Price:€159.00
Nisja nga Elbasani në orën 05:30 dhe nga Tirana në orën 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit. Udhëtimi vijon drejt Muriqanit përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe Bunës. Pas kalimit kufitar, rruga vijon përgjatë kodrave të buta që zbresin rrëmbyeshëm në rivierën e famshme të Barit (Tivarit) dhe gjarpëron në rivierën e Petrovacit, Budvës, Tivatit dhe Hercegnovit që ndodhen brenda gjirit të Kotorrit, një udhëtim i magjishëm me panorama fantastike të ishullit të Shën Stefanit por edhe të gjirit të Kotorrit e malësisë së Orjenit.
Udhëtimi vijon drejt Tivatit, ku do të qëndrojmë për 1 orë për kohën e drekës, në qendrën e famshme përreth zonës së Porto Montenegro, një nga zonat më luksoze të Malit të Zi. Pas kësaj, do të nisemi drejt Igalos ku do të zbuloni botën sekrete të ish-udhëheqësit jugosllav Tito duke vizituar Vila Galeb, një simbol i luksit dhe arkitekturës brutale që ruhet me fanatizëm në brigjet e Igalos. Ky udhëtim në kohë ju lejon të prekni nga afër dhomat e mbledhjeve ku janë marrë vendime historike, duke shijuar në të njëjtën kohë një pamje mahnitëse mbi Gjirin e Kotorrit. Pas mbarimit të vizitës vijojmë një udhëtim fantastik për 40 km nga kufiri i Kroacisë, rruga me qipariset shekullore nga Malësia e Konavles dhe Riviera e famshme e Zupa Dubrovacka. Mbërritja në hotel Astarea dhe darka në një nga gjiret më të bukur ku ndodhet një tjetër ish-rezidencë e Titos, Vila Kupari.
Mëngjesi në hotel, nisemi për në Korcula përgjatë rivierës së mahnitshme të Adriatikut, ku rruga na zbulon peizazhe përrallë mes kopshteve botanike të Trstenos dhe gjirit të qetë të Slanos. Në mbërritje në Ston, do të njihemi me historinë e vjetër të kriporeve që dikur pasuronin Republikën e Raguzës dhe do të mahnitemi nga muret mbrojtëse, të cilat renditen si të dytat në botë për nga gjatësia pas Murit të Madh Kinez. Përpara se të largohemi nga kjo zonë, ne do të shohim vaskat e famshme të kultivimit të midhjeve dhe gocave të detit, një traditë që e bën këtë pikë një ndalesë kulinarie të pashmangshme. Itinerari vijon përmes gadishullit të Peljesacit, një parajsë e vërtetë për syrin ku vreshtat e pafundme të rrushit tregtojnë historinë e verës më të mirë të rajonit. Me të mbërritur në Orebic, ne do të realizojmë kalimin me traget drejt ishullit të Korculës, duke shijuar panoramën e hapur detare për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Në qytetin e vjetër të Korculës, ne do të ecim në këmbë mes rrugicave në formë “ashti peshku”, një arkitekturë gjeniale që mbron banorët nga erërat e forta. Ju do të zbuloni trashëgiminë e pasur të këtij ishulli që njihet si vendlindja e udhëtarit të madh Marko Polo, vizitë e shtëpisë së Marko Polos nga jashtë, dhe kohë e lirë për drekë ku mund të shijoni një drekë tradicionale në zemrën e qytetit. Pas kësaj përvoje unike në “Dubrovnikun e vogël”, ne do të fillojmë kthimin tonë në perëndim të diellit, duke reflektuar mbi bukuritë e Peljesacit dhe rivierës në harmoni të plotë. Ky udhëtim është projektuar që t’ju ofrojë një kombinim perfekt mes historisë botërore, natyrës së virgjër dhe shijes autentike mesdhetare. Nisemi për në Dubrovnik, ndalesa tek ura e famshme Franjo Tudjman dhe një ndalesë tek panorama e Dubrovnikut, ku shfaqet magjishëm Qyteti i vjetër dhe ishulli i Lokrumit. Darka në Hotel dhe pas darkës vonë një shëtitje në qytetin e vjetër të Dubrovnikut për 2 orë.
Mëngjesi në hotel, vizita panoramike vijon në qytet në Gruz dhe më pas ndalesë në Pile ku është kalaja e famshme e Dubrovnikut ku do të takojmë guidën lokale. Ju do të filloni shëtitjen tuaj në rrugën kryesore Stradun, duke u mrekulluar nga ndërtesat historike prej guri që dëshmojnë lavdinë e dikurshme të Republikës së Raguzës. Gjatë kësaj ecjeje, do të zbuloni bukuritë e shesheve antike dhe do të ndjeni atmosferën unike të qytetit të vjetër që mbrohet nga UNESCO. Përfundimisht, pas këtij eksplorimi të pasur me histori dhe kulturë, koha për drekën do të jetë e lirë në mënyrë që ju të zgjidhni vetë shijet lokale që preferoni. Vijojmë me kthimin, përgjatë rrugës do të vizitojmë një nga restorantet më të famshme të Dalmacisë Jugore, Konavoski Dvori, mulliri pranë lumit Ljuta, pas kësaj vizite në itinerarin Hercegnovi, Budva, Bar, Muriqan me pushime të shkurtra për t’u kthyer më pas në Tiranë, ku shënohet edhe fundi i këtij programi të mrekullueshëm.
| Nisja | Tirana (06:30) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani (05:30) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|||||
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe në hotel 3*/4* Transporti me autobus komod Guida e shoqëruar shqiptare + lokale Mëngjesi dhe Darka për dy ditë |
|||||
| Nuk përfshihen |
|
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
Udhëto ndryshe – mëso, zbulo dhe përjeto kulturën me Elite Travel!
Mbani ujë dhe snacks të lehta gjatë rrugës
Veshje komode dhe një shtresë shtesë për temperaturat
Çantë e vogël dore për gjërat personale
Shtrini këmbët gjatë ndalesave, edhe pse të shkurtra
Karikues portativ për telefonin
Dokumentet dhe gjërat me vlerë gjithmonë me vete
Rruga është pjesë e përvojës së udhëtimit
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 3 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 3-7 ditë përpara udhëtimit, klientit i kryhet një rimbursim prej 50% e shumës së paketës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 7 ditë apo më teper para udhëtimit, klientit i kryhet një rimbursim 100% nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.