medora-igraonica-002
  • Medora-Auri-comfort-double-room-I
  • lobby
  • IMG-20210527-WA0007

Description

Udhëtim në Dubrovnik, Krka, Split

Eksploro Perlat e Adriatikut – Udhëtim Mes Kroacisë dhe Malit të Zi me Pushim në Medora Auri Resort

Një aventurë e paharrueshme ju pret përmes brigjeve piktoreske të Malit të Zi dhe Kroacisë, ku historia, natyra dhe relaksi ndërthuren në mënyrë perfekte. Brenda 3 ditëve, do të vizitoni 4 qytete të mrekullueshme dhe do të shijoni një akomodim luksoz në zemër të Adriatikut, në Medora Auri Family Beach Resort – një resort modern, buzë detit, i përshtatshëm për çifte, miq apo familje që duan të përjetojnë relaks dhe pamje të jashtëzakonshme.

🚌 Çfarë do të përjetoni gjatë udhëtimit:

  • Tivat & Porto Montenegro – një ndalesë elegante në një nga portet më luksoze të Ballkanit, ku shëtitjet buzë jahtesh dhe kafenetë moderne ofrojnë atmosferë unike.

  • Ura Franjo Tuđman & Dubrovnik (panoramike) – ndalese për fotografi nga një prej pikave më ikonike të bregut kroat.

  • Parku Kombëtar Krka – një mrekulli natyrore me ujëvara spektakolare, shtigje pyjore dhe pamje që të lënë pa fjalë.

  • Split – eksploroni Kalanë e Dioklecianit, qytetin e vjetër dhe shëtitoren buzë detit plot jetë dhe histori.

  • Dubrovnik – një qytet i trashëgimisë botërore, ku do të ecni nëpër muret mesjetare, rrugën ikonike Stradun dhe fortesat madhështore.

  • Ura Pelješac – një ndalesë panoramike mbi një nga urat më të bukura të Kroacisë, perfekte për foto që të lënë kujtim.

Medora Auri Family Beach Resort – Podgora

Ky resort fantastik ndodhet në një nga bregdetet më të qeta dhe të bukura të Kroacisë – Makarska Rivijera. Dhomat moderne me ballkon me pamje nga deti, plazhi privat, restorantet me shije dhe aktivitetet relaksuese e bëjnë qëndrimin tuaj të veçantë. Mbrëmjet mund t’i kaloni duke shijuar një shëtitje buzë detit, një pije të ftohtë apo relaks total në zonën e spa-së.

Udhëtim në Dubrovnik

Itinerari

Itinerari

Dita 1: Udhëtimi drejt Adriatikut – Nga Shqipëria në Kroaci me ndalesë në Tivat

Udhëtimin tonë e nisim herët në mëngjes, në orën 5 nga Elbasani dhe 6 nga Tirana, të përgatitur për një aventurë të paharrueshme drejt brigjeve të Adriatikut. Pasi bashkohemi me grupin dhe stafin shoqërues, lëmë pas Elbasanin dhe Tiranën për të hyrë në territorin piktoresk të Malit të Zi. Pas disa orësh udhëtim mes peizazheve bregdetare dhe malore, ndalojmë për një shëtitje në Porto Montenegro, një nga portet më luksoze në rajon. Jahtet elegante, butiket dhe kafet me pamje nga marina krijojnë një fryme relaksuese pushimesh.

Më pas kemi një kalim të shkurtër por shumë të këndshëm me traget nga Lepetane në Kamenari, ku deti, ajri i freskët dhe panorama e gjirit na japin një dozë magjie mesdhetare.

Gjatë rrugës bëjmë ndalesën e rradhës tek Ura Franjo Tuđman, mbi Dubrovnik, ku kemi mundësi të shikojmë pamje panoramike dhe të bëjmë foto, vazhdojmë rrugën përgjatë bregdetit në itinerarin Neum, Ploce, Neretva, Bacinska Jezera dhe Makarska Rivijera.

Mbrëmja na gjen në Podgora, Kroaci, ku akomodohemi në Medora Auri Family Beach Resort, një kompleks modern buzë detit, i krijuar për t’u çlodhur dhe për të shijuar luksin në mënyrën më komode. Pas një darke të këndshme, kemi kohë për të shijuar detin, resortin dhe qetësinë që ai ofron.


Dita 2: Magjia e natyrës në Parkun Kombëtar Krka dhe Split

Pas një mëngjesi të këndshëm me pamje nga deti, nisim ditën me një vizitë në një nga mrekullitë natyrore të Kroacisë – Parkun Kombëtar Krka. I njohur për ujëvarat spektakolare dhe rrugicat e gjelbërta, ky park na ofron një përvojë që ndërlidh qetësinë, bukurinë dhe energjinë natyrore. Ecim pranë ujërave të kristalta, dëgjojmë cicërimat e zogjve dhe shijojmë një ndjesi të rrallë harmonie me natyrën.

Pas disa orësh në park, kemi mundësinë të relaksohemi dhe të shijojmë një drekë në afërsi të zonës.

