Royal G Hotel & Spa 5*

Code: 20051832467
Akomodim
  • Hotel Royal G Spa Golem
  • Royal G Hotel 2
  • Hotel Royal G Spa Golem

Description

Për një eksperiencë të paharrueshme në qendrën e detit të Golemit, ju ftojmë të kaloni pushimet tuaja në Hotelin Royal G Spa 5*.

Hotel Royal G Spa është një oazë e rehatshme e vendosur në bregun e detit, duke ofruar një kombinim të shkëlqyer të elegancës dhe luksit. Me nje  arkitekturë moderne dhe dizajni  të sofistikuar. Ky hotel luksoz, ofron harmoninë e pamjes detare dhe kënaqësinë e një ambienti të përshtatshëm.

Në vetvete 120 metra larg qendrës dhe zonës së plazhit, Hotel Royal G Spa ofron një ambient të veçantë dhe të favorshëm për qëndrimin tuaj. Përgatituni për të jetuar çdo moment me stilin unik të brendshëm, i cili është në përputhje me standardet botërore të klasit të lartë.

Ne synojmë t’iu ofrojmë një pushim të shlpodhes, duke përkujdesur për detaje dhe siguruar që ju të keni një përvojë fantastike. Ambientet tona janë projektuar për të përshtatur nevojat e pushuesve.

Për t’u relaksuar dhe për të përmirësuar trupin dhe shpirtin tuaj, ju ftojmë të eksploroni qendrën tonë të Wellness & Spa. Këtu mund të gjeni një ambient të ngrohtë dhe relaksues, ku shërbimi personalizuar do t’ju bëjë të ndiheni të veçantë.

Gastronomia në Hotel Royal G Spa është një histori e veçantë për t’u shijuar. Ekipi i kuzhinës sonë, me pasion dhe kreativitet, do t’ju ofrojë një përvojë unike gastronomike, duke përdorur vetëm produkte të freskëta dhe të cilësisë së lartë.

Për një qëndrim të paharrueshëm në bregun e detit, zgjidhni Hotelin Royal G Spa 5 yje në Golem – një destinacion i privilegjuar për pushimet tuaja të mahnitshme.

Detajet e Hotelit

Detajet e Hotelit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e hotelit

Përfshihen në çmim
All-Inclusive ( Programin e gjeni të detajuar më poshtë)
Përdorimi i të gjitha faciliteteve të përmendura më poshtë
Parkimi
Përdorimi i shezllonëve në pishinë
NUK përfshihen në çmim
Transporti ( vetjak )
Perdorimi i shezllonëve në plazh rezervohet pranë recepsionit me pagesë extra

 

Shumë e Rëndësishme:

Çmimi i Reklamuar është për 1 person/natë

-Miminumi i qëndrimit në Hotel është 7  net
-Për nisjet me transportin tonë nisjet bëhen çdo të dielë duke filluar nga data 4 Korrik

Politikat e fëmijëve

-Foshnjet përfitojnë “baby-cot” pa pagesë mosha (0-1.99 vjeç)
-Fëmija i parë pagesë në të njejtin krevat me prindërit ( mosha 2-9.99 vjeç)
-Fëmija i dytë përfiton 50% zbritje
-Nga mosha 12 vjeç konsiderohen si të rritur dhe përfitojnë 30% zbritje në krevat personal.

 

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.

 

Video

Video

Searching Availability...

 

Spoonbill