Price:€135.00
👉 Ky udhëtim është ideal për ata që duan të shijojnë bukurinë e detit, të ndërthurur me historinë antike dhe jetën urbane të Greqisë, duke krijuar kujtime të paharrueshme në çdo hap, vetëm me Elite Travel Agency.
Udhëtim në Athinë & Pire
Një udhëtim 4-ditor nga Pireu në Athinë, përmes ajrit të freskët të detit dhe historisë antike, ku do të shijoni kombinimin e traditës dhe elegancës urbane. Ky udhëtimi në Athinë përfshin pamje mahnitëse, ndalesa kulturore dhe mundësi shopping që do të krijojnë kujtime të paharrueshme.
🚌 Çfarë do të përjetoni gjatë udhëtimit:
Pire
Kisha Agia Triada – një shembull i shkëlqyer i arkitekturës neoklasike, me kupola madhështore dhe afreske të mrekullueshme.
Mikrolimano – porti i vogël dhe piktoresk, ku mund të shijoni një kafe mes varkave dhe jahtave luksoze.
Kodra e Kastellës – panoramë e mrekullueshme mbi qytetin dhe detin, e përsosur për fotografi të paharrueshme në këtë udhëtim në Athinë.
Akti Miaouli – bulevard buzë detit me një atmosferë të qetë, i mbushur me palma, për një shëtitje relaksuese.
Athinë
Sheshi Syntagma – ceremonia e Ndërrimit të Rojeve, një ritual solemn i veshur me kostume tradicionale.
Parku Kombëtar dhe Zappeioni – hapësira të gjelbra për relaks dhe një mundësi për të shijuar ajrin e pastër të Athinës.
Tempulli i Zeusit Olimpik – një nga strukturat më madhështore të antikitetit, dëshmi e lavdisë së qytetit të lashtë të Athinës e cila është një nga destinacionet kyçe në këtë udhëtim.
Stadiumi Panathinaiko – vendi i Lojërave Olimpike të vitit 1896, një simbol i historisë moderne të Greqisë.
Outlet Shopping në Pire
Factory Outlet – Mundësi të tjera që ju përfitoni në ketë udhëtim në Athinë, janë ulje të mëdha në dyqane markash ndërkombëtare.
Mbrëmje në Athinë
Shijoni atmosferën e qytetit dhe përjetoni një darkë tradicionale greke me muzikë live dhe kërcime tipike në një tavernë / restorant lokal në Athinë.
Udhetim ne Athine
Udhëtimi nis në orët e mbrëmjes nga Shqipëria rreth orës 20:00, me një autobus komod dhe të përshtatshëm për një udhëtim të gjatë. Gjatë rrugës do të bëjmë ndalesa të shkurtra për pushim. Pasi kalojmë kufirin, do të përgatitemi për një mëngjes të veçantë në qytetin e Pireut, ku do të ndalojmë për të eksploruar bukuritë dhe ngjyrat e kësaj zone të veçantë.
Pas mbërritjes në Pire, do ta fillojmë ditën me një mëngjes tipik grek do të na ofrojnë energjinë e nevojshme për të nisur aventurën e sotme.
Këtë ditë e kemi të rezervuar për të eksploruar Pireun, portin më të madh dhe më të rëndësishëm të Greqisë, i cili është një qendër tregtare dhe detare me një histori të pasur dhe një atmosferë kozmopolite.
Eksplorimi fillon me një vizitë në Kishën Agia Triada, një shembull i shkëlqyer i arkitekturës neoklasike. Kjo kishë ka kupola madhështore dhe afreske të mrekullueshme që zbulojnë jo vetëm besimin ortodoks grek, por edhe artin dhe traditën shpirtërore të vendit.
Pas kësaj, ndalemi për një kafe të këndshme në Mikrolimano, një port i vogël dhe piktoresk i rrethuar nga taverna elegante buzë ujit. Nga Mikrolimano, ngjitemi në Kodrën e Kastellës, një nga lagjet më të vjetra dhe më panoramike të Pireut. Ky është vendi ideal për të bërë disa fotografi të paharrueshme, që do t’ju kujtojnë gjithmonë këtë përvojë të veçantë.
Për të përfunduar turin e mëngjesit, bëjmë një shëtitje relaksuese përgjatë Akti Miaouli, një bulevard buzë detit i rrethuar me palma.
Pasi të konsumojmë drekën, pasditen e kemi të dedikuar për blerje në Factory Outlet, një nga qendrat më të njohura të blerjeve në zonë. Këtu mund të përfitoni nga zbritje të konsiderueshme në marka të njohura ndërkombëtare.
