Ekspeditë në Tokën e Dragoit: Udhëtim në Kinë

Code: 296974
9 Ditë / 8 Netë
  • Udhëtim në Kinë
  • 6 huangpu-river
  • 3 giant-wild-goose-pagoda
  • 9
  • 5
  • Muri i Madh Kinez
  • 12
  • 4
  • 16 tarracotta-warriors
  • 14 shangai
  • 1 china old garden
  • 2
  • 7
  • 8 nanjing
  • 21
  • 10
  • 11
  • 13
  • 15
  • 23
  • 24
  • Itinerari Kine maps

Description

Dita 1 : Tiranë – Shanghai

Takimi me guidën rreth orës 15:30 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 18:25. Udhëtojmë drejt Mynihut, mbërrijmë në orën 20:20. Marrim fluturimin për në Shanghai në orën 22:20.

Dita 2 : Mbërritja dhe mikpritja në Shanghai

Mbërritja në aeroportin e Shanghait . Më pas vijojmë me takimin e partnerëve tanë dhe nisemi për në Shanghai me trenin Transrapid, i cili arrin shpejtësi deri në 430 km/h. Pas zbritjes nga treni, marrim autobusin dhe drejtohemi për në hotel.

Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Shanghai Harbour Plaza Metropolitan Hotel.

Vaktet e përfshira : Darka

Dita 3 : Shanghai

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.

Dita nis me një vizitë në Kopshtet Yuyuan, një shembull i shkëlqyer i arkitekturës tradicionale të kopshteve kineze nga Dinastia Ming. Ecni mes gjelbërimit, pavilioneve të hijshme dhe liqeneve plot lotus, ndërsa ndjeni qetësinë e këtij vendi magjik. Pranë kopshtit ndodhet Pazari i Qytetit të Vjetër, ku ngjyrat dhe gjallëria janë gjithkund. Ky Pazar është vendi ideal për të shijuar artizanatet tradicionale dhe ushqimet e shijshme të rrugës (street food).

Vazhdojmë vizitën me Tempullin e Jade Budda, një oaz qetësie në qytet. Ky tempull ruan dy statuja madhështore të Budës, të skalitura me gurë të çmuar jade të bardhë. Dita përfundon me një shëtitje përgjatë Bregut të Shanghait (The Bund), ku ndërtesat koloniale historike bëjnë kontrast me qiellgërvishtëset futuristike të qytetit. Në mbrëmje, eksplorojmë rrugën e famshme të Nanjingut, një parajsë për blerje dhe shije kulinarie.

Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Shanghai Harbour Plaza Metropolitan Hotel.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 4 : Shanghai – Suzhou

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.

Udhëtojmë drejt Suzhout (100km ~ 1.5 orë), qytet i njohur për kopshtet elegante dhe degëzimet mahnitëse të ujit. Fillojmë vizitën me Kopshtin e Mjeshtrit të Rrjetave (Master of the Nets), një pasuri e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që ofron një përjetim harmonik mes ujit dhe arkitekturës tradicionale.

Më pas vizitojmë një punishte mëndafshi, ku do të mësojmë për mjeshtërinë e prodhimit të mëndafshit, një art që ka karakterizuar Suzhoun për shekuj. Eksplorojmë Portën Panmen, një nga portat më të lashta të qytetit që simbolizon mbrojtjen e tij historike. Dita mbyllet me një shëtitje në rrugën piktoreske Pingjiang, të mbushur me çajtore, kafene dhe dyqane artizanale.

Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Days Hotel Suzhou.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 5 : Suzhou – Tongli – Xi’an

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.

Pas mëngjesit, nisemi nga Suzhou drejt qytetit të bukur ujor, Tongli, i njohur për historinë e tij mbi 1,000-vjeçare dhe kanalet e tij të qeta. Eksplorojmë këtë qytet të lashtë duke lundruar nëpër rrugët e tij ujore, të rrethuara nga shtëpi tradicionale të bardha dhe ura të harkuara prej guri. Atmosfera e qetë sjell një shije të së kaluarës së lavdishme të Kinës.

Më pas, vizitojmë Kopshtin e Tërheqjes dhe Reflektimit, një pasuri botërore e UNESCO-s dhe një shembull i shkëlqyer i dizajnit tradicional të kopshteve kineze. Ky kopsht magjepsës është i mbushur me pavione të zbukuruara, pellgje reflektuese dhe gjelbërim të harlisur, që mishërojnë harmoninë dhe balancën. Pas drekës, transferohemi për në aeroport për fluturimin drejt Xi’an.

Pas mbërritjes, konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Novotel Xi’an Xinxing.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 6 : Ushtria e Terrakotës dhe Tregjet e Xi’an-it

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.