Udhëtimi ynë vazhdon drejt Splitit, një qytet historik dhe një nga perlat e Adriatikut. Shëtisim në zemrën e qytetit të vjetër, ku Kalaja e Dioklecianit na çon pas në kohë, në epokën romake. Rrugicat me kalldrëm, ndërtesat historike dhe riviera plot jetë na ofrojnë një përzierje perfekte të historisë dhe modernitetit.

Pasditja mbyllet me rikthimin në Podgora, ku na pret një tjetër darkë relaksuese në Medora Auri Resort, në përgatitje për ditën e fundit të këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.


Dita 3: Dubrovniku i paharrueshëm dhe kthimi në Shqipëri

Pasi përshëndetemi me resortin dhe bëjmë check-out, nisim rrugën drejt një nga qyteteve më mbresëlënëse të Ballkanit – Dubrovnikut. I njohur si “Perla e Adriatikut”, ky qytet mesjetar i rrethuar nga mure madhështore të çon në një tjetër botë. Bëjmë një ndalesë panoramike në Ura Pelješac, një vepër moderne që ofron pamje fantastike drejt bregdetit kroat, dhe më pas eksplorojmë rrugën e famshme Stradun, kalatë, portat mesjetare dhe kafetë tradicionale me pamje nga deti.

Pas kësaj vizite mbresëlënëse, nisim udhëtimin e kthimit drejt Shqipërisë, duke ndalur herë pas here për pushime të shkurtra dhe pamje panoramike. Kalimi me traget nga Kamenari në Lepetane është një tjetër moment për të shikuar bukurinë e brigjeve që lëmë pas.

Mbrëmja na gjen sërish në atdhe, të lodhur por të mbushur me kujtime të paharrueshme nga tre ditë udhëtim që bashkuan natyrën, historinë, relaksin dhe emocionin.

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Përfshihen Akomodimi në dhomë teke / dyshe në Medora Auri Resort
Transporti me autobus komod
Guida dhe vizitat sipas programit
Mëngjesi dhe Darka për dy ditë + 1 pije për vakt
Nuk përfshihen
Dreka / Pijet ekstra / Shpenzimet personale
Hyrjet në muze/atraksione të papërmendura në program
Bakshishet

Medora Auri Resort 4*

Medora Auri Resort 4*

Medora Auri Family Beach Resort 4*

Një perlë e vërtetë në zemër të Makarska Rivierës kroate – aty ku pushimet marrin formë luksi dhe natyra e Adriatikut shpaloset në gjithë hijeshinë e saj.

🌴 I pozicionuar direkt buzë detit, ky resort modern është vendi i përkryer për të shijuar momente qetësie, relaksi dhe rehatie pas një dite plot aventurë. I rrethuar nga deti i kaltër, ajri i pastër malor dhe plazhi me guralecë të bardhë, Medora Auri është një zgjedhje ideale si për çifte, ashtu edhe për grupe miqsh apo familje që kërkojnë diçka më shumë se një pushim i zakonshëm.


🛌 Akomodimi

Dhomat janë moderne, të bollshme dhe të standarteve të larta, shumë prej të cilave ofrojnë pamje të mrekullueshme nga deti. Pajisur me:

  • Ballkon privat me pamje nga deti ose malet

  • Ajër të kondicionuar dhe Wi-Fi falas

  • TV, minibar dhe shërbime të cilësisë së lartë

  • Banjo moderne me facilitetet më të reja


🍽 Gastronomia

Shijoni një përvojë gastronomike të pasur në restorantin kryesor të hotelit, ku ofrohet mëngjes dhe darkë me bufe (Half Board Plus), me një gamë të gjerë ushqimesh mesdhetare dhe ndërkombëtare. Mos harroni të vizitoni edhe barin pranë detit për një koktej freskues apo një gotë verë nën perëndim.


💆‍♀️ Relaks dhe Aktivitet

Medora Auri ofron :

  • Plazh privat i pastër dhe i organizuar me shezlongë e çadra

  • Spa & Wellness Center – për masazhe relaksuese, sauna dhe jacuzzi

  • Pishinë për të rritur dhe për fëmijë

  • Shëtitore buzë detit

  • Aktivitete sportive dhe argëtuese gjatë pasditeve në ambientet e resortit.


👨‍👩‍👧‍👦 I përshtatshëm për të gjithë

Siç e sugjeron edhe emri, Medora Auri Family Beach Resort është i përshtatur për të gjitha moshat – qoftë për çiftet që kërkojnë qetësi, ashtu edhe për familjet që duan siguri, hapësirë dhe shërbim të kujdesshëm.


📍 Vendndodhja: Podgora, Kroaci – një vend i qetë dhe panoramik, vetëm pak minuta larg Makarskës, me qasje të lehtë drejt qyteteve që vizitojmë në itinerar si Split dhe Dubrovnik.


✨ Me Medora Auri, udhëtimi juaj nuk është thjesht një ndalesë – është një eksperiencë që mbetet gjatë në kujtesë. Relaks, luks dhe peizazhe që nuk i harron dot kollaj!

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Na lini një Review

Na lini një Review

Searching Availability...

 

Spoonbill