Mbrëmja jonë përfundon me kthimin dhe akomodimin në Athine, ku do të kemi mundësinë të çlodhemi dhe të rigjenerojmë energjitë për ditën e ardhshme, duke u përgatitur për aventura të tjera të mrekullueshme.
Pas mëngjesit në hotel, dita jonë vazhdon me një tur panoramik të qytetit, që përfshin disa nga monumentet më të rëndësishme dhe simbolike të Athinës, kryeqytetit helen. Udhëtimi do të zhvillohet nën udhëheqjen e një guide shqiptare dhe asaj lokale.
Vizita fillon në Sheshin Syntagma, një nga sheshet më të njohura të qytetit, ku do të shijoni ceremoninë e Ndërrimit të Rojeve, një ritual solemn dhe i koreografuar me përpikmëri nga Evzonët, rojet presidenciale të veshura me kostumet tradicionale.
Më pas, do të vizitojmë Parkun Kombëtar dhe Zappeionin, dy nga hapësirat më të gjelbëruara të Athinës, të cilat ofrojnë një kontrast të këndshëm me peizazhin urban të qytetit.
Në vijim, do të ndalojmë në Tempullin e Zeusit Olimpik, një nga strukturat më madhështore të antikitetit, i cili dikur ishte ndër tempujt më të mëdhenj të botës së lashtë. Ky monument i jashtëzakonshëm është një dëshmi e lavdisë dhe fuqisë së qytetit të lashtë të Athinës. Pas kësaj, do të vizitojmë Stadiumin Panathinaikon, i cili ka një rëndësi historike të jashtëzakonshme, pasi ka qenë vendi ku u zhvilluan Lojërat Olimpike moderne për herë të parë në vitin 1896. Ky stadium, i njohur gjithashtu si Stadiumi i Majmunëve, është një nga arenat më të njohura dhe më të rëndësishme të botës.
Pas turit, do të keni kohë të lirë për drekë në një nga lagjet më piktoreske të Athinës, Plaka apo Monastiraki, lagje të njohura për rrugicat e ngushta me kalldrëm, dyqanet artizanale dhe aromat joshëse të kuzhinës greke që përhapen nga tavernat tradicionale.
Pas drekës, mund të vizitojmë dhe Akropolin, një nga destinacionet më të rëndësishme dhe të bukura në Athinë. Ky kompleks historik, i cili është një simbol i kulturës dhe qytetërimit grek, është shtëpia e disa monumenteve të mrekullueshme si Parthenoni, Tempulli i Atenës Nikë, dhe Erechteioni.
Mbrëmja mbetet e lirë dhe ju mund të zgjidhni të shijoni atmosferën magjike të Athinës, duke bërë një shëtitje opsionale nëpër rrugicat e qytetit, ose mund të vendosni të shijoni një darkë tradicionale greke me muzikë live dhe kërcime tipike.
Shijojmë mëngjesin në hotel, nisemi drejt Shqipërisë. Gjatë rrugës, do të ndalojmë për një moment në një nga veprat më mbresëlënëse të inxhinierisë greke – Kanali i Korinthit.
Pas këtij ndalimi, udhëtimi vazhdon përmes jugut të Greqisë. Gjatë këtij segmenti, do të bëjmë ndalesa të planifikuara për relaks dhe ushqim të lirë.
Kalojmë kufirin në Kakavijë, ku mund të kemi një ndalesë shplodhese në Tepelenë, i njohur për bukurinë natyrore dhe kalanë karakteristike që ngrihet mbi qytet.
Më pas, itinerari vijon përmes qyteteve, duke kaluar nëpër peizazhe të ndryshme shqiptare. Në fund të ditës, do të mbërrijmë në Tiranë.
Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Durres: Tek Ura e Dajlanit Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|
Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe me mëngjes Transporti me autobus komod Guidë Shqiptare Guidë Lokale në Athinë Vizitat sipas programit Organizimi i kohës së lirë dhe vizita në Outlete |
|
Nuk përfshihen |
|
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
Udhëto ndryshe – mëso, zbulo dhe përjeto kulturën me Elite Travel!
Mbani ujë dhe snacks të lehta gjatë rrugës
Veshje komode dhe një shtresë shtesë për temperaturat
Çantë e vogël dore për gjërat personale
Shtrini këmbët gjatë ndalesave, edhe pse të shkurtra
Karikues portativ për telefonin
Dokumentet dhe gjërat me vlerë gjithmonë me vete
Durim dhe humor – edhe rruga është pjesë e përvojës
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 30 ditë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.