Pas mëngjesit, nisemi për në provincën e Lingtong (45km ~ 1 orë). Aty vizitojmë Ushtrinë e Terrakotës, një zbulim arkeologjik që përmban mijëra ushtarë, kuaj dhe qerre prej balte të ndërtuara për të ruajtur varrin e Perandorit të Parë të Kinës, Qin Shi Huang. Çdo figurë është unike në detaje, duke përfaqësuar fuqinë dhe pasurinë e kësaj dinastie.

Pasdite do të vizitojmë një punishte tradicionale të gdhendjes së nefritit dhe do të mësojmë për mjeshtërinë e përpunimit të këtij guri të çmuar. Përfundojmë ditën me një shëtitje në tregun e vjetër të Xi’anit, të mbushur me suvenire dhe specialitete lokale.

Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Novotel Xi’an Xinxing.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 7 : Xi’an – Pekin : Zbulimi i Qytetit të Ndaluar

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.

Pas mëngjesit, nisemi drejt Pekinit me tren të shpejtësisë së lartë dhe vizitojmë Qytetin e Ndaluar, një kompleks perandorak që ka shërbyer si selia e perandorëve kinezë gjatë Dinastive Ming dhe Qing. Eksplorojmë oborret e tij të mëdha, sallat madhështore dhe arkitekturën e mrekullueshme që pasqyrojnë fuqinë dhe arritjet artistike të Kinës së lashtë.

Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Mercure Wanshang Hotel Beijing.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Darka

Dita 8 : Pekin – Muri i Madh Kinez dhe Pallati Veror

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.

Më pas, nisemi drejt Murit të Madh Kinez në Juyong Pass, një nga pjesët më të ruajtura dhe mbresëlënëse të kësaj ndërtese ikonike. Aty do të shëtisim përgjatë rrugëve të tij të lashta dhe do të shijojmë pamjet panoramike të maleve të ashpra dhe luginave të gjelbra. Gjatë rrugës, vizitojmë dhe një punishte të perlave të freskëta, ku do të mësoni për kultivimin dhe mjeshtërinë e tyre, një pjesë e rëndësishme e kulturës kineze.

Pasdite, do të vizitojmë Pallatin Veror, një vendpushim mbretëror i famshëm për kopshtet e tij elegante, pavionet e qeta dhe liqenin e madh Kunming. Ky vend, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ofron një arratisje të qetë nga qyteti. Në mbrëmje, e mbyllim udhëtimin tonë me një darkë madhështore lamtumire duke shijuar rosën e Pekinit, një specialitet kulinar që përfaqëson kryeqytetin.

Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Mercure Wanshang Hotel Beijing.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 9 : Pekin – Tiranë

Bëjmë check-out herët në mëngjes dhe nisemi për në aeroport për tu kthyer në Tiranë.

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi Vajtje /Ardhje
7 netë akomodim ne hotele 4*
Mëngjesi, dreka & darka për pjesën më të madhe të ditëve
Transfertat me autobus komod sipas programit
Shërbimi i guidës lokale në anglisht
Shoqërues nga Agjensia gjatë gjithë udhëtimit
Biletat e hyrjeve në monumentet e përmendura në program
NUK përfshihen në çmim Shpenzime personale
Bakshishet për Guidën dhe Shoferin
Vaktet të cilat nuk përmenden në program
Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Shanghai – Harbour Plaza Metropolitan Hotel 4*
   Suzhou – Days Hotel 4*
   Xi’an – Novotel Xi’an Xinxing 4*
   Beijing – Mercure Wanshang Hotel 4*

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqiperi – Kinë 18 Maj 2025
Tirane (TIA) – Viene (VIE) : 06:00 – 07:30
Viene (VIE) – Shanghai (PVG) : 13:15 – 06:00 (19 Maj)

Fluturimi Kinë – Shqiperi 26 Maj 2025
Pekin (PEK) – Mynih (MUC) : 13;20 – 19:10
Mynih (MUC) – Tirane (TIA) : 21:45 – 23:30

Fluturimi Shqiperi – Kinë 23 Shtator 2025
Tirane (TIA) – Mynih (MUC) : 18:25 – 20:20
Mynih (MUC) – Shanghai (PVG) : 22:20 – 15:50 (24 Shtator)

Fluturimi Kinë – Shqiperi 01 Tetor 2025
Pekin (PEK) – Mynih (MUC) : 13;20 – 19:10
Mynih (MUC) – Tirane (TIA) : 21:45 – 23:30

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 50% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, 50% deri ne 21 dite para nisjes
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

 

